• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

“Diella shtatzënë” me 83 fëmijë socialistë: Inteligjenca artificiale që lind kontroll politik

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Tetor, 2025
në OP-ED
A A
0
Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar
Share on FacebookShare on WhatsApp
Nga Besmir Semanaj
Në një deklaratë që do ta kish zili edhe George Orwell, Kryeministri Edi Rama njoftoi se Ministrja për Inteligjencën Artificiale, Diella, është “shtatzënë” dhe pret 83 fëmijë virtualë – nga një për secilin deputet të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Nëse në ndonjë vend tjetër lajmet për teknologjinë flasin për inovacion, në Shqipëri ajo po bëhet shtojzovalle e pushtetit politik.

Diella, aset shtetëror në shërbim partiak.
Në thelb të kësaj historie që ngjan me një skec politik të Portokallisë, fshihet një realitet i hidhur: Diella është një aset shtetëror, i financuar me fondet e buxhetit të qytetarëve shqiptarë. Por “fëmijët” e saj, këta 83 asistentë virtualë, do t’u shërbejnë vetëm deputetëve të Partisë Socialiste.
Asnjë fjalë për opozitën.
Asnjë transparencë mbi mënyrën si trajnohen, çfarë të dhënash mbledhin, apo kush kontrollon “mendimet” e tyre digjitale.
Pra, një “mëmë” teknologjike e financuar nga taksat tona, që lind vetëm për t’i shërbyer një partie.
Në pamje të parë, mund të duket një ide moderne: çdo deputet socialist do të ketë asistentin e vet virtual, që ndjek seancat, regjistron diskutimet dhe raporton gjithçka që ndodh.
Por në realitet, kjo krijon një sistem informacioni të centralizuar, ku çdo fjalë, reagim dhe qëndrim i deputetëve kalon nëpër filtrin e një “agjenti” të programuar nga vetë qeveria.
Këta “fëmijë” nuk do të jenë thjesht ndihmës; ata do të jenë dëgjuesit, regjistruesit dhe raportuesit e çdo lëvizjeje politike.
Një rrjet nervor që mban të lidhur deputetët me “nënën” e madhe – dhe me serverin e saj qeveritar.
Në fund, ky nuk është projekt për “lehtësimin e punës” së Kuvendit, por për monitorimin dhe dirigjimin e mendimit të brendshëm të grupit parlamentar.
Ideja që një AI do t’i “sugjerojë” deputetëve sesi të reagojnë, tregon një filozofi pushteti ku mendimi individual zëvendësohet nga algoritmi partiak.
Nëse deputeti harron të kthehet nga kafeja, siç tha vetë Rama me humor, “fëmija” do t’i tregojë se çfarë është thënë për të.
Në praktikë, kjo do të thotë që deputetët do të marrin informacion të filtruar, sipas narrativës që qeveria dëshiron të përforcojë.
Inteligjenca artificiale shndërrohet kështu në armë politike për kontrollin e brendshëm, jo në instrument për demokracinë digjitale.
Nëse një qeveri përdor inteligjencën artificiale për të rritur efikasitetin institucional, kjo është përparim.
Por nëse e përdor për të ndërtuar një sistem inteligjent partie, atëherë kemi hyrë në epokën e diktaturës algoritmike.
Në vend të “fëmijëve të Diellës”, ndoshta Shqipërisë i duhen shërbëtorë të publikut, jo të partisë.
Artikulli para

Pajisjet DPI u instaluan me bujë për internet më të sigurt, por AKSK ankohet sërish për probleme me sulmet kibernetike

Artikulli pas

Stacioni i Trenit kthehet në Tiranë, qeveria ndan fondin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kur teshtin njësia nr 2 në Tiranë!
OP-ED

Kur teshtin njësia nr 2 në Tiranë!

27 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Korrupsion dhe SHOW, shembulli i Serbisë: Si po i shmangen politikanët dhe biznesmenët BURGUT në Shqipëri
Kryesore

Korrupsion dhe SHOW, shembulli i Serbisë: Si po i shmangen politikanët dhe biznesmenët BURGUT në Shqipëri

27 Mars, 2026
Rritet me mbi 7 lekë çmimi i naftës, nga 182 lekë/litër deri në 189 lekë/litër
Ekonomi

Rritje çmimesh jo vetëm te karburantet: Sa do të na kushtojë KRIZA E NAFTËS

24 Mars, 2026
Si ra miti i sigurisë dhe luksit në Dubai
Ekonomi

Si ra miti i sigurisë dhe luksit në Dubai

16 Mars, 2026
Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë
OP-ED

A ulen vërtetë çmimet e karburanteve nëse qeveria futet në treg?

13 Mars, 2026
Artikulli pas
Stacioni i Trenit kthehet në Tiranë, qeveria ndan fondin

Stacioni i Trenit kthehet në Tiranë, qeveria ndan fondin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë
OP-ED

Edhe në Listën e Vizave, edhe në Bordin e Paqes? “Paradoksi” nuk është amerikan

Nga SkyWeb
19 Janar, 2026
0

Nga Adrian Thano Në pamje të parë, fakti që Shqipëria përfshihet në një listë vendesh me kufizime vizash nga Shtetet...

Lexo të plotë
Paralajmërimi amerikan, përse duhet treguar kujdes me bateritë në avion  

Paralajmërimi amerikan, përse duhet treguar kujdes me bateritë në avion  

10 Shtator, 2025
Raporti, ku mund të investoni në 2026? Zbuloni sektorët më premtues për Shqipërinë!

Raporti, ku mund të investoni në 2026? Zbuloni sektorët më premtues për Shqipërinë!

17 Janar, 2026
Ligji i ri për gjuetinë: Mes pretendimeve për mbrojtje dhe rrezikut të abuzimeve

Ligji i ri për gjuetinë: Mes pretendimeve për mbrojtje dhe rrezikut të abuzimeve

17 Janar, 2026
TTW artikull për Shqipërinë: Perla e Mesdheut me një trashëgimi të pasur kulturore

TTW artikull për Shqipërinë: Perla e Mesdheut me një trashëgimi të pasur kulturore

20 Shtator, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr