• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 2 Dhjetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Një dosje për SPAK: “Shoferi” Bardhjus Bushaj ose Dhjusi që u bë oligark kullash në Tiranë, Erinda Lutaj dhe “krushqitë” e fshehta me VIP-a për zaptimin e pronave

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Një dosje për SPAK: “Shoferi” Bardhjus Bushaj ose Dhjusi që u bë oligark kullash në Tiranë, Erinda Lutaj dhe “krushqitë” e fshehta me VIP-a për zaptimin e pronave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Dhjetë vite më parë, Bardhjus Bushaj vijonte profesionin e tij, një shofer në Tiranë. Tashmë, pas një dekade, ai po shijon prona dhe kulla të stërmëdha, në zonat më elitare në Tiranë, të cilat i ka marrë në mënyrë tepër të dyshimtë. Katapultimi i tij në krye të hierarkisë së ndërtimit është një nga misteret më të mëdha sesi një individ pa kokërr leku në xhep mund të kthehet në një oligark.

Por, duket se pas emrit të tij të fshihen të tjerë VIP-a, të cilët kanë punuar për “binjakëzime” apo edhe për bashkëpunime me firma të tjera për ndërtime. Ka dyshime të mëdha se kullat që po ndërtojnë kompanitë e Dhjusit te zona e Liqenit Artificial, në Farkë, Bulevardin e Ri, Zogu i Zi, apo edhe në zonat bregdetare, janë thjesht haraçe që marrin VIP-at duke përdorur emrin e këtij personi.

VoxNews denoncoi disa javë më parë zaptimin e një prone të stërmadhe në kodrat pranë Liqenit të Farkës në Tiranë, ku kompania “Lion Construction” do të ndërtojë në atë vend plot 17 kulla nga 30 kate. Nëpërmjet dokumenteve, fotove dhe videove, redaksia jonë faktoi se punimet për ndërtimin e kullave kanë nisur kohë më parë, megjithëse leja s’ishte miratuar nga KKT-ja.

Në video: Zona lindore e Liqenit të Farkës, ku do të ndërtohet resorti “Albora’s Lake”, me 17 kulla nga 30 kate secila

Kjo zonë ka tërhequr vëmendjen e ndërtuesve më të mëdhenj, të cilët e kanë “kafshuar” nga të gjitha anët. Madje, nëse punimet apo ndërtimet vijojnë me këto ritme, në atë zonë do të mbetet vetëm uji dhe pa asnjë sipërfaqe të gjelbër.

Farkë, Liqeni, Zogu i Zi... “Shoferi” (DHJUSI) që uFarkë, Liqeni, Zogu i Zi... “Shoferi” (DHJUSI) që u

Farkë, Liqeni, Zogu i Zi... “Shoferi” (DHJUSI) që u

Zona lindore e Liqenit të Farkës, ku do të ndërtohet resorti “Albora’s Lake”, me 17 kulla nga 30 kate secila

Personat me influencë në zonë, siç janë vëllezërit Qefalia apo dhëndri i tyre Aleksandër Vasili, kanë filluar prej kohësh sistemimin e sheshit të ndërtimit. VoxNews ka mësuar se më datë 18 prill 2025, Këshillit Kombëtar të Territorit, miratoi projekt me numër rendor 45 të emërtuar “Albora’s Lake”. Ende sot e kësaj dite nuk është zbardhur leja e ndërtimit .

Por, ndryshe nga punimet në terren, leja i është dhënë firmës “Lion Construction”, pronat i së cilës është z. Bardhujs Bushaj, me 50 % të aksioneve. Disa muaj më parë, VoxNews faktoi se punimet për atë kompleks kishin filluar shumë kohë më parë, ku mjetet e rënda të firmës prishën edhe një rrugë.

 Në video: Zona lindore e Liqenit të Farkës, ku do të ndërtohet resorti “Albora’s Lake”, me 17 kulla nga 30 kate secila

VoxNews është rikthyer ditët e fundit në atë zonë, duke filmuar dhe fotografuar të gjithë truallin ku do të vendosen kullat 30 katëshe. Firmat kanë kryer të gjithë sistemimin e zonës, ndërkohë që kanë rregulluar edhe rrugën që shkatërruan, si për të mbuluar skenën e krimit. Çuditërisht asnjë institucion nuk veproi për këtë skandal, për punimet e kullave para lejes apo edhe për prishjen e rrugës.

Të gjithë u fshehën, teksa zona siç duket edhe nga videot dhe fotot e VoxNews, duket gati për të ngulur përbindëshat 30 kate. Por, a ka një studim që zona në fjalë mund të mbajë këto kulla? A është miratuar ndonjë plan tjetër urbanistik që në zonën në fjalë të vendosen pallate shumëkatëshe?

Farkë, Liqeni, Zogu i Zi... “Shoferi” (DHJUSI) që u

Në fotot: Projekti me 17 kulla nga 30 kate te zona e Kodrave të Liqenit të Farkës

Deri më sot, s’është publikuar asnjë informacion për studime, teksa projekti ka avancuar dhe firma ka publikuar maketin. Përveç këtyre kullave, në të gjithë zonën do të ndërtohen të tjera pallate, a thua sikur të jetë në zonë urbanë dhe jo në një zonë të gjelbër. Babëzia e ndërtimeve e ka prekur rëndë, ku Liqeni i Farkës është shndërruar në një kantier të stërmadh me beton. Aq më tepër që zona ku do vendosen kullat ka qenë një përrua, që furnizonte edhe Liqenin me ujë.

VoxNews ka mësuar se për zaptimin e pronës ka nisur një kalvar i gjatë, pasi persona që kanë pushtet dhe influencë në atë zonë kanë filluar “operacionin” për t’a përvetësuar. Pallatet do të ngrihen në pjesën lindore të Liqenit të Farkës, në një zonë të pjerrët, teksa firma e cila ka kryer punime në atë zonë është “Al Point” shpk, me pronar Aleksandër Vasili, një përmetar në origjinë, por që filloi të marrë tendera, leje nga KKT-ja, në momentin që u bë dhëndër në familjen Qefalia. Ai është burri i vajzës së Kujtim Qefalisë, ish-kryetarit të Komunës Dajt dhe më pas u bë Administrator i Njësisë Dajt. Kujtimi është vëllai i deputetit të Partisë Socialistë, Xhemal Qefalia.

Ka dyshime të mëdha se vjehrri dhe vëllai i vjehrrit e kanë “ndihmuar” Vasilin për të kryer ato punime. Dy Qefalinjtë kanë ndikim mjaft të madh në zonën e Dajtit, të cilën e kanë drejtuar dhe njëri prej tyre është përfaqësues në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë, çuditërisht zona që ka kryer punime Vasili është në administrimin dhe në territorin e Njësisë Administrative Dajt.

Një “krushqi” që po rezulton fatsjellëse, edhe për Dhjusin, i cili me këto lidhje po ndihet akoma më shumë si një oligark i mirëfilltë. VoxNews ka mësuar se vetë Kujtim Qefalia ka “negociuar” me banorët që ankoheshin për punimet në muajin janar 2025. A mos ndoshta lidhjet e Qefalinjve me pushtetin kanë sjellë përfitimin e një prone të stërmadhe shtetërore?

Të bësh punime pa dalë leja, të shembësh rrugën e të mos hetohesh, të marrësh një super pronë shtetërore dhe të mos të të hyjë “gjemb në këmbë”, padyshim që duhet të kesh lidhje deri sipër pushtetin qendror. Padyshim që përmetari Aleksandër Vasili s’i ka pasur, por njerëzit për të cilët ai ka punuar, vjehrri, vëllai i vjehrrit dhe VIP-at pas Dhjusit kanë lidhje të forta.

Farkë, Liqeni, Zogu i Zi... “Shoferi” (DHJUSI) që u

Farkë, Liqeni, Zogu i Zi... “Shoferi” (DHJUSI) që u

Në foto: Projektet e firmës Lion Residencë në zonën e Liqenit Artificial dhe në zonën e Laprakës

Kompania ka marrë dhjetëra leje, por më të bujshmet janë padyshim komplekset e kullave në zonën e Liqenit Artificial. Madje, e njëjta firmë po ndërton edhe një kullë të stërmadhe në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha”.

Janë padyshim projekte të mëdha, ku vetëm Dhjusi nuk mund ti merrte këto leje. Por, kë ka mbrapa? Me letra ai është ortak me Erion Ginën, gjithashtu është aksioner edhe të firma “Ante-Group”, me Enka Qefalia, Entela Merko, Gjysho Merko dhe Kristjan Merko.

Gjithashtu, ai është aksioner edhe te firma “Seaside Construction” me Ginën dhe Florenc Gjikurinë. Kjo firmë ka marrë disa leje në zonën e Palasës për ndërtime resortesh dhe hotele luksoze.

Ndërkohë, Dhjusi është aksioner edhe te firma “Golden Key”, një firmë që ka marrë leje dhe menaxhon resortet. Por, pikërisht firma e tij e fundit e lidh atë me një tjetër kompani.

Farkë, Liqeni, Zogu i Zi... “Shoferi” (DHJUSI) që u

Në foto: Projekti i Lion Construction dhe Top Seven në Laprakë, ngjitur me njëri tjetrin

Bardhjusi është i njohur për lidhje me VIP-a apo me firma të tjera, me të cilët bashkëpunon për ngritjen e kullave apo resorteve. Ndërkohë, VoxNews ka mësuar se e njëjta firma ka bashkëpunim edhe me një tjetër kompani, si “Top Seven”, e cila me letra është në pronësi të znj. Erinda Lutaj.

Për koincidencë ose jo, projekti i firmës Lion në zonën e Laprakës është ngjitur me një tjetër kullë, e firmës Top Seven. Ka dyshime se pronari është i njëjtë, ndërkohë që njëherë përdor emrin e Lutajt dhe njëherë emrin e Dhjusit. /voxnews.al 

Etiketat: bardhjus bushajdhjusierinda lutajkullatspaktiranetop seven
Artikulli para

Shqiptarët bashkohen për të ndihmuar Tonin dhe Nidën e “Farma Sotira” pas zjarrit në fermë

Artikulli pas

Edhe Banka Kombëtare Tregtare në “çorbën e prishur” të Aeroportit të Vlorës, a do të përdoret si mashë për përzënien e Behgjet Pacollit?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Njerëzit “derdhen lumë” në rrugë, qeveria bullgare tërhiqet nga buxheti i ri dhe propozimi për rritjen e taksave
Aktualitet

Njerëzit “derdhen lumë” në rrugë, qeveria bullgare tërhiqet nga buxheti i ri dhe propozimi për rritjen e taksave

2 Dhjetor, 2025
Zbardhet kërkesa e Qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese për Ballukun: Prezulloni menjëherë vendimin e GJKKO
Aktualitet

Çështja e Ballukut kalon te trupa gjyqësore e “Kushtetueses”

2 Dhjetor, 2025
Dita e tretë e protestës, fermerët në Greqi nuk ndalen, paralajmërojnë bllokimin e porteve
Aktualitet

Dita e tretë e protestës, fermerët në Greqi nuk ndalen, paralajmërojnë bllokimin e porteve

2 Dhjetor, 2025
Si po e përdorin mësuesit në Europë inteligjencën artificiale dhe cili vend kryeson?
Aktualitet

Si po e përdorin mësuesit në Europë inteligjencën artificiale dhe cili vend kryeson?

2 Dhjetor, 2025
Rrëfimet e të miturve “shoferë”, 1 në 5 të shoqëruar nga Policia kapen pas timonit
Aktualitet

Rrëfimet e të miturve “shoferë”, 1 në 5 të shoqëruar nga Policia kapen pas timonit

1 Dhjetor, 2025
A duhet të themi gjithmonë “po” në punë?
Aktualitet

A duhet të themi gjithmonë “po” në punë?

1 Dhjetor, 2025
Artikulli pas
Edhe Banka Kombëtare Tregtare në “çorbën e prishur” të Aeroportit të Vlorës, a do të përdoret si mashë për përzënien e Behgjet Pacollit?

Edhe Banka Kombëtare Tregtare në "çorbën e prishur" të Aeroportit të Vlorës, a do të përdoret si mashë për përzënien e Behgjet Pacollit?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon
Aviacion

Rritja e çmimeve zhvlerëson pagat, sot rroga mujore vlen 130 euro më pak se në vitin 2020

Nga SkyWeb
17 Shtator, 2025
0

Paga reale mesatare mujore bruto ishte vetëm 70,288 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare...

Lexo të plotë
A keni dëgjuar një zhurmë si “lehje qeni” kur po prisni të fluturoni me një Airbus A320? Pse NDODH

A keni dëgjuar një zhurmë si “lehje qeni” kur po prisni të fluturoni me një Airbus A320? Pse NDODH

19 Tetor, 2025
Shqiptarët po përdorin gjithnjë e më shumë telefonin për transaksione bankare

Shqiptarët po përdorin gjithnjë e më shumë telefonin për transaksione bankare

10 Maj, 2025
Rama në Njësinë 3: Pensionistët dhe rritja e pagës minimale, boshti i buxhetit të ri

Rama në Njësinë 3: Pensionistët dhe rritja e pagës minimale, boshti i buxhetit të ri

15 Nëntor, 2025
Presidenti Begaj uron SHBA-në për 4 Korrikun: Shqipëria mirënjohëse për partneritetin strategjik

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 4 Korrikun: Shqipëria mirënjohëse për partneritetin strategjik

4 Korrik, 2025

Të Fundit

TTW: Eksploroni Alpet mahnitëse Shqiptare, Boga dhe Qafa e Thorës pikat kryesore për aventura dimërore

TTW: Eksploroni Alpet mahnitëse Shqiptare, Boga dhe Qafa e Thorës pikat kryesore për aventura dimërore

2 Dhjetor, 2025
Pse bërtasin njerëzit?

Pse bërtasin njerëzit?

2 Dhjetor, 2025
Njerëzit “derdhen lumë” në rrugë, qeveria bullgare tërhiqet nga buxheti i ri dhe propozimi për rritjen e taksave

Njerëzit “derdhen lumë” në rrugë, qeveria bullgare tërhiqet nga buxheti i ri dhe propozimi për rritjen e taksave

2 Dhjetor, 2025
SIGAL paguan dëmet e 13 361 klientëve

Raporti i AMF: SIGAL IG në krye të tregut të sigurimeve, 1 në 4 dëme paguhen nga kompania

2 Dhjetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr