• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

PROFIL/ “Arkitekti” i së majtës, jeta politike e Fatos Nanos, nga burgu te betejat brenda PS

Editor Nga Editor
31 Tetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
PROFIL/ “Arkitekti” i së majtës,  jeta politike e Fatos Nanos, nga burgu te betejat brenda PS
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ka ndërruar jetë këtë të premte,  ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, në moshën 73 vjeçare. Ai ndodhej në reanimacion prej gati një muaji për shkak të problemeve të rënda shëndetësore.

Nano ka qenë figurë kyçe në skenën politike shqiptare. Themelues i Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) dhe kreu i saj për 13 vjet, si dhe kryeministër i Shqipërisë në tri periudha.

Ai mbajti postin e kryeministrit nga 22 shkurt 1991 deri më 4 qershor 1991, nga 25 korrik 1997 deri më 27 shtator 1998, dhe nga 29 shtator 2002 deri më 1 shtator 2005. Po ashtu, u zgjodh kryetar i PS-së më 12 qershor 1991 dhe qëndroi në këtë detyrë deri më 3 korrik 2005.

Nano nisi karrierën politike në vitin 1991, kur u emërua kryeministër i qeverisë së tranzicionit për të organizuar zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri, në të njëjtin vit, dhe për të përgatitur vendin për kalimin drejt ekonomisë së tregut dhe demokracisë. Në zgjedhjet e 31 marsit 1991, PS fitoi dhe ai u emërua përsëri kryeministër. Pas vetëm dy muajsh dha dorëheqjen.

Në mars 1992 PS humbi zgjedhjet, pas një viti – në 1993 – Nano u burgos nën akuzë për korrupsion dhe abuzim detyre, gjë që për socialistët u perceptua si një shpagim politik ndaj opozitës së tij ndaj qeverisë së kohës.

Gjatë vitit 1994 u zhvilluan në Shqipëri skemat piramidale që çuan në vitin 1997 në revoltën e armatosur, e cila çoi në zgjedhje të parakohshme. Në këtë kohë Nano u lirua nga burgu pas një amnistie të shpallur nga presidenti i atëhershëm. Zgjedhjet u fituan nga PS-ja, dhe presidenti atëherë zgjodhi Nano kryeministër. Në shtator 1998, vrasja e Azem Hajdari solli reagime të forta në publik dhe Nano dha dorëheqjen.

Më 3 korrik 2005 PS humbi zgjedhjet dhe shumicën parlamentare ndaj partisë rivale. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bë kryeministër dhe më 1 shtator 2005 Nano dha dorëheqjen edhe si kryetar partie.

Më 8 korrik 2007 ai kandidonte për president, por nuk mori mbështetjen e duhur dhe u tërhoq nga përfshirja aktive në politikë. Si deputet ka përfaqësuar zonat e Kuçovës, Tepelenës dhe Sarandës.

Nano kreu shkollimin e tij fillimisht në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë. Pastaj studioi në Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. Në vitin 1975 kreu specializime në ekonomi politike. Më 1983 mori titullin “Doktor i Shkencave” në fushën e ekonomisë, dhe në vitin 2000 u dekori me titullin “Profesor Doktor” në ekonomi. Nga Universiteti Ndërkombëtar i Milanos dhe Universiteti i Barit (Itali) ai mori tituj “Doctor Honoris Causa” në fushën e ekonomisë dhe komunikimit.

Në largim të tij, Shqipëria humbet një figurë që ka luajtur rol kyç në transformimin politik të vendit në periudhën e pas-komunizmit. /Skyweb.al

Etiketat: fatos nano
Artikulli para

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun

Artikulli pas

TË GJITHA DETAJET/ Mbi 30 milionë euro PLUS për turqit, por tunelin e hapi “Gjoka”: TENDERI që po i “ha kokën” Belinda Ballukut dhe një foto me Ramën dhe Ahmetajn në Ankara

Editor

Editor

Nga Kategoria

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Artikulli pas
TË GJITHA DETAJET/ Mbi 30 milionë euro PLUS për turqit, por tunelin e hapi “Gjoka”: TENDERI që po i “ha kokën” Belinda Ballukut dhe një foto me Ramën dhe Ahmetajn në Ankara

TË GJITHA DETAJET/ Mbi 30 milionë euro PLUS për turqit, por tunelin e hapi "Gjoka": TENDERI që po i "ha kokën" Belinda Ballukut dhe një foto me Ramën dhe Ahmetajn në Ankara

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fluturim direkt Shqipëri–Izrael: 3 herë në javë nga Tirana në Tel Aviv
Aviacion

Fluturim direkt Shqipëri–Izrael: 3 herë në javë nga Tirana në Tel Aviv

Nga SkyWeb
4 Prill, 2025
0

Shqipëria dhe Izraeli nga sot janë më afër se kurrë më parë, pasi kanë nisur fluturimet ajrore të rregullta tre...

Lexo të plotë
Konflikti në Lindjen e Mesme, si pritet të ndikojë turizmin shqiptar

Lufta në Lindjen e Mesme godet aviacionin, rriten çmimet e biletave dhe miliarda të humbura në tregje

21 Mars, 2026
Nis numërimi në Hotolisht, PS në avantazh ndaj PD-ASHM

Nis numërimi në Hotolisht, PS në avantazh ndaj PD-ASHM

12 Maj, 2025
Katër gabimet që nuk duhet t’ bëni kurrë me mikrovalën

Katër gabimet që nuk duhet t’ bëni kurrë me mikrovalën

5 Janar, 2026
Nga paga minimale 500 euro deri te mbështetjet për sipërmarrësit, programi i qeverisë së re

Në Ballkan gratë paguhen më pak se burrat

8 Mars, 2026

Të Fundit

Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

28 Mars, 2026
Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr