• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 10 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Task Forca për ujërat e ndotura që nisi me bujë dhe përfundoi në heshtje

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Task Forca për ujërat e ndotura që nisi me bujë dhe përfundoi në heshtje
Share on FacebookShare on WhatsApp

Vitin e kaluar, qeveria shpalli me bujë krijimin e një Task Force për kontrollin e ujërave të ndotura. Asokohe u premtua se “95% e ujërave do të jenë të shkëlqyera” Sot, frytet e Task Forcës tregojnë një tjetër realitet. Shqipëria mban vendin e fundit në Europë për cilësinë e ujërave larës. Vetëm 162 biznese instaluan impiante trajtimi, teksa 115 subjekte u gjobitën në shkelje të ligjit. 

Esmeralda Topi-Faktoje.al

Vitin e kaluar, përmes një Akti Normativ qeveria ngriti Task Forcën e posaçme për kontrollin e trajtimit të ujërave të ndotura, e cila do të monitoronte të gjitha subjektet përgjatë bregdetit, zonave liqenore apo lumenjve.

Aksioni i bujshëm për mbrojtjen e ujërave larës që u cilësua emergjencë, nisi tre muaj para çeljes së sezoni turistik veror.

“Çdo njësi biznesi turistik duhet të ketë impiantin e vet dhe të marrë përgjegjësinë e trajtimit të ujërave të ndotura”, deklaronte ministrja e Turizmit asokohe Mirela Kumbaro.

Në krah të saj, ministrja e Infrastruktës Belinda Balluku shpjegonte mekanizmin e ri të inspektimeve dhe masat administrative. Biznesit iu la një periudhë 90-ditore për vendosjen e impianteve. Pas këtij afati, aksion me zero tolerancë.

“Synojmë të arrijmë 95% të ujërave larës me cilësi të shkëlqyer”, shprehej Balluku.

Vetëm 16% e ujërave të shkëlqyer

Megjithë pritshmëritë e mëdha, buja me të cilën nisi aksioni u shua dalëngadalë, duke ia lënë vendin aksionit të radhës, pa sjellë rezultat të prekshëm në terren.

Një vit e gjysmë pas ngritjes së Task Forcës, Shqipëria rezulton ende vendi me cilësinë më të ulët të ujërave bregdetare në Europë.

Nga 119 pika monitorimi, vetëm 16% e ujërave klasifikohen si “shkëlqyer”, ndërsa 22.7% janë me cilësi të dobët. Për krahasim, mesatarja e Bashkimit Europian është 85.4% ujëra me cilësi të shkëlqyer.

Katër raporte të fundit të Agjencisë Europiane të Mjedisit tregojnë të njëjtin trend.  Prej vitit 2022 e deri më tani, gjendja vetëm përkeqësohet.

Dhe për ironi, një nga arsyet kryesore është mungesa e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza.

Task Forcë e dështuar, por me kosto 

Task Forca për kontrollin e trajtimit të ujërave të zeza kishte në fokus rreth 9000 subjekte që zhvillonin aktivitetin e tyre ekonomik pranë bregdetit, brigjeve të liqeneve dhe lumenjve. Këto biznese duhet të pajiseshin të gjitha me impiante për trajtimin e ujërave të zeza.

Mirëpo, një vit e gjysmë më pas, të dhënat e siguruara nga Faktoje tregojnë se më pak se 2% e tyre kanë instaluar impiante të çertifikuara.

“Bazuar në të dhënat e disponueshme deri në muajin Gusht 2025, numri i përgjithshëm i subjekteve që kanë instaluar impiante për trajtimin e ujërave të ndotura është 162”,  pohon Agjencia Kombëtare Ujësjellës Kanalizime dhe Mbetjeve të Ngurta.

Për të njëjtën periudhë, AKUK pohon se task forca e ngritur ka gjobitur 115 biznese.

Burimi: AKUK

Bashkitë si Saranda dhe Pogradeci kryesojnë listën me më shumë gjoba, ndërsa zona si Lezha dhe Dhërmiu kanë vetëm disa masa të regjistruara.

Vasil Bedinaj, sipërmarrës në fushën e hotelerisë dhe turizmit dhe kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turizmit për Jugun e Shqipërisë, ndan eksperiencën e tij me Faktoje.al.

“Unë e kam vendosur impiantin në një subjekt, në një tjetër mora gjobë dhe e shlyeva. Pas sezonit nuk kanë dalë më për kontrolle, në qytete si Vlora ku ka fushatë besoj do aktivizohen më pas”

Bedinaj shton se investimi është shumë i shtrenjtë dhe nuk ka produktivitet.

“Për një hotel me 15 dhoma, investimi fillon nga 30-35 mijë euro, e për kapacitete më të mëdha shkon deri në 100 mijë. Por produktiviteti mungon. Në një subjekt funksionon, në një tjetër jo. Kur ikin dritat, sistemi stakohet. Filtrat nuk pastrohen nga firmat që i kanë montuar. Është lek i hedhur dëm”

Në përfundim, sipas tij, vetëm ata që shitën impiantet dolën fitimtarë.

Pse dështoi Task Forca?

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës – Kanalizimeve pranon se Task Forca është përballur me një sërë sfidash në terren.

Shumë subjekte nuk kanë ofruar të dhëna të plota për identifikim, si NIPT apo adresë e saktë, duke vështirësuar ndjekjen administrative dhe penale të rasteve problematike. Për më tepër, një pjesë e konsiderueshme e subjekteve është konstatuar e mbyllur ose jashtë funksionit gjatë riinspektimeve, duke e bërë të pamundur verifikimin e vazhdueshëm të funksionalitetit të impianteve.

Nga ana tjetër, zbatimi i Aktit Normativ është hasur edhe me përballje ligjore. Deri më tani, janë regjistruar 58 procese gjyqësore kundër AKUK nga subjektet e prekur, ku pjesa më e madhe lidhen me pretendime mbi shkelje proceduriale dhe kundërshtime të vendimeve administrative. Nga këto, 20 çështje kanë përfunduar në favor të AKUK, 1 çështje është humbur, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të shqyrtohet nga gjykatat kompetente.

Paditësit kanë kërkuar shpesh shfuqizimin e aktit administrativ përkatës dhe pezullimin e ekzekutimit të masave administrative deri në vendimin përfundimtar.

Një element tjetër shqetësues është mungesa e koordinimit ndërinstitucional.

Task Forca nuk ka pasur informacion të plotë nga Shoqëritë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve, Agjencia Kombëtare e Mjedisit apo MTM. Inspektimet në terren janë bërë kryesisht manualisht, duke humbur pjesën më të madhe të subjekteve, që nuk ofrojnë të dhëna ose janë jashtë funksionit. Kjo e bën të pamundur krijimin e një pasqyre të plotë dhe të besueshme të gjendjes reale.

Vetëm 57% e vendit me kanalizime 

Pavarësisht aksioneve të mëdha për trajtimin e ujërave të ndotura, infrastruktura e nevojshme mbetet e dobët.

Sipas raportit të fundit të Entit Rregullator të Ujit për vitin 2024, mbulimi me kanalizime në shkallë kombëtare ka arritur vetëm 57%, me nje rritje të lehtë prej 2.2% krahasuar me një vit më parë.

Nga mbi 4.4 milionë banorë në juridiksionin e 17 shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, vetëm 2.5 milionë kanë akses në shërbimin e grumbullimit të ujërave të ndotura.

Përmirësimi, sipas raportit, është bërë kryesisht në zonat urbane, ndërsa zonat rurale vijojnë të mbeten jashtë çdo rrjeti kanalizimesh, duke u mbështetur në gropa septike për shkarkimin individual të ujërave të ndotura.

Një tjetër arsye që pengon zhvillimin është mungesa e investimeve. Fondet për kanalizime përbëjnë vetëm një të tretën e atyre për furnizimin me ujë.

Në këtë drejtim, raporti thekson nevojën urgjente për ndërtimin e infrastrukturës së grumbullimit dhe impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura (ITUN), një detyrim që lidhet jo vetëm me standardet e BE-së, por edhe me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030, që kërkojnë akses të barabartë në kanalizime dhe kushte higjenike për të gjithë qytetarët.

Kjo nuk është hera e parë që një Task Forcë nis me bujë mediatike dhe premtime të mëdha, për t’u harruar pas pak muajsh. Nga pastrimi i plazheve deri te inspektimet sezionale, çdo vit krijohet një atmosferë propagandistike, ku lajmi është se “Task Forca po vepron”, ndërsa pas verës problematika vijon të mbetet.

Task Forca e krijuar për kontrollin e trajtimit të ujërave të ndotura, e cila kishte për qëllim të monitoronte të gjitha subjektet përgjatë bregdetit, zonave liqenore dhe lumenjve, ka rezultate të dobta.

Masat e ndërmarra janë pjesërisht të zbatuara, inspektimet janë të limituara, raportimi nuk është transparent, dhe ndikimi mbi gjendjen reale të ujërave mbetet minimal.

Nisur nga këto të dhëna, deklaratën e ish ministres së turizmit, Mirela Kumbaro se “Çdo njësi biznesi turistik duhet të ketë impiantin e vet dhe të marrë përgjegjësinë e trajtimit të ujërave të ndotura”, e kategorizojmë të pavërtetë.

Artikulli para

Nga 1 janari ndryshojnë policat e sigurimit për makinat, kush preket

Artikulli pas

Airbus, Leonardo dhe Thales bëhen bashkë, europianët përballë SpaceX të Elon Musk

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”
Aktualitet

SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”

10 Mars, 2026
SPAK sekuestroi 14.5 mln euro kriptovaluta në 2025
Aktualitet

SPAK sekuestroi 14.5 mln euro kriptovaluta në 2025

10 Mars, 2026
SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular
Aktualitet

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Ambasada amerikane në Tiranë kërkon punonjës: Si të aplikoni
Aktualitet

Ambasada amerikane në Tiranë kërkon punonjës: Si të aplikoni

9 Mars, 2026
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Aktualitet

SPAK publikon raportin për vitin 2025: U sekuestruan 45.5 milionë euro pasuri

9 Mars, 2026
Rama “çimenton” Ballukun: S’ka ndryshime në qeveri, Kushtetuesja do të tregojë nëse GJKKO tejkaloi kompetencat
Aktualitet

Rama rikonfirmon Ballukun në krye të qarkut të Fierit dhe thotë se pak socialistë mund të bëjnë punën që ajo bën në terren

9 Mars, 2026
Artikulli pas
Airbus, Leonardo dhe Thales bëhen bashkë, europianët përballë SpaceX të Elon Musk

Airbus, Leonardo dhe Thales bëhen bashkë, europianët përballë SpaceX të Elon Musk

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tarifat pritet të shtrenjtojnë edhe më tepër policat e sigurimit të automjeteve në SHBA
Ekonomi

Sigurimet paguajnë 4.8 mld lekë dëme në 7 muaj, pjesa më e madhe nga aksidentet rrugore

Nga SkyWeb
13 Shtator, 2025
0

Kompanitë e sigurimit kanë paguar gjithsej 4.8 miliardë lekë dëme në periudhën janar-korrik 2025, ku pjesa më e madhe e...

Lexo të plotë
Njoftimi i rëndësishëm për maturantët: Kur nis aplikimi i formularit A1 dhe A1Z

Njoftimi i rëndësishëm për maturantët: Kur nis aplikimi i formularit A1 dhe A1Z

23 Janar, 2026
Komisionet e larta, kompanitë e dërgesave të parave grijnë emigrantët: Mbi 20 euro tarifë për 345 euro

Komisionet e larta, kompanitë e dërgesave të parave grijnë emigrantët: Mbi 20 euro tarifë për 345 euro

15 Shtator, 2025
Merz: Avionët gjermanë mund të mbajnë edhe armë bërthamore britanike e franceze

Merz: Avionët gjermanë mund të mbajnë edhe armë bërthamore britanike e franceze

19 Shkurt, 2026
EKSKLUZIVE/ Instalimi i DPI-ve te Vodafone dhe One, flet AKSK: S’po ju përgjojmë, pajisjet i morëm BORXH në Izrael

EKSKLUZIVE/ Instalimi i DPI-ve te Vodafone dhe One, flet AKSK: S’po ju përgjojmë, pajisjet i morëm BORXH në Izrael

10 Prill, 2025

Të Fundit

SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”

SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”

10 Mars, 2026
SPAK sekuestroi 14.5 mln euro kriptovaluta në 2025

SPAK sekuestroi 14.5 mln euro kriptovaluta në 2025

10 Mars, 2026
SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr