• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Babëzia me çmimet po merr më qafë turizmin në Shqipëri: Po vijnë gjithnjë e më pak të huaj, shqiptarët “arratisen” jashtë

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Gusht, 2025
në Kryesore, Ekonomi, Turizëm
A A
INSTAT raporton rritje të ndjeshme të net qëndrimeve në strukturat akomoduese në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria duket se po humbet ritmin e rritjes turistike që e karakterizoi vitet e fundit. Të dhënat e publikuara nga INSTAT për muajin korrik 2025 tregojnë se hyrjet e shtetasve të huaj në vend kanë shënuar një rritje minimale prej vetëm 0.4%, krahasuar me korrikun e një viti më parë.

Në total, në territorin shqiptar kanë hyrë 1.825.490 turistë të huaj, rreth 7 mijë më shumë se në korrik 2024 duke pasqyruar një ngecje.

Në tërësi, numri i hyrjeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj gjatë korrikut arriti në 2 663 010, një rritje prej 1.5%. Ndërkohë, daljet ishin më të larta, duke u rritur me 9.6% duke arritur në 2 576 342 persona. Gjatë korrikut 2025 kanë dalë nga Shqipëria rreth 78 000 shqiptarë (shih tabelën) duke pasqyruar një tendencë në rritje të bërjes së pushimeve jashtë.

Shifrat tregojnë qartë se Shqipëria nuk po ofron më të njëjtin model konkurrues të “turizmit të lirë” që e solli në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Çmimet më të larta, oferta e kufizuar e shërbimeve dhe konkurrenca rajonale duket se kanë zbehur interesin, duke sjellë një rritje të papërfillshme në kulmin e sezonit turistik.

Një tjetër tregues problematik është se hyrjet e huajve për pushime dhe vizita te të afërm ranë me 3.3% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Rritje kanë shënuar vetëm hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale (+15.6%) dhe ato për tranzit, duke sinjalizuar një ndryshim në profilin e vizitorëve.

Nga janari deri në korrik 2025, Shqipëria ka pritur rreth 6.6 milion shtetas të huaj, një rritje prej 3.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Por ky ritëm është ndjeshëm më i ulët se vitet e mëparshme, kur fluksi turistik shënonte rritje dyshifrore.

Mesazhi i korrikut është i qartë: Shqipëria nuk është më destinacioni i turizmit masiv me kosto të ulët, ndërsa trendi i promovimit përmes rrjeteve sociale e mediave online duket se nuk po e gjeneron më rritjen e shpejtë të vizitorëve. /skyweb.al

Etiketat: babeziacmimetjugshqiperiaturizemturizmi
Artikulli para

GRAFIKËT/ Drama e fermerëve, RËNIE drastike e prodhimit të grurit, tregu mbushet me import

Artikulli pas

Shpërdorimi i pasurisë kombëtare, kush e siguroi Frident Kuqin dhe Likometat se do të fitonin tenderin e naftës së Albpetrolit? Ofruan vetëm 1 cent mbi çmimin fillestar të ankandit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Ekonomi

Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!
Ekonomi

Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!

12 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Shpërdorimi i pasurisë kombëtare, kush e siguroi Frident Kuqin dhe Likometat se do të fitonin tenderin e naftës së Albpetrolit? Ofruan vetëm 1 cent mbi çmimin fillestar të ankandit

Shpërdorimi i pasurisë kombëtare, kush e siguroi Frident Kuqin dhe Likometat se do të fitonin tenderin e naftës së Albpetrolit? Ofruan vetëm 1 cent mbi çmimin fillestar të ankandit

Të Përzgjedhura

Zhdoganohen më shumë karburante dhe cigare, rriten të ardhurat nga akciza
Ekonomi

Doganat fshijnë 505 milionë lekë detyrime të papaguara

Nga SkyWeb
27 Qershor, 2026
0

Deri më tani, 264 subjekte kanë përfituar nga falja e detyrimeve doganore të papaguara deri në fund të vitit 2014....

Lexo të plotë
Tkurren industria dhe sektori i energjisë, ekonominë e mban ndërtimi

Tkurren industria dhe sektori i energjisë, ekonominë e mban ndërtimi

17 Shtator, 2025
Ishulli grek ofron bonuse për mjekët që shkojnë të punojnë aty

Ishulli grek ofron bonuse për mjekët që shkojnë të punojnë aty

27 Janar, 2026
Emergjencat shëndetësore gjatë udhëtimeve – Hajdarmataj: Polica e sigurimit, domosdoshmëri

Emergjencat shëndetësore gjatë udhëtimeve – Hajdarmataj: Polica e sigurimit, domosdoshmëri

14 Korrik, 2026
Zemra nuk rreh gjithmonë njësoj…dhe kjo mund të jetë shenjë e mirë

Zemra nuk rreh gjithmonë njësoj…dhe kjo mund të jetë shenjë e mirë

7 Maj, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr