• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 10 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Nga ‘like’-u te ankthi…

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Tetor, 2025
në OP-ED
A A
0
Nga ‘like’-u te ankthi…
Share on FacebookShare on WhatsApp

Majlinda Bregu

Përdorimi problematik i rrjeteve sociale është rritur me 49%. Gratë dhe vajzat mbeten më të ekspozuara ndaj bullizmit digjital OBSH

Ekrani hyri në jetën tonë pa paralajmërim. Në fillim ishte televizori, më pas kompjuteri, dhe më vonë telefoni që nuk po e ndajmë më nga dora. Por ndryshe nga teknologjitë e mëparshme, smartfoni nuk është më një pajisje, është një botë më vete.

E merr kudo, e sheh kudo, lexon, flet, këndon, zgjohesh, fle, po me të. Fëmijët, që dikur kalonin orë të tëra duke lozur apo edhe para televizorit, papritmas kishin në duar një dritare që i lidhte me gjithë botën dhe në të njëjtën kohë, e sillte botën te ta.

Shumë prindër u lehtësuan kur zbuluan se një tablet apo telefon mund të mbante një fëmijë të qetë për orë të tëra. Në dukje, asgjë e keqe. Por askush nuk e pyeti veten nëse kjo ishte e sigurt. Nuk kishte udhëzime, nuk kishte studime, vetëm një ndjenjë kolektive sigurie: të gjithë po e bëjnë, pra duhet të jetë në rregull.
Në të vërtetë, as kompanitë e teknologjisë “kurth” nuk kishin bërë kërkime serioze mbi ndikimin e produkteve të tyre në shëndetin mendor të fëmijëve.

Kështu, një brez i tërë u rrit si pjesë e një eksperimenti të pashpallur, ku teknologjia të mësonte më shpejt se prindi e mësuesi dhe fëmijët u bënë përdorues përpara se të bëheshin të vetëdijshëm.

Në vitin 2024, studiues nga Digital Transformation for Health Lab (DTH-Lab) i OBSH-së për Europën WHO Regional Office for Europe ndërrmorrën një analizë të politikave për të kuptuar se si vendet po mbrojnë të rinjtë nga dëmet qe sjell qëndrimi me orë online dhe nëse vendet po e shohin sic është këtë problem: alarmant dhe po mundohen të ofrojnë rregulla për lundrim digjital të sigurt.

Arsyeja është fare e thjeshtë. Ndërsa brezat e rinj sot jetojnë së shumti ‘online’, sistemet tona arsimore, ligjore dhe shëndetësore ende funksionojnë me burokracinë e modelit ‘offline”.

Nëse fëmijëria dhe adoleshenca përbëjnë një periudhë vendimtare për shëndetin mendor, pasi rreth 75% e çrregullimeve mendore shfaqen para moshës 24 vjeç, (OBSH), roli I teknologjisë digjitale në shëndetin mendor të të rinjve, nuk është më cështje statistike apo mburrje inovacioni, por është problem I madh social dhe çështje e shëndetit publik.

Në Shqipëri, mbi gjysma e popullsisë 50.7 % përdor rrjete sociale, kryesisht Facebook dhe Instagram.

Teknologjitë digjitale kanë ndryshuar konceptet e prindërimit, shoqërimit, komunikimit,ndërveprimit, duke normalizuar dhunën, urrejtjen, tjetërsimin, indiferencën ndaj së keqes. Të rinjtë e sotëm jetojnë në një botë me të tjera koncepte kohe dhe distance, në betejë të vazhdueshme për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra.
Franca, Irlanda, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar po e trajtojnë përdorimin e tepërt të ekraneve si një rrezik për shëndetin, duke ndërmarrë masa parandaluese dhe edukative.

Por shumica e vendeve, përfshirë Shqipërinë nuk e kanë përfshirë ende sektorin e shëndetësisë në politikat për sigurinë dixhitale.

Sipas hartës politike të përgatitur nga DTH-Lab, ai OBSH- Europe, shumë vende kufizohen në moderimin e përmbajtjes, duke mos adresuar rreziqet që burojnë nga vetë platformat.

Shqipëria, Azerbajxhani, Hungaria, Irlanda dhe Polonia përqendrohen në bllokimin e përmbajtjes së dëmshme, por nuk ndërhyjnë në mekanizmat e algoritmeve që krijojnë varësi dhe ndikojnë në sjelljen e të rinjve.
Në anën tjetër, Franca ka vendosur pëlqimin prindëror për përdorimin e rrjeteve sociale, filtra të parainstaluar në pajisje dhe përgjegjësi ligjore për platformat online.

Mbretëria e Bashkuar, përmes Ligjit për Sigurinë Online, detyron platformat të raportojnë algoritmet, të mbrojnë të miturit dhe të sigurojnë transparencë të plotë.

Një nga gjetjet më të rëndësishme të ËHO Europe është mospërfshirja e sektorit të shëndetësisë në hartimin e politikave dixhitale. Platformat ndryshojnë çdo javë dhe pa dyshim teknologjia s’është armiku.Por ngadalësia dhe indiferenca po e kthejnë urrejtjen dhe kërcënimin online në armën më të rrezikshme shfarosëse të një brezi.

Nëse nuk ecim me shpejtësinë e inovacionit, do të mbetemi pas në luftën për një hapësirë digjitale të shëndetshme e njerëzore

Shqipëria ka ecur me” hapin e kohës” të teknologjisë digjitale, me programe kodimi, trajnime TIK, risi aplikacionesh, por mungon ura lidhëse, një qasje të integruar që përfshin rrezikun që sjell për shëndetin mendor ekspozimi I gjatë online. Urrejtja, mpirja, ankthi po I jep formën më të rrezikshme shoqërisë, më shumë sesa arsimi apo arti.

Rregullimi nuk është censurë është mirëqënie, shëndet I individit dhe siguri se zhvillimi nuk do na kthejë në barbarizëm.

Për vite e breza të tërë, shoqëritë sado të ndryshme kishin një të përbashkët: mbrojtjen e fëmijëve si interesin më të lartë.

Por ja që duke u zhvilluar, krijuam një botë virtuale, ku të gjithë jemi të ekspozuar ndaj një universi që nuk e kuptojmë plotësisht.

Sot, provat janë tronditëse: një fëmijëri dhe rini e lidhur pas smartphone po dëmton mendërisht një brez të tërë.

Dhe pyetja që mbetet është e thjeshtë.

A jemi në rregull me këtë kompromisin e lirisë së online- pa kushte?

Artikulli para

Kapetanović: Start-upet e Ballkanit, potencial i madh që pret të shndërrohet në rritje të vërtetë

Artikulli pas

WhatsApp vendos kuotë mujore për mesazhet pa përgjigje

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Po na këpusin me taksa! Shteti është spekulanti më i madh në tregun e karburanteve
Ekonomi

Po na këpusin me taksa! Shteti është spekulanti më i madh në tregun e karburanteve

6 Mars, 2026
Pse lufta në Iran vë në pikëpyetje modelin e zhvillimit ekonomik të Dubait
Ekonomi

Pse lufta në Iran vë në pikëpyetje modelin e zhvillimit ekonomik të Dubait

4 Mars, 2026
Lufta rrezikon ta fusë botën në një spirale të rrezikshme inflacioni për shkak të çmimeve të karburanteve
Ekonomi

Lufta rrezikon ta fusë botën në një spirale të rrezikshme inflacioni për shkak të çmimeve të karburanteve

4 Mars, 2026
Nga se ka “frikë” Edi Rama
OP-ED

Nga se ka “frikë” Edi Rama

28 Shkurt, 2026
Çfarë kërkon qiraxhesha (sipas Ramës) Linda Karçanaj në zyrën private të Ergys Agasit?
Aktualitet

Çfarë kërkon qiraxhesha (sipas Ramës) Linda Karçanaj në zyrën private të Ergys Agasit?

26 Shkurt, 2026
Transformimi energjetik i Shqipërisë dhe urgjenca e një paradigme të re monetare-valutore
Ekonomi

Transformimi energjetik i Shqipërisë dhe urgjenca e një paradigme të re monetare-valutore

26 Shkurt, 2026
Artikulli pas
WhatsApp vendos kuotë mujore për mesazhet pa përgjigje

WhatsApp vendos kuotë mujore për mesazhet pa përgjigje

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kursi i këmbimit, sot luhatje në tregun valutor
Ekonomi

Kursi i këmbimit, sot luhatje në tregun valutor

Nga Editor
14 Tetor, 2025
0

Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë këtë mëngjes, duke u blerë me 83.2 lekë dhe shitur me 84.4...

Lexo të plotë
Pronat dhe mbrojtja e territorit, Rama: Vendimet e para të qeverisë së re

Pronat dhe mbrojtja e territorit, Rama: Vendimet e para të qeverisë së re

9 Shtator, 2025
Qielli nuk “fle”! Në çdo moment të ditës ose natës, rreth 20 000 avionë me 1.3 milionë pasagjerë janë duke fluturuar

Qielli nuk “fle”! Në çdo moment të ditës ose natës, rreth 20 000 avionë me 1.3 milionë pasagjerë janë duke fluturuar

18 Gusht, 2025
Bien lindjet edhe në Kinë, shënohet shkalla më e ulët që nga viti 1949

Bien lindjet edhe në Kinë, shënohet shkalla më e ulët që nga viti 1949

19 Janar, 2026
Mbi KOMPLOTIN në Aeroportin e Vlorës

Aeroporti i Vlorës, një ngrehinë pa operim

10 Nëntor, 2025

Të Fundit

Lufta në Gjirin Persik rrit frikën e një tjetër krize energjetike

Ekonomistët paralajmërojnë pasoja të mëdha globale nga rritja e fortë e çmimit të naftës

10 Mars, 2026
Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë

Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë

10 Mars, 2026
HEKURI/ Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të ri të apartamenteve, ndërsa fluksi i parave në sektor po bie

HEKURI/ Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të ri të apartamenteve, ndërsa fluksi i parave në sektor po bie

10 Mars, 2026
SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”

SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”

10 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr