• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Satelitët në qiell, pesëkatëshi në Himarë

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Gusht, 2026
në OP-ED
A A
Satelitët në qiell, pesëkatëshi në Himarë

Screenshot

Share on FacebookShare on WhatsApp
nga Lufti Dervishi

Është bërë traditë tashmë që lajmet në gusht, në kulmin e sezonit turistik, janë zjarret dhe shembjet e ndërtimeve pa leje.

Sot në Himarë u shemb një godinë pesëkatëshe! Në Vlorë vijoj shembja e “çibaneve që i kanë marrë frymën tregut në qendër të qytetit”.

Që shemben, ndërtime të paligjshme shumë mirë, por ku i patëm sytë kur u ndërtuan?

Nuk është se na mungojnë ligjet, institucionet, inspektorët, policia, teknologjia apo, ca më pak, deklaratat. I kemi të gjitha me bollëk.

Por ende nuk po gjejmë si t’i pikasim ndërtimet pa leje para se të hedhin shtat.

Që prej vitit 2013, beteja kundër ndërtimeve ilegale është shoqëruar me spektakël publik. Janë shembur godina me tritol me transmetim live.

Tritoli është shoqëruar gjithmonë me mesazhin: këtu ka shtet!

Dhe shtet jo vetëm në tokë, por edhe qiell.

Me satelitët Albania 1 dhe Albania 2, të prezantuar me bujë si inspektorët tanë të pakorruptueshëm në qiell, u premtua një epokë tjetër. Nga hapësira do të monitoronim territorin, zjarret dhe, natyrisht, edhe ndërtimet pa leje.

Pra, teorikisht, një tullë pa leje duhej të pikasej sapo të dilte nga furra e fabrikës. Por praktikisht sa më shumë show bëhet me dorën e fortë të shtetit, aq më spektakolare bëhen rastet që tregojnë se shteti nuk funksionon.

Katër vjet më parë, në shtator 2022, u zbuluan shtatë kate pa leje mbi një kullë në zemër të Tiranës, bash në sheshin Skënderbej.

Spektakli vijoi me sekuestrimin e një pallati nëntëkatësh dhe qeveria miratoi edhe një VKM të posaçme për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

Pra, sot, nëse guxon të ndërtosh një kat pa leje, shteti ta merr. Por nëse ndërton pesë, pyetja është: ku ishte shteti gjatë katër të parëve?

Me pushime?

Dhe ja ku vjen sot rasti i bujshëm në Himarë.

Arrestohet në flagrancë 39 vjeçari, për ndërtim pa leje në zonën e quajtur “Sugë”. Rrumbullak pesë kate! Jo një mur oborri, jo një çati, jo një kotec pulash, sepse siç është dëshmuar, për këto gjëra vërtet ka shtet.

Një ndërtesë pesëkatëshe në një prej zonave turistike më të vëzhguara dhe më të lakmuara të vendit!

Një pesëkatësh nuk ndërtohet natën mes së premtes dhe së shtunës. Edhe një lojë pesëkatëshe me letra bixhozi do kohën e vet. Ka gërmime, beton, hekur, betoniera, kamionë, punëtorë. Ka kate që ngrihen njëri mbi tjetrin.

Duhet kohë për ta ndërtuar dhe, me sa duket, u dashka edhe më shumë kohë për ta parë.

Kemi pasur raste (Zvernec) kur shteti ka pikasur edhe një kotec pa leje. Ligji, kur do, bëhet mikroskop, por përballë pallatit, i duhet teleskop.

Rasti i sotëm i Himarës dëshmoi se shteti reagoi. Pronari u arrestua, ndërsa tre zyrtarë të IMT-së lokale u shpallën në kërkim. Por pyetja “pse sot?” mbetet pa përgjigje.

Mbërritja e fadromave nuk është domosdoshmërisht dëshmi se këtu vjen era shtet.

Sa vlen ashpërsimi i Kodit Penal, ndryshimi i ligjeve, ngritja dhe riorganizimi i inspektorateve, konfiskimi apo shembja me dinamit, nëse një ndërtesë pa leje arrin qetësisht në katin e pestë?

Kur ke premtuar dorë të hekurt dhe kontroll mbi çdo metër katror të territorit, është e vështirë të shpjegosh godina që ngrihen pa u parë.

Kemi provuar spektaklin me tritol, monitorimin me dron, kontrollin me sytë e satelitëve nga hapësira, por ajo që shohim është se institucionet përgjegjëse, njërit i zbulojnë dhe qimen në vezë, ndërsa tjetrit, nuk i shohin as traun në sy!
Artikulli para

IKMT e kapi “mat” me pallatin pa leje në Qeparo, Vangjel Tavo ia “hedh” duke njoftuar shkrirjen e IMT-së së Bashkisë Himarë

Artikulli pas

Pallati pa leje, Hita “shkund” Policinë e Himarës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE
OP-ED

Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE

5 Nëntor, 2026
Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?
Ekonomi

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj
Ekonomi

BONUSI/ Mungesa e sinqeritetit e shoqërisë dhe shtetit ndaj pensionistëve

4 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët
OP-ED

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë
Aktualitet

Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë

3 Nëntor, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 
OP-ED

Rama duhet të mohojë Ramën!

1 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Pallati pa leje, Hita “shkund” Policinë e Himarës

Pallati pa leje, Hita "shkund" Policinë e Himarës

Të Përzgjedhura

Komisioni Europian nis hetim për vaksinën e gripit
Shëndet

Komisioni Europian nis hetim për vaksinën e gripit

Nga Editor
28 Qershor, 2026
0

Komisioni Evropian hapi të premten një hetim për të shqyrtuar nëse prodhuesi francez i barnave Sanofi ka shkelur rregullat e...

Lexo të plotë
Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor

Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat, pranon tre dorëheqje dhe miraton shtesë fondesh për çerdhet

1 Shtator, 2026
Tenderi i fshehtë i Shërbimeve Qeveritare, 2.3 milionë euro për të marrë kontenierë me qira për gjysmë dite

Ndryshime të tjera në qeveri, kush ikën dhe kush vjen

23 Tetor, 2025
“Partizani”, GJKKO pranon të marrë Ramën si dëshmitar në gjyqin e Berishës

“Partizani”, GJKKO pranon të marrë Ramën si dëshmitar në gjyqin e Berishës

15 Prill, 2026
Nga shtrues asfalti në super biznesmen me 80 milionë euro investim, hijet pas Ëngjëll Agalliut që mori licencën për parkun fotovoltaik në Fier

BERZH bën gati tenderin për parkun fotovoltaik në Belsh, 40 milionë euro investim

18 Nëntor, 2025

Të Fundit

Të gjithë duan “çun; Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale

Bonusi i ri për bebet, Rama zbulon skemën: Sa do të jepet çdo muaj për 5 vitet e para të jetës

9 Nëntor, 2026
Cila është gjuha jote e dashurisë dhe a ka vërtet rëndësi?

Cila është gjuha jote e dashurisë dhe a ka vërtet rëndësi?

9 Nëntor, 2026
Takim historik në Quirinale, Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe

Takim historik në Quirinale, Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe

9 Nëntor, 2026
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë

Hiqet taksa 27 lekë për karburantet, por vjen Vinjeta! Pagesë e re për makinat që përdorin rrugët kombëtare

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr