• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ligji i ri për gjuetinë: Mes pretendimeve për mbrojtje dhe rrezikut të abuzimeve

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
Ligji i ri për gjuetinë: Mes pretendimeve për mbrojtje dhe rrezikut të abuzimeve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ligji i ri për gjuetinë në Shqipëri, i miratuar në dhjetor 2025, rikthen aktivitetin e gjuetisë pas një moratoriumi 12-vjeçar, duke pretenduar masa të rrepta për mbrojtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Ai e konsideron faunën e egër pasuri kombëtare dhe vendos mekanizma për monitorim e kontroll, por ekziston frika se gjuetia mund të kthehet në presion mbi speciet e rrezikuara, për shkak të mungesës së burimeve të mjaftueshme institucionale për zbatimin e ligjit në terren.

Procedurat e lejeve dhe kriteret e moshës synojnë ta bëjnë aktivitetin më të kontrollueshëm, ndërsa gjobat e larta dhe monitorimi institucional janë menduar si garanci kundër abuzimeve. Megjithatë, organizatat mjedisore nuk kanë reaguar fuqishëm ndaj miratimit të ligjit, duke e parë kryesisht si një hap pozitiv drejt kontrollit të gjuetisë, pa u ndalur në problematikat e dispozitave specifike.

Çështja më kritike e ligjit është përcaktimi dhe menaxhimi i zonave të gjuetisë. Ligji ngarkon bashkitë me përgjegjësinë e përcaktimit të zonave, megjithëse dihet se ato nuk kanë mjetet dhe burimet e nevojshme për ta kryer këtë proces si duhet. Menaxhimi i zonës së gjuetisë i besohet një menaxheri të përzgjedhur me tender, i cili ka kompetenca të plota, përfshirë hartimin e planit vjetor të përdorimit të faunës së egër.

Ky rol i gjerë i menaxherit, i orientuar drejt biznesit, ngre shqetësime mbi saktësinë e inventarit të llojeve dhe rrezikun e manipulimeve, sidomos kur ligji lejon gjuetinë vetëm deri në 10 për qind të shtesës natyrale të popullatës së një lloji.

Ligji përcakton gjithashtu që qiraja e zonës së gjuetisë të llogaritet mbi bazën e vlerës së gjuetisë vjetore, duke e lidhur drejtpërdrejt me inventarizimin e kafshëve të egra. Por, në mungesë të menaxherit, nuk është e qartë kush e kryen inventarin, duke lënë hapësirë për pasaktësi dhe abuzime. Për më tepër, menaxheri përcakton edhe tarifat për përdorimin e zonës, duke i bazuar në planin e biznesit që i ka siguruar menaxhimin.

Dispozitat kalimtare e ngarkojnë qeverisjen vendore me të gjitha përgjegjësitë e menaxherit deri në përzgjedhjen e tij, duke krijuar mbingarkesë dhe konfuzion. Njëkohësisht, ligji përcakton se gjuetia nuk mund të ushtrohet në asnjë zonë pa miratimin e planit vjetor të përdorimit të zonës së gjuetisë, i cili duhet të hartohet nga bashkitë. Kjo ose e bën të pamundur hapjen e gjuetisë, duke zgjatur moratoriumin me pengesa ligjore, ose krijon hapësira të gjera për abuzime.

Si përfundim, ligji i ri për gjuetinë, ndonëse paraqitet si një instrument modern për menaxhimin e faunës së egër, në praktikë ngre më shumë pikëpyetje sesa zgjidhje.

Ngarkimi i bashkive me detyra që tejkalojnë kapacitetet e tyre, fuqizimi i menaxherit privat me kompetenca të gjera dhe paqartësitë mbi inventarizimin e faunës krijojnë një terren të pasigurt për zbatimin e ligjit. Pa transparencë, pa burime të mjaftueshme dhe pa mekanizma të fortë kontrolli, ky ligj rrezikon të kthehet në një burim abuzimesh dhe të minojë përpjekjet e deritanishme për mbrojtjen e biodiversitetit në Shqipëri.

Një rrugëdalje e arsyeshme për të adresuar mangësitë e ligjit aktual për gjuetinë do të ishte zgjatja e ndalimit të gjuetisë për një periudhë 2–3 vjeçare. Kjo do të krijonte hapësirën e nevojshme për të organizuar një sistem të ndërlikuar, për të hartuar aktet nënligjore që mungojnë, për të përgatitur një program kombëtar të gjuetisë dhe për të përcaktuar qartë zonat ku ajo mund të zhvillohet.

Në të njëjtën kohë, kjo periudhë do të shërbente për trajnimin dhe forcimin e kapaciteteve të stafeve lokale, duke garantuar zbatimin korrekt dhe të qëndrueshëm të ligjit, në përputhje me standardet e mbrojtjes së biodiversitetit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore./Genti Kromidha, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri

Artikulli para

Mbaroi ndërgjegjësimi, tani Tatimet nisin kontrollet në kantiere ndërtimi për deklarimin e PAGAVE

Artikulli pas

Dalin pamjet satelitore, si u përmbyt Shqipëria gjatë javës së kaluar

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rikthehet lotaria amerikane, cilat janë kriteret për të aplikuar
Aktualitet

Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027, pezullohet regjistrimi për Green Card

31 Tetor, 2026
Masat e reja të qeverisë për fëmijët, zgjatet koha e qendrimit në shkollë
Aktualitet

Masat e reja të qeverisë për fëmijët, zgjatet koha e qendrimit në shkollë

31 Tetor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës
Aktualitet

Mbi 300 tonë mbetje të rrezikshme në qiell të hapur, Prokuroria nis hetimet ndaj Albchrome

31 Tetor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!
Aktualitet

Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

30 Tetor, 2026
Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00
Aktualitet

Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

30 Tetor, 2026
Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit
Aktualitet

Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

30 Tetor, 2026
Artikulli pas
Dalin pamjet satelitore, si u përmbyt Shqipëria gjatë javës së kaluar

Dalin pamjet satelitore, si u përmbyt Shqipëria gjatë javës së kaluar

Të Përzgjedhura

Amerikanët, park eolik 600 MW në Tropojë, Balluku zbulon detajet
Ekonomi

Amerikanët, park eolik 600 MW në Tropojë, Balluku zbulon detajet

Nga SkyWeb
12 Janar, 2026
0

Kryeministri Edi Rama, së bashku me zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, prezantuan investimin për parkun eolik...

Lexo të plotë
Media italiane zbulon 15 mrekullitë e Shqipërisë

Media italiane zbulon 15 mrekullitë e Shqipërisë

1 Korrik, 2026
Roli i këshillave të medias në ruajtjen e vlerave etike të gazetarisë

Roli i këshillave të medias në ruajtjen e vlerave etike të gazetarisë

22 Korrik, 2025
Kujt do t’i bëhen peshqesh toka, pyje e burime ujore? 59 Monumente Natyre drejt heqjes nga lista e mbrojtjes

Kujt do t’i bëhen peshqesh toka, pyje e burime ujore? 59 Monumente Natyre drejt heqjes nga lista e mbrojtjes

30 Tetor, 2026
Vetëm 6 vende kanë nëndetëse bërthamore, a ka nevojë Evropa për më shumë?

Vetëm 6 vende kanë nëndetëse bërthamore, a ka nevojë Evropa për më shumë?

9 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Gripi po rikthehet më herët se zakonisht

Gripi po rikthehet më herët se zakonisht

31 Tetor, 2026
Rikthehet lotaria amerikane, cilat janë kriteret për të aplikuar

Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027, pezullohet regjistrimi për Green Card

31 Tetor, 2026
500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

31 Tetor, 2026
Raportime për efekte të rënda anësore, EMA nis vlerësimin e ilaçit kundër depresionit dhe ankthit

Raportime për efekte të rënda anësore, EMA nis vlerësimin e ilaçit kundër depresionit dhe ankthit

31 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr