• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton “Paqen Fiskale”, kur nis zbatimi

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Janar, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Presidenti i Republikës ka dekretuar ligjin për Paqen Fiskale, duke i hapur rrugë hyrjes së tij në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Megjithatë, zbatimi konkret i këtij ligji mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së akteve nënligjore që përcaktojnë procedurat e aplikimit.

Ligji parashikon që Marrëveshja e Paqes Fiskale të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe të shtrijë efektet deri në vitin tatimor 2028.

Ajo do të zbatohet për një vit tatimor, me të drejtë rinovimi edhe për dy vite të tjera.

Pavarësisht interesit të lartë nga bizneset për të hyrë në këtë marrëveshje me administratën tatimore, kërkesat për momentin nuk po pranohen.

Administrata Tatimore ka sqaruar se aplikimet nuk mund të shqyrtohen pa u miratuar udhëzimet zbatuese, të cilat do të përcaktojnë mënyrën e aplikimit, kriteret, procedurat e komunikimit dhe kushtet e vlefshmërisë së marrëveshjes.

Sipas Ministrisë së Financave, udhëzimi për zbatimin e Paqes Fiskale duhet të miratohet brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. Vetëm pas këtij hapi, administrata tatimore do të nisë zbatimin praktik të marrëveshjes.

Ligji përcakton se marrëveshja realizohet përmes aplikimit elektronik nga tatimpaguesi në platformën “e-filing”, brenda afatit të dorëzimit të deklaratës vjetore të të ardhurave të vitit paraardhës.

Propozimi i marrëveshjes hartohet nga administrata tatimore dhe i komunikohet tatimpaguesit në mënyrë elektronike, duke përcaktuar nivelin e fitimit të tatueshëm dhe detyrimet tatimore për periudhën përkatëse.

Tatimpaguesi ka të drejtë ta pranojë ose ta refuzojë propozimin brenda afatit ligjor. Me pranimin dhe nënshkrimin elektronik, marrëveshja konsiderohet e lidhur dhe ka efekt ligjor për vitin tatimor përkatës. Mosrespektimi i kushteve të marrëveshjes trajtohet si shkelje tatimore.

Ligji parashikon gjithashtu rastet kur Paqja Fiskale humbet vlefshmërinë, përfshirë ndryshimin e veprimtarisë, mosrealizimin e rritjes minimale prej 18 për qind të fitimit të tatueshëm, ndërprerjen e aktivitetit, shkeljet e përsëritura tatimore, mospagimin e detyrimeve sipas marrëveshjes, ose realizimin e një rritjeje mbi 50 për qind të fitimit të tatueshëm krahasuar me vitin paraardhës.

Deri në miratimin e akteve nënligjore, Paqja Fiskale mbetet formalisht e miratuar, por praktikisht e pazbatueshme. /skyweb.al

Artikulli para

Vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç u rritën në 2025, për herë të parë këtë shekull

Artikulli pas

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

Të Përzgjedhura

RTSH, mes detyrimit publik dhe prangave politike
OP-ED

RTSH, mes detyrimit publik dhe prangave politike

Nga SkyWeb
16 Janar, 2026
0

Lutfi Dervishi  Radio Televizioni Shqiptar nuk financohet nga buxheti i shtetit dhe as drejtpërdrejt nga taksat e përgjithshme. Financimi i...

Lexo të plotë
Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”

Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”

23 Shkurt, 2026
Rama shkon deri në Francë dhe merr “garanci” për rikonstruksionin e një shkolle në Korçë

Rama shkon deri në Francë dhe merr “garanci” për rikonstruksionin e një shkolle në Korçë

23 Qershor, 2026
Po të mungon vera? Si ta përballosh më lehtë rikthimin në punë pas pushimeve

Po të mungon vera? Si ta përballosh më lehtë rikthimin në punë pas pushimeve

1 Shtator, 2026
Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

Si përfunduan fondet e IPARD te grupet kriminale dhe njerëzit pranë politikës, a do të hetojë SPAK?

8 Tetor, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr