• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 10 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Eskpertja e “solo travel” i përgjigjet pyetjeve më të shpeshta: Çfarë duhet patur parasysh kur merrni çantën dhe..

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Tetor, 2025
në Kryesore, Turizëm
A A
0
Eskpertja e “solo travel” i përgjigjet pyetjeve më të shpeshta: Çfarë duhet patur parasysh kur merrni çantën dhe..
Share on FacebookShare on WhatsApp

Udhëtimet vetëm po bëhen një trend botëror, teksa gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin personal që ato ofrojnë. Megjithatë, për ata që nisen për herë të parë, sfidat si kostoja, siguria dhe zgjedhja e destinacionit mund ta bëjnë udhëtimin po aq stresues sa emocionues.

Sipas të dhënave të “Riviera Travel”, një nga operatorët më të mëdhenj të udhëtimeve dhe kroçerave, interesimi për pushime individuale është rritur me 99% nga viti në vit vetëm në periudhën janar–qershor. Menaxherja e produkteve të udhëtimeve solo, Linda Harris, jep përgjigje për disa nga pyetjet më të kërkuara në Google rreth këtij trendi që po ndryshon mënyrën e udhëtimit në botë.

Si të udhëtosh vetëm

Kjo është pyetja më e kërkuar në Google me mbi 65 mijë kërkesa në muaj. Sipas Harris, një udhëtim i suksesshëm vetëm kërkon planifikim të kujdesshëm – nga zgjedhja e destinacionit dhe organizimi i transportit, te menaxhimi i kostove.
“Ai që udhëton vetëm duhet të studiojë mirë vendin ku shkon dhe të vendosë sigurinë në plan të parë,” thekson ajo.

Ku të udhëtosh vetëm

Me 30 mijë kërkesa mujore, kjo është pyetja e dytë më e shpeshtë. Harris këshillon të zgjidhen destinacione të sigurta, me transport të organizuar mirë dhe ku anglishtja flitet gjerësisht. Vendet me kosto të përballueshme dhe klimë të përshtatshme janë ideale për fillestarët.
Ajo përmend Vietnam-in si destinacion të shkëlqyer për kulturë dhe natyrë, ndërsa SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuarsi zgjedhje të mira për komunikim të lehtë.

Çfarë është udhëtimi solo

Ky term përkufizohet si udhëtim pa shoqërues, ku udhëtari është plotësisht i pavarur në vendimmarrje. Por në kuptimin më të gjerë, është një mënyrë për të njohur botën dhe vetveten.
Për ata që ndihen të pasigurt, pushimet solo në grup ofrojnë një alternativë të ndërmjetme – liri personale, por edhe mbështetje sociale.

Çfarë të bësh dhe kur të udhëtosh

Një udhëtim vetëm është mundësia për të zbuluar kultura të reja dhe për të marrë pjesë në aktivitete lokale. Ekspertët këshillojnë që përveç itinerarit të planifikuar, të lini hapësirë për spontanitet.
Koha më e mirë për të udhëtuar varet nga destinacioni, por muajt prill, maj, shtator dhe tetor ofrojnë balancën më të mirë mes kushteve dhe mungesës së turmave.

Pse të udhëtosh vetëm

Kjo pyetje ka rreth 9 mijë kërkesa mujore, dhe përgjigjja është e thjeshtë: për të njohur më mirë veten.
“Udhëtimet vetëm janë një përvojë që të ndryshon jetën,” thotë Harris. “Ato nxisin vetëbesimin, zhvillojnë aftësi si marrja e vendimeve dhe komunikimi, dhe u japin njerëzve mundësinë të dalin nga zona e tyre e rehatisë.”

Cilat janë vendet më të mira për udhëtim solo

Për ata që nisen për herë të parë, Harris rekomandon Francën dhe Spanjën si destinacione të sigurta dhe të aksesueshme. Për udhëtarët me përvojë, ajo përmend Indinë, Afrikën e Jugut dhe Ekuadorin si vende transformuese.

Si të udhëtosh vetëm në mënyrë të sigurt

Siguria është thelbësore. “Përpiquni të qëndroni në vende publike, ndani itinerarin me familjen dhe mos hezitoni të ndryshoni planet nëse ndiheni në siklet,” këshillon Harris.
Ajo shton se pushimet solo në grup janë një zgjedhje e mirë për ata që duan eksperiencën, por me një rrjet mbështetjeje.

Si të udhëtosh vetëm me buxhet të ulët

Planifikimi i hershëm dhe zgjedhja e periudhës jashtë sezonit janë çelësi për të kursyer. “Rezervoni herët dhe lini gjithmonë fonde emergjente,” këshillon Harris.

Çfarë është udhëtimi solo në grup

Edhe pse duket paradoks, kjo formë po bëhet gjithnjë e më popullore. Ajo u drejtohet personave që kërkojnë pavarësi, por jo vetmi.
“Pushimet solo në grup janë mënyra më e mirë për të hyrë në botën e udhëtimeve vetëm – është përvojë e vërtetë, por me një rrjet sigurie,” përfundon Harris.

Në fund, një gjë është e qartë: udhëtimi vetëm nuk është më tabu. Është një mënyrë e re për të parë botën – dhe për të parë veten nga një kënd tjetër. /Forrbes. Përktheu: Skyweb.al

Artikulli para

Anije të lehta, topa, municione dhe dronë: Çfarë do të prodhohet në Shqipëri për luftën

Artikulli pas

Avioni del nga pista dhe përfundon në det, dy të vdekur

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

HEKURI/ Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të ri të apartamenteve, ndërsa fluksi i parave në sektor po bie
Ekonomi

HEKURI/ Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të ri të apartamenteve, ndërsa fluksi i parave në sektor po bie

10 Mars, 2026
SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”
Aktualitet

SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”

10 Mars, 2026
SPAK sekuestroi 14.5 mln euro kriptovaluta në 2025
Aktualitet

SPAK sekuestroi 14.5 mln euro kriptovaluta në 2025

10 Mars, 2026
SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular
Aktualitet

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare
Ekonomi

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Aktualitet

SPAK publikon raportin për vitin 2025: U sekuestruan 45.5 milionë euro pasuri

9 Mars, 2026
Artikulli pas
Avioni del nga pista dhe përfundon në det, dy të vdekur

Avioni del nga pista dhe përfundon në det, dy të vdekur

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mbijetesë kolektive: Si përballen gazetarët shqiptarë me stresin dhe sfidat e profesionit
Aktualitet

Mbijetesë kolektive: Si përballen gazetarët shqiptarë me stresin dhe sfidat e profesionit

Nga SkyWeb
25 Gusht, 2025
0

Gazetaria mund të jetë një profesion tejet stresues dhe ky nuk është një lajm i ri. E megjithatë, sfidat në...

Lexo të plotë
Trump përshkallëzon betejën tregtare me Kinën, Bitcoin bie ndjeshëm

Trump përshkallëzon betejën tregtare me Kinën, Bitcoin bie ndjeshëm

11 Tetor, 2025
Shifrat e turizmit, hyrjet e të huajve në gusht u rritën me 9.9%

Shifrat e turizmit, hyrjet e të huajve në gusht u rritën me 9.9%

25 Shtator, 2025
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Kursi i kembimit, forcohen valutat e huaja

3 Shkurt, 2026
Zhvatësit e nëntokës të lidhur me “Bankers” largohen nga Shqipëria, xhiruan miliona euro dhe nuk paguajnë punëtorët

Zhvatësit e nëntokës të lidhur me “Bankers” largohen nga Shqipëria, xhiruan miliona euro dhe nuk paguajnë punëtorët

19 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Lufta në Gjirin Persik rrit frikën e një tjetër krize energjetike

Ekonomistët paralajmërojnë pasoja të mëdha globale nga rritja e fortë e çmimit të naftës

10 Mars, 2026
Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë

Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë

10 Mars, 2026
HEKURI/ Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të ri të apartamenteve, ndërsa fluksi i parave në sektor po bie

HEKURI/ Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të ri të apartamenteve, ndërsa fluksi i parave në sektor po bie

10 Mars, 2026
SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”

SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”

10 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr