• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 23 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama, ultimatum kryebashkiakëve: Brenda tetorit, gati hartat për Paketën e Maleve!

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Tetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Rama, ultimatum kryebashkiakëve: Brenda tetorit, gati hartat për Paketën e Maleve!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama u ka vendosur një afat të prerë bashkive të vendit për dorëzimin e hartave të zonave prioritare në kuadër të “Paketës së Maleve”, program që synon nxitjen e investimeve në zonat malore.
Në një takim me kryetarët e bashkive, Rama tha se deri në fund të muajit tetor të gjitha njësitë vendore duhet të kenë dorëzuar hartat përkatëse, duke e cilësuar të “pafalshme” që pesë muaj pas miratimit të ligjit, vetëm pesë bashki, Tropojë, Elbasan, Belsh, Përmet dhe Skrapar, e kanë përmbushur këtë detyrim.

“Duhet t’i bëni menjëherë hartat. Krijoni një task-forcë me tre persona dhe qëndroni në dispozicion të atyre që duan të investojnë, sepse 500 të parët që përfitojnë nga ‘Pakoja e Maleve’ nuk do të paguajnë asnjë taksë për 10 vjet. Mos ua vështirësoni procesin, ndihmojini që të përfitojnë,” – theksoi Rama.

Sipas tij, territori që do të përfshihet në hartat e zhvillimit duhet të jetë ligjërisht i ndërtueshëm, ndërsa shteti do të marrë përsipër çdo përgjegjësi në rast të ndonjë konflikti pronësie në të ardhmen. “Zgjohuni nga ky gjumë dhe brenda tetorit duhet të vijnë të gjitha hartat. Ky është interes kombëtar dhe s’ka ndarje politike,” – shtoi kryeministri.

Nga ana tjetër, ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur se vetëm në pesë bashkitë që kanë dorëzuar hartat janë evidentuar 33 projekte me vlerë mbi 10 milionë euro, të cilat pritet të hapin vende të reja pune dhe të krijojnë një zinxhir ekonomik të plotë në zonat malore.

Demo sqaroi se javën e ardhshme qeveria do të miratojë me vendim të Këshillit të Ministrave zonat prioritare për këto pesë bashki dhe se është ngritur një grup pune që do të ndihmojë njësitë vendore në terren për ta përshpejtuar procesin. “Praktika është e konsoliduar, udhëzimi është i qartë dhe ky proces do të ecë pa vonesa,” – u shpreh ministri. /skyweb.al

Artikulli para

Pse turistët tani janë gati të paguajnë për të gatuar darkën e tyre?

Artikulli pas

Ndryshime të tjera në qeveri, kush ikën dhe kush vjen

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Njoftimi i rëndësishëm për maturantët: Kur nis aplikimi i formularit A1 dhe A1Z
Aktualitet

Njoftimi i rëndësishëm për maturantët: Kur nis aplikimi i formularit A1 dhe A1Z

23 Janar, 2026
Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit
Kryesore

Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit

23 Janar, 2026
AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere
Aktualitet

AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere

23 Janar, 2026
NASA planifikon ndërtimin e një reaktori bërthamor në Hënë
Aktualitet

NASA planifikon ndërtimin e një reaktori bërthamor në Hënë

22 Janar, 2026
Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Aktualitet

Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes

22 Janar, 2026
Çështja e “Ballukut” në GJK, Qeveria: Vendimi i GJKKO-së, në kundërshtim me Kushtetutën
Aktualitet

Çështja e “Ballukut” në GJK, Qeveria: Vendimi i GJKKO-së, në kundërshtim me Kushtetutën

22 Janar, 2026
Artikulli pas
Tenderi i fshehtë i Shërbimeve Qeveritare, 2.3 milionë euro për të marrë kontenierë me qira për gjysmë dite

Ndryshime të tjera në qeveri, kush ikën dhe kush vjen

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dumani pyetet për Ballukun: Dritan Prençi ka mbështetjen time
Aktualitet

Dumani pyetet për Ballukun: Dritan Prençi ka mbështetjen time

Nga Editor
27 Tetor, 2025
0

Kreu i SPAK Altin Dumani raportoi sot në Kuvend. Deputeti I PD Klevis Balliu e pyeti lidhur me hetimet ndaj...

Lexo të plotë
Vendimi i ri forcon kontrollet e produkteve organike, si do të klasifikohen ngarkesat në dogana?

Vendimi i ri forcon kontrollet e produkteve organike, si do të klasifikohen ngarkesat në dogana?

8 Tetor, 2025
Nesër Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

Nesër Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

18 Tetor, 2025
Rama: Apartamentet që shiten dy herë do të konfiskohen

Rama: Apartamentet që shiten dy herë do të konfiskohen

9 Shtator, 2025
Kurthi me “kazinotë virtuale”, si po zhvaten shqiptarët në Facebook

Kurthi me “kazinotë virtuale”, si po zhvaten shqiptarët në Facebook

6 Janar, 2026

Të Fundit

Njoftimi i rëndësishëm për maturantët: Kur nis aplikimi i formularit A1 dhe A1Z

Njoftimi i rëndësishëm për maturantët: Kur nis aplikimi i formularit A1 dhe A1Z

23 Janar, 2026
Kursi i këmbimit valutor, euro dobësohet përsëri

Euro “ngec” ne vend, si mbyllet java për valutat kryesore

23 Janar, 2026
Studimi zbulon rolin e gjeneve në abortet spontane

Studimi zbulon rolin e gjeneve në abortet spontane

23 Janar, 2026
Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit

Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit

23 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr