• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 13 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shteti me qira, miliona euro për zyra bosh: Mungon vizioni për prona publike të përhershme!

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Shteti me qira, miliona euro për zyra bosh: Mungon vizioni për prona publike të përhershme!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mbi 300 milionë lekë në vit paguhen për një sërë ambientesh që shërbejnë si zyra ku ushtrojnë aktivitetin institucione të ndryshme në vend sipas Ministrisë së Financave.

“Ne kemi analizuar në zyrën tonë një analizë për pronën publike të cilat janë dhënë përmes ankandeve dhe qira-dhënieve tek privati në 10 vitet e fundit dhe na rezulton që kjo ka ardhur me një numër shumë të lartë dhe përshkallëzim shumë të madh të terreneve të pronave të dhëna me qira”, u shpreh Arianita Brahaj, eksperte ekonomie.

“Edhe një numër institucionesh që kanë patur mundësi të investojnë për zyra apo ambiente pune kanë bërë zgjedhje të dyshimta sa i takon truallit apo sa i takon vendndodhjes. Kjo ka ndodhur në dogana ka ndodhur në kompanitë shtetërore energjetike apo kompanitë e tjera”, u shpreh Zef Preçi, ekspert ekonomie.

“Bashkia duhet të vendosë t’i bëjë publike në faqen e saj të internetit të gjithë listën e pronave të aseteve sipas kategorive që ajo posedon”, u shpreh Agron Haxhimali-Instituti për Bashkitë e Shqipërisë.

Shteti ka një listë të gjatë me mbi 100 kontrata qiramarrje. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zhvillon aktivitetin e tij në një ambient me qira mujore mbi 15 milionë lekë, një shifër mjaft e lartë. Edhe drejtoritë rajonale të këtij institucioni në Tiranë, Kukës, Lezhë dhe Berat gjithashtu janë të vendosura në ambiente private.

AKU: Për Drejtorinë e Përgjithshme ambienti ka një sipërfaqe prej 1243 m2 me vlere 1,267,860 leke neto ne muaj, për Drejtorinë Rajonale AKU Lezhë ambienti ka një sipërfaqe prej 291 m2 me vlere 160,000 leke neto ne muaj, për Drejtorinë Rajonale AKU Kukës ambienti ka një sipërfaqe prej 276 m2 me vlere 180,000 leke neto ne muaj dhe për Drejtorinë Rajonale te AKU Berat ambienti ka një sipërfaqe prej 339.7 m2 me vlere 220,000 leke neto ne muaj.

Gjykata Kushtetuese, ka marrë me qira ambiente tek privati, por mbetet e paqartë se çfarë hapësirash, në çfarë zonë, sa sipërfaqe dhe për çfarë i shërbejnë. Sipas të dhënave në spending data rezulton se pagesa mujore është në vlerën 26 mijë lekë. Një tjetër shumë del nga të dhënat e ministrisë së financave ku flitet për pagesë rreth 35 mijë lekë.

Aparati qendror i INSTAT dhe degët vartëse të tij në Elbasan, Kukës, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë vijojnë të ushtrojnë aktivitetin në ambiente me qira. Faturat mujore variojnë nga rreth 52 mijë, deri në 341 mijë lekë.

Nëse e marrim analizë për 12 muaj, qiraja për degën e INSTAT në Vlorë do të kushtonte afro 4 milionë lekë të reja. Për 10 vite shuma shkon 40 milionë lekë ose 400 mijë euro. Kjo do të mjaftonte që shteti të siguronte godinën e vetë dhe të amortizonte rëndesën financiare. Pas 10 vitesh, jo vetëm që problem mbetet aty, por paratë do të vijojnë të shpenzohen lumë.

Është interesante që edhe vetë Komisioni i Prokurimit Publik, institucioni qendror i tenderave, rezulton se ka marrë ambiente me qira për të cilat paguan plot 798 mijë lekë të reja në muaj. Në vit, shuma shkon plot 9.5 milionë lekë, ose rreth 95 mijë euro.

“Kjo duhet parë si një papërgjegjshmëri jo thjesht e qeverisë qendrore e cila luan me porte aeroporte, hapësira të mëdha toka bujqësore por edhe e pushtetit vendor të cilët duke shfrytëzuar autoritetin që kanë përdorin pikërisht këto prona në pot ë njëjtën mënyrë, pra për interesa përfitimesh financiare, korruptive politike në një farë mënyrë e për qoka”, u shpreh Zef Preci, ekspert ekonomie.

Ironikisht, në listën e institucioneve që kanë marrë ambiente me qira janë edhe ato në varësi të ministrisë së arsimit. Pavarësisht rëndësisë që kanë këto institucione dhe do të duhej të investohej për t’i pasur ambiente të përhershme, ende universitetet, drejtoritë arsimore, zyrat arsimore e të tjerë disponojnë ambiente me qira.

Universiteti Aleksandër Xhuvani në Elbasan paguan plot 2.5 milionë lekë për qira ambienti. Universiteti “Ismail Qemali”, në Vlorë, paguan afro 11 milionë lekë. Zyra vendore e Arsimit në Kamëz paguan për dy ambiente me qira. Zyrat e tjera në Divjakë, Selenicë dhe Vorë paguajnë gjithashtu. Drejtoria Arsimore Rajonale në Lezhë paguan për dy ambiente.

Kërkimi shkencor në Shqipëri është inekzistent, por universitetet kanë shpenzuar para’ për ambiente me qira që I shërbejnë pikërisht këtij zëri. Janë marrë me qira 3 ambiente me vlera përkatësisht 177 mijë lekë, 86 mijë lekë dhe 231 mijë lekë. Pra, afro 5 mijë euro.

Nuk dihet se për çfarë iu shërbejnë këto ambiente megjithatë kostot rëndojnë sërish në buxhetin e tyre. Juristët kanë rezerva për mënyrën e hartimit të kontratave. Pothuajse të gjitha kontratat janë të njëjta dhe kjo faktohet sa herë që ka mosmarrëveshje dhe palët përfundojnë në gjyq.

“Në përgjithësi cilësia e kontratave te ne është cilësia më e dobët e mundshme. Pjesa më e madhe e noterëve kanë aftësi tepër të kufizuar dhe tepër të zakonshme për hartimin e kontratave. Mbi 90% e kontratave do të zëvendësoheshin vetëm me një rresht, dy palët bien dakord që për këtë kontratë të zbatojnë legjislacionin në fuqi”, u shpreh Jordan Daci, avokat.

“Kemi kontrata që nuk personalizojnë rrethanat specifike të palëve, objekti, etj., me radhë. Kjo kontratë do të ishte ajo që e rregullon siç duhet marrëdhënien…”, u shpreh avokati, Jordan Daci. /InsideStory

Etiketat: inside storyshteti me qira
Artikulli para

Rreziku për luftë me Rusinë, Lituania stërvitet për evakuimin e 400 mijë banorëve

Artikulli pas

Fondet IPARD, Frida Krifca miratoi qindra mijëra euro dhe për familjarët e bashkëshortit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ironi me hurmat e Veliajt dhe xhihadin në Siri, Ahmed Kalaja sulm faqes Lol Albania, reagon AGSH: Censurë ndaj fjalës së lirë!
Aktualitet

Ironi me hurmat e Veliajt dhe xhihadin në Siri, Ahmed Kalaja sulm faqes Lol Albania, reagon AGSH: Censurë ndaj fjalës së lirë!

13 Prill, 2026
Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?
Aktualitet

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

13 Prill, 2026
Të gjithë shqiptarët në Azi për të blerë makina, çfarë po ndodh me tregun?
Aktualitet

Shqiptarët nuk heqin dorë nga vetura me naftë, zunë rreth 60% të blerjeve të reja në janar-mars

13 Prill, 2026
Dy orë ankth në ajër, avioni i RyanAir drejt Athinës bën ulje emergjente në Katania
Aktualitet

Dy orë ankth në ajër, avioni i RyanAir drejt Athinës bën ulje emergjente në Katania

13 Prill, 2026
Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!
Aktualitet

Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!

12 Prill, 2026
Rama: Në qershor rriten pagat në shëndetësi, përfitojnë edhe rojet e spitaleve
Aktualitet

Rama: Në qershor rriten pagat në shëndetësi, përfitojnë edhe rojet e spitaleve

12 Prill, 2026
Artikulli pas
Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për konflikt interesi

Fondet IPARD, Frida Krifca miratoi qindra mijëra euro dhe për familjarët e bashkëshortit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Banditizëm me vulë e firmë
Aktualitet

Banditizëm me vulë e firmë

Nga SkyWeb
4 Mars, 2025
0

Nga Emirjon Senja Historia nr.1Qytetari B.Kodra mori një kredi në Raiffeisen Bank dhe në pamundësi për ta shlyer të gjithën,...

Lexo të plotë
Rama tregon pse iku me helikopter në Korçë: Rrëshqitje ndodhin dhe në Itali

Rama tregon pse iku me helikopter në Korçë: Rrëshqitje ndodhin dhe në Itali

23 Shkurt, 2026
Trump prezanton aplikacionin e ri, lajme në kohë reale nga Shtëpia e Bardhë

Trump prezanton aplikacionin e ri, lajme në kohë reale nga Shtëpia e Bardhë

30 Mars, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje

Dollari e nis të martën me rritje, euro nuk luhatet

3 Mars, 2026
Durrësi prezantohet në ITB Berlin si destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimin

Durrësi prezantohet në ITB Berlin si destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimin

3 Mars, 2026

Të Fundit

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

13 Prill, 2026
Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

13 Prill, 2026
Anulohen qindra fluturime të “Lufthansa”

Anulohen qindra fluturime të “Lufthansa”

13 Prill, 2026
27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

13 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr