• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 1 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

A do t’a “vrasë” Inteligjenca Artificiale telefonin inteligjent?

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
A do t’a “vrasë” Inteligjenca Artificiale telefonin inteligjent?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas më shumë se 20 vitesh dominimi të plotë të telefonit inteligjent, kompanitë më të mëdha teknologjike po përgatiten për një ndryshim të madh. Qëllimi është i qartë: të krijojnë një pajisje të re që një ditë mund të zëvendësojë telefonin.

Gjatë një interviste të fundit, Laurene Powell Jobs i pyeti Sam Altman, drejtuesin e OpenAI, dhe dizajnerin Sir Jony Ive se çfarë pajisjeje po zhvillonin. Ata nuk dhanë detaje, por Altman tha se përdorimi i saj nuk do të ishte si telefoni i sotëm, i cili sipas tij bombardojnë përdoruesin me njoftime, zhurmë dhe shpërqendrim të vazhdueshëm.

Sipas Altman, përdorimi i telefonit sot i ngjan ecjes në Times Square në Nju Jork, me drita që ndizen nga të gjitha anët dhe me zhurmë të pandërprerë.

Kjo tregon se industria po kërkon një pajisje më të qetë, më të thjeshtë dhe më pak varëse nga ekrani.

Aktualisht, tregu i telefonëve kontrollohet pothuajse tërësisht nga dy kompani: Apple dhe Google. Apple përmes iPhone, ndërsa Google përmes sistemit Android që përdoret nga shumica e telefonëve të tjerë.

Këto dy kompani kanë ndërtuar një nga bashkëpunimet më fitimprurëse në histori. Google i paguan çdo vit Apple shuma të mëdha parash që motori i saj i kërkimit të jetë i parazgjedhur në iPhone.

Edhe në epokën e inteligjencës artificiale, bashkëpunimi po thellohet. Apple ka njoftuar se do të përdorë inteligjencën artificiale të Google për të përmirësuar asistentin zanor Siri.

Pavarësisht kësaj, disa kompani po përpiqen të krijojnë diçka ndryshe nga telefoni:

OpenAI po punon për një pajisje të re që pritet të prezantohet në gjysmën e dytë të vitit.

Apple po zhvillon një pajisje të vogël që vishet në trup, e ngjashme me një pin.

Meta po investon te syzet inteligjente, të cilat kanë kamera, altoparlantë dhe mund të shfaqin mesazhe para syve të përdoruesit.

Amazon po zgjeron asistentin Alexa drejt pajisjeve të shtëpisë dhe syzeve inteligjente.

Qëllimi i të gjithëve është i njëjtë: që përdoruesi të mos jetë më i detyruar të mbajë telefonin në dorë për çdo veprim.

Shitjet globale të telefonëve pritet të bien ndjeshëm këtë vit. Arsyeja kryesore është rritja e kostos së pjesëve, sidomos e memories që përdoret brenda telefonëve.

Një tjetër problem është se fabrikat që prodhojnë çipe po preferojnë të punojnë për kompanitë e inteligjencës artificiale, sepse ato paguajnë më shumë sesa prodhuesit e telefonëve.

Kjo e bën prodhimin e telefonëve më të shtrenjtë dhe më të vështirë.

Kompanitë që po sfidojnë telefonin nuk e bëjnë këtë vetëm për teknologjinë, por për para dhe të dhëna.

Apple merr deri në 30 për qind komision nga aplikacionet në iPhone.

OpenAI duhet të ndajë të ardhurat nga abonimet e blera përmes telefonëve.

Meta dëshiron të mbledhë më shumë të dhëna për reklamat, pa u varur nga kufizimet e Apple.

Amazon synon të jetë gjithmonë pranë përdoruesit për ta bërë blerjen sa më të lehtë.

A do të zhduket telefoni? Për momentin, jo.

Në mbarë botën përdoren vetëm rreth 15 milionë syze inteligjente, ndërsa Apple shiti rreth 250 milionë iPhone vetëm vitin e kaluar.

Edhe drejtuesit e industrisë pranojnë se telefonët nuk do të zhduken. Thjesht mund të përdoren më pak, ashtu siç kompjuterët nuk u zhdukën kur dolën telefonët.

Ndërsa beteja vazhdon, një kompani po përfiton më shumë se të tjerat: Google.

Duke futur inteligjencën artificiale Gemini si në iPhone ashtu edhe në Android, Google po mbledh më shumë të dhëna se kushdo tjetër.

Vlera e kompanisë mëmë Alphabet ka kaluar atë të Apple dhe sot renditet e dyta në botë, pas Nvidia.

Në këtë garë të re, telefoni inteligjent nuk ka rënë ende, por për herë të parë po sfidohet seriozisht. /Përshtati nga The Economist: Skyweb.al

Etiketat: telefoni
Artikulli para

Sekreti i jetëgjatësisë qëndron edhe tek dhëmbët

Artikulli pas

Polonia as qe ka ndërmend të përdorë Euron

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania
Aktualitet

“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania

1 Nëntor, 2026
DOSJA E SPAK/ Pastronte 6 vila në kompleksin White Rocks, punononjësja dhe i shoqi mohojnë të kenë parë euro te vila e Igli Tares në Palasë
Aktualitet

DOSJA E SPAK/ Pastronte 6 vila në kompleksin White Rocks, punononjësja dhe i shoqi mohojnë të kenë parë euro te vila e Igli Tares në Palasë

1 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Rregulli i ri i 20 minutave i Ryanair: Kujdes, mund të humbisni avionin!

1 Nëntor, 2026
“Kapëm dy kuti banane kontrabandë”, doganierët e Bllatës i zë sedra pas publikimit të tarifave të ryshfetit për naftën dhe ushqimet
Ekonomi

“Kapëm dy kuti banane kontrabandë”, doganierët e Bllatës i zë sedra pas publikimit të tarifave të ryshfetit për naftën dhe ushqimet

31 Tetor, 2026
Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate
Ekonomi

Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

31 Tetor, 2026
Nis goditja ndaj oligarkëve të Vuçiçit, Serbia mbyll ALTA Banka
Ekonomi

Nis goditja ndaj oligarkëve të Vuçiçit, Serbia mbyll ALTA Banka

31 Tetor, 2026
Artikulli pas
Polonia as qe ka ndërmend të përdorë Euron

Polonia as qe ka ndërmend të përdorë Euron

Të Përzgjedhura

Pica më e pëlqyer për momentin nuk është italiane
Aktualitet

Pica më e pëlqyer për momentin nuk është italiane

Nga Editor
15 Maj, 2026
0

Pica japoneze po kthehet në trendin më të ri global të gastronomisë, me mediat ndërkombëtare që po e cilësojnë si...

Lexo të plotë
Rama: Bonusi i fundvitit për pensionistët do të shpërndahet para festave

Rama: Bonusi i fundvitit për pensionistët do të shpërndahet para festave

12 Nëntor, 2025
Si mund t’i mbrojë BE fëmijët nga rreziqet e rrjeteve sociale?

Si mund t’i mbrojë BE fëmijët nga rreziqet e rrjeteve sociale?

21 Shtator, 2026
PËRMBYSJA/ Universitetet private po tërheqin studentët me mesataret më të larta

PËRMBYSJA/ Universitetet private po tërheqin studentët me mesataret më të larta

25 Dhjetor, 2025
Defekt në rrjetin e ujësjellësit, Farka dhe Lundra pa ujë

Defekt në rrjetin e ujësjellësit, Farka dhe Lundra pa ujë

13 Gusht, 2026

Të Fundit

“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania

“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania

1 Nëntor, 2026
Pse paraardhësit tanë kishin temperaturë më të lartë të trupit?

Pse paraardhësit tanë kishin temperaturë më të lartë të trupit?

1 Nëntor, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 

Rama duhet të mohojë Ramën!

1 Nëntor, 2026
DOSJA E SPAK/ Pastronte 6 vila në kompleksin White Rocks, punononjësja dhe i shoqi mohojnë të kenë parë euro te vila e Igli Tares në Palasë

DOSJA E SPAK/ Pastronte 6 vila në kompleksin White Rocks, punononjësja dhe i shoqi mohojnë të kenë parë euro te vila e Igli Tares në Palasë

1 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr