• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 1 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Trump e quan të mrekullueshëm takimin me Xi, shpresa për uljen e tensioneve tregtare SHBA-Kinë

Editor Nga Editor
30 Tetor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Trump e quan të mrekullueshëm takimin me Xi, shpresa për uljen e tensioneve tregtare SHBA-Kinë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, janë takuar për herë të parë pas gjashtë vitesh, një takim që ka rritur shpresat për uljen e tensioneve mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Trump e përshkroi takimin, i cili u zhvillua në Korenë e Jugut, si “të mrekullueshëm”, ndërsa Pekini deklaroi se të dyja palët kishin arritur një “konsensus për zgjidhjen e çështjeve kryesore tregtare”.

Marrëdhëniet SHBA–Kinë kanë qenë të tensionuara që kur Trump filloi vendosjen e tarifave mbi produktet kineze, të cilave Pekini iu përgjigj me masa reciproke. Edhe pse në maj u arrit një “armëpushim” tregtar, tensionet mbetën të larta.

Takimi i së enjtes nuk solli një marrëveshje formale, por deklaratat e të dyja palëve sugjerojnë se janë më afër një marrëveshjeje, detajet e së cilës janë negociuar prej kohësh në prapaskenë. Zakonisht, marrëveshjet tregtare kërkojnë vite për t’u përfunduar, por administrata aktuale amerikane i ka detyruar vendet partnere të veprojnë me shpejtësi.

Një arritje e rëndësishme për Trump është se Kina ka rënë dakord të pezullojë kufizimet e eksportit të metaleve të rralla, të cilat janë jetike për prodhimin e gjithçkaje, nga telefonat inteligjentë deri te avionët luftarakë.

Presidenti amerikan, në një deklaratë për gazetarët në avionin “Air Force One”, u shpreh i entuziazmuar se Kina do të nisë menjëherë blerjen e “sasisë së madhe të sojës dhe produkteve të tjera bujqësore amerikane”. Tarifat hakmarrëse të Pekinit kishin ndaluar praktikisht importet e sojës nga SHBA, duke dëmtuar fermerët amerikanë.

Megjithatë, nuk pati ndonjë përparim të dukshëm në çështjen e TikTok-ut. SHBA kërkon që operacionet amerikane të aplikacionit të ndahen nga kompania mëmë kineze, ByteDance, për arsye sigurie kombëtare. Pekini deklaroi se do të vazhdojë të punojë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Nga ana tjetër, SHBA ka njoftuar se do të heqë pjesërisht disa tarifa të vendosura mbi Kinën për shkak të përbërësve që përdoren në prodhimin e fentanilit, drogë që ka shkaktuar krizë të thellë në SHBA. Megjithatë, pjesa tjetër e tarifave do të mbetet në fuqi, që do të thotë se mallrat kineze që hyjnë në tregun amerikan do të vazhdojnë të taksohen me më shumë se 40%.

Trump gjithashtu deklaroi se Kina do të ketë mundësinë të zhvillojë bisedime me Jensen Huang, shefin e kompanisë amerikane të teknologjisë Nvidia. Kompania është në qendër të përplasjes mes dy vendeve për çipat e inteligjencës artificiale: Kina kërkon akses në çipa të nivelit të lartë, ndërsa SHBA po e kufizon atë për arsye sigurie kombëtare.

Pekini gjithashtu e ka ftuar Trumpin për një vizitë në Kinë në prill, një tjetër shenjë e përmirësimit të marrëdhënieve. /Skyweb.al

Etiketat: Donald trumpKinaXi
Artikulli para

Raporti 9-mujor i AMF: SIGAL IG paguan ¼ e dëmeve të të gjithë tregut

Artikulli pas

Energjia diellore nga orbita në Tokë, një ide e vjetër që po bëhet realitet

Editor

Editor

Nga Kategoria

Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA
Ekonomi

Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

1 Prill, 2026
Trump, dy alternativa për aleatët: Blini naftë nga ne ose shkoni në Hormuz!
Ekonomi

Trump, dy alternativa për aleatët: Blini naftë nga ne ose shkoni në Hormuz!

31 Mars, 2026
EKSKLUZIVE/ Skandali i AKSHI-t zhvendoset në KQZ: Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Skandali i AKSHI-t zhvendoset në KQZ: Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST

31 Mars, 2026
Kina pezullon blerjen e naftës ruse
Ekonomi

Konflikti në Lindjen e Mesme, vazhdon rritja e çmimit të naftës

31 Mars, 2026
Sot afati i fundit për plotësimin e DIVA-s, Tatimet kujtojnë gjobat: Mos u vononi, penalizoheni
Ekonomi

Sot afati i fundit për plotësimin e DIVA-s, Tatimet kujtojnë gjobat: Mos u vononi, penalizoheni

31 Mars, 2026
Në kulmin e krizës, shteti i shet “qelepir” 2.3 milionë litra naftë (të cilësisë së lartë) kompanisë Gega Oil
Ekonomi

Në kulmin e krizës, shteti i shet “qelepir” 2.3 milionë litra naftë (të cilësisë së lartë) kompanisë Gega Oil

31 Mars, 2026
Artikulli pas
Energjia diellore nga orbita në Tokë, një ide e vjetër që po bëhet realitet

Energjia diellore nga orbita në Tokë, një ide e vjetër që po bëhet realitet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sa duhet të jetë taksa për shtëpitë e dyta dhe të treta? Ndërtuesit bëjnë propozimin e tyre
Ekonomi

RAPORTI/ Gjysma e evropianëve s’mund të blejnë një shtëpi

Nga SkyWeb
19 Shkurt, 2026
0

Shumë evropianë nuk janë optimistë për blerjen e një shtëpie. Në 23 vende, pothuajse gjysma thonë se nuk do të...

Lexo të plotë
Koreja e Veriut teston motorin e raketës që mund të arrijë SHBA-në, pretendon Kim Jong Un

Koreja e Veriut teston motorin e raketës që mund të arrijë SHBA-në, pretendon Kim Jong Un

29 Mars, 2026
Barcelona rrit taksat për turistët pas protestave të banorëve

Barcelona rrit taksat për turistët pas protestave të banorëve

26 Shkurt, 2026
Tatimet nisin verifikimin e apartamenteve të lëshuara me Booking dhe AirBNB

Tatimet nisin verifikimin e apartamenteve të lëshuara me Booking dhe AirBNB

12 Qershor, 2025
Lëshimi i apartamenteve me qira ditore nuk kërkon NIPT, por tatimi do të paguhet te DIVA

Lëshimi i apartamenteve me qira ditore nuk kërkon NIPT, por tatimi do të paguhet te DIVA

22 Shtator, 2025

Të Fundit

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

1 Prill, 2026
Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

1 Prill, 2026
LISTA/ Nis mes debatesh zbatimi i Smart City, shkollat e para ku do të instalohen kamerat

LISTA/ Nis mes debatesh zbatimi i Smart City, shkollat e para ku do të instalohen kamerat

31 Mars, 2026
Trump, dy alternativa për aleatët: Blini naftë nga ne ose shkoni në Hormuz!

Trump, dy alternativa për aleatët: Blini naftë nga ne ose shkoni në Hormuz!

31 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr