• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 13 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Godasin deri në Moskë, Trump po shqyrton mundësinë e dërgimit të raketave Tomahawk në Ukrainë

Editor Nga Editor
13 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Godasin deri në Moskë, Trump po shqyrton mundësinë e dërgimit të raketave Tomahawk në Ukrainë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e dërgimit të raketave lundruese me rreze të gjatë Tomahawk në Ukrainë, një lëvizje që mund të shënojë një përshkallëzim të ri në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.

I pyetur nga gazetarët në bordin e avionit Air Force One nëse do të dërgonte Tomahawk në Ukrainë, Trump u përgjigj: “Do të shohim… ndoshta po.”

Kjo deklaratë vjen pas një bisede të dytë telefonike gjatë fundjavës mes Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka kërkuar rritjen e kapaciteteve ushtarake të Ukrainës për të ndërmarrë kundërsulme më të fuqishme ndaj forcave ruse.

Rusia ka paralajmëruar mw parw SHBA-në kundër furnizimit të Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimi, duke thënë se kjo do të përshkallëzonte më tej konfliktin dhe do të tensiononte marrëdhëniet SHBA-Rusi. Raketat Tomahawk kanë një rreze prej rreth 2,500 km, që do të vendoste edhe Moskën brenda mundësive goditëse të Ukrainës.

Duke folur me gazetarët gjatë fluturimit për në Izrael, Trump tha se mund të diskutojë me Rusinë në lidhje me kërkesën e Ukrainës për raketat Tomahawk:

“Mund t’ua them rusëve se nëse lufta nuk përfundon, atëherë shumë mirë mund të ndodhë, ose jo, por mund të ndodhë.”

“A duan ata që Tomahawk të drejtohen në drejtimin e tyre? Nuk besoj,” shtoi presidenti amerikan.

Kievi ka kërkuar disa herë pajisje ushtarake me rreze të gjatë veprimi, pasi po shqyrton mundësinë e goditjes së qyteteve ruse larg vijës së frontit.

Në telefonatat mes Zelensky dhe Trump janë diskutuar përpjekjet e Ukrainës për të përforcuar mbrojtjen ajrore dhe për të siguruar armë të avancuara.

Ndërkohë, qytetet ukrainase, përfshirë kryeqytetin Kiev, kanë qenë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve intensive ruse me dronë dhe raketa, duke dëmtuar rëndë infrastrukturën energjetike të vendit dhe shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Muajin e kaluar, i dërguari i posaçëm i Trump për Ukrainën, Keith Kellogg, deklaroi për Fox News se presidenti ka autorizuar goditje të mundshme në territorin e thellë rus, duke thënë: “Nuk ka zona të sigurta” në këtë luftë. /Skyweb.al

Etiketat: raketa
Artikulli para

Kursi i këmbimit valutor, forcohen monedhat e huaja

Artikulli pas

Misteri, si u zgjodh Emiljano Dusha me MSSC si ortak ekskluziv i shtetit në prodhimin e municioneve dhe uniformave ushtarake?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë
Aktualitet

Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

13 Janar, 2026
Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park
Aktualitet

Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

13 Janar, 2026
Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar
Aktualitet

Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar

13 Janar, 2026
Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor
Aktualitet

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

13 Janar, 2026
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton “Paqen Fiskale”, kur nis zbatimi

13 Janar, 2026
Një PARAJSË FISKALE në mes të Shqipërisë, Elira Kokona zhduk projektin “Durana” nga faqja e Korporatës së Investimeve: A po fshihen gjurmët e një SKANDALI?
Aktualitet

Nga Ermal Beqiri te Bledar Dhima, Renis Tërshana dhe të tjerë, biznesmenët e regjistruar në parkun fiktiv Durana Tech Park për të mos paguar taksa, SPAK nis verifikimet 

12 Janar, 2026
Artikulli pas
Misteri, si u zgjodh Emiljano Dusha me MSSC si ortak ekskluziv i shtetit në prodhimin e municioneve dhe uniformave ushtarake?

Misteri, si u zgjodh Emiljano Dusha me MSSC si ortak ekskluziv i shtetit në prodhimin e municioneve dhe uniformave ushtarake?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit
Ekonomi

Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit

Nga SkyWeb
1 Dhjetor, 2025
0

Ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, i cili këtë vit jepet sipas të njëjtave dy fasha si...

Lexo të plotë
Elon Musk drejt rekordit historik te pasurisë

Elon Musk drejt rekordit historik te pasurisë

10 Shtator, 2025
Pushimet e fundvitit në rrezik, paralajmërohen greva në aeroportet europiane

Pushimet e fundvitit në rrezik, paralajmërohen greva në aeroportet europiane

26 Dhjetor, 2025
Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik

Nuk kishte ndodhur prej 12 vitesh, ari bën kthesën e madhe për poshtë: Çfarë po ndodh në tregje

22 Tetor, 2025
Sherr në KPP për tenderin 2.6 milionë euro, ortaku i Beqajt akuzon AKSHI-n për paracaktim të fituesit

Sherr në KPP për tenderin 2.6 milionë euro, ortaku i Beqajt akuzon AKSHI-n për paracaktim të fituesit

26 Gusht, 2025

Të Fundit

Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

13 Janar, 2026
Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

13 Janar, 2026
Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar

Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar

13 Janar, 2026
Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

13 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr