• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Vendosja e dhjetëra kamerave të sigurisë në Tushemisht ka ngritur pikëpyetje mbi nevojën, koston dhe mënyrën e realizimit të projektit, në një zonë turistike që nuk njihet për problematika të theksuara kriminale. Bëhet fjalë për 58 kamera të tipit PTZ, të instaluara në shtylla të vendosura në distanca rreth çdo 20 metra.

“Do fusim çunat…”, kush është “labi” që Ergys Agasi e donte “shef” dhe fijet që çojnë te “pika e voçkël” në Gjirin e Manastirit: Lidhjet me NDËRTUESIT big

Pas interesimit të ZËRI mbi financimin dhe zbatimin e projektit, Bashkia Pogradec ka deklaruar se nuk ka qenë iniciatore dhe nuk ka dhënë informacion mbi subjektin që ka realizuar investimin.

Ndërkohë, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ka sqaruar se projekti është pjesë e ndërhyrjeve të Parkut Ujor Drilon–Tushemisht dhe se financimi është realizuar prej tij, në bashkëpunim institucional me Bashkinë Pogradec dhe strukturat qendrore.

Sipas Fondacionit, projekti është hartuar nga studio portugeze PROAP, e përzgjedhur përmes një konkursi ndërkombëtar në vitin 2018.

Masterplani dhe projekti i detajuar u miratuan nga Këshilli Kombëtar i Territorit në dhjetor të vitit 2020 dhe përfshijnë një zonë rreth 1.5 milion metra katrorë, ku parashikohen hapësira publike, zona ekologjike, shëtitore, qendër vizitorësh dhe ndërhyrje peizazhi.

Për zbatimin praktik të punimeve dhe furnizimin me pajisje, është kontraktuar kompania “Alb-Star” sh.p.k. Për komponentët që kërkonin financim shtesë nga buxheti i shtetit, përfshirë shëtitoren dhe segmentin rrugor Tushemisht–Dogana–Shën Naum, si agjenci zbatuese është angazhuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Sa i përket administrimit të investimit, Fondacioni ka bërë të ditur se pas përfundimit të punimeve, projekti i është dorëzuar Bashkisë Pogradec, e cila ka marrë në shfrytëzim të gjithë infrastrukturën, përfshirë kamerat, shtyllat dhe serverët.

Ky proces është realizuar në bazë të marrëveshjes së investimit të lidhur në korrik të vitit 2022 mes Bashkisë Pogradec dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Në lidhje me kompaninë zbatuese, “Alb-Star” sh.p.k. aktualisht administrohet nga Bledar Lloshi dhe operon në fushën e ndërtimit civil dhe industrial, si dhe në tregti. Kompania ka qenë më herët objekt verifikimesh nga autoritetet ligjzbatuese në kuadër të hetimeve të tjera, ndërsa në të kaluarën ka rezultuar në pronësi të Idajet Ismailajt dhe Sadik Ismailajt.

Sipas dokumenteve të Prokurorisë së Fierit, në një çështje të mëparshme që lidhet me sektorin e hidrokarbureve, kompania “Alb-Star” është përmendur si subjekt kontraktues në skema të dyshuara për faturime fiktive, fryrje shpenzimesh dhe përfitime të paligjshme financiare.

Këto çështje i përkasin periudhës kur kompania ishte nën pronësinë e mëparshme dhe janë trajtuar në dosje të veçanta hetimore.

Aktualisht, projekti i kamerave në Tushemisht konsiderohet i përfunduar dhe në përdorim nga Bashkia Pogradec, ndërsa për menaxhimin afatgjatë të Parkut Ujor Drilon–Tushemisht është krijuar një strukturë e përbashkët mes Bashkisë dhe Fondacionit, në linjë me modelet e aplikuara edhe në projekte të tjera të ngjashme në vend.

Artikulli para

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

Artikulli pas

Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

Të Përzgjedhura

Tregu valutor: Euro mbetet në nivelet e ulëta, rritet dollari
Ekonomi

Kursi i këmbimit: Euro rritet, dollari e nis javën me rënie

Nga Editor
25 Maj, 2026
0

Monedha amerikane e ka nisur javën në rënie, duke humbur vlerë gjatë fundjavës. Këtë të hënë, dollari po blihet me...

Lexo të plotë
Nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi i pronave, por ndërtuesit gjejnë probleme te procedura

Rritje e fortë e shitjeve në pasuritë e paluajtshme, “mbahet” turizmi

18 Qershor, 2026
Trajtimet estetike, ulet numri i “buzërosakeve”: Shqiptarët po pëlqejnë natyralen

Trajtimet estetike, ulet numri i “buzërosakeve”: Shqiptarët po pëlqejnë natyralen

15 Mars, 2026
Shqipëria, destinacioni i ri për udhëtarët vetëm: Rritet numri i “turistëve solo”, cilat janë vendet për t’u vizituar?

Qeveria miraton Strategjinë e Turizmit deri në 2030, Shqipëria ndahet në 6 rajone turistike

31 Korrik, 2025
60% më shumë kërkesa se një vit më pare! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

60% më shumë kërkesa se një vit më pare! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

26 Gusht, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr