• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 19 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Tetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar se zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht si e pandehur në lidhje me procedurat e tenderit të tunelit të Llogarasë.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, ndaj Ballukut është ngritur akuza për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, në bashkëpunim me persona të tjerë, në bazë të neneve 258/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Hetimi po zhvillohet në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, i bashkuar me dy procedime të tjera të hapura në vitin 2024 (nr. 167 dhe 181).

Objekt i hetimit janë veprimet e kryera nga Balluku në cilësinë e ministres, lidhur me procedurën e prokurimit për “Ndërtimin e tunelit të Llogarasë”, pjesë e segmentit rrugor Orikum–Himarë të autostradës SH8 (Vlorë–Sarandë).

Sipas SPAK, tenderi fillestar ishte zhvilluar më 11 dhjetor 2020, ndërsa pas anulimit të tij, procedura u rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej 18.96 miliardë lekësh pa TVSH.

Balluku është njoftuar zyrtarisht për akuzën më 21 tetor 2025, përmes shkresës nr. 37398. Pas kërkesës së saj për shtyrje, SPAK ka përcaktuar datën 31 tetor 2025, ora 15:00, për paraqitjen e saj pranë organit procedues.

Ky është zhvillimi më i fundit në hetimin e SPAK për tenderin e Llogarasë, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore të qeverisë, i cili ka qenë prej kohësh në qendër të debatit publik për transparencën e procedurave dhe kostot e larta të ndërtimit./skyweb.al

Artikulli para

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

Artikulli pas

PROFIL/ “Arkitekti” i së majtës, jeta politike e Fatos Nanos, nga burgu te betejat brenda PS

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bota ka mbushur hambarët me drith dhe vaj duke pritur efektet shkatërruese të El Nino
Ekonomi

Bota ka mbushur hambarët me drith dhe vaj duke pritur efektet shkatërruese të El Nino

19 Gusht, 2026
Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD
Ekonomi

Bitcoini rritet vrullshëm pas njoftimit nga Thesari Amerikan

19 Gusht, 2026
Kinezët prezantojnë robotët e rinj, synojnë përdorim në shkallë të gjerë
Aktualitet

Kinezët prezantojnë robotët e rinj, synojnë përdorim në shkallë të gjerë

19 Gusht, 2026
TENDERËT/ 5D-ja e madhe në Bashkinë Durrës, të cilën s’ka guxim ta hetojë ASKUSH
Aktualitet

TENDERËT/ 5D-ja e madhe në Bashkinë Durrës, të cilën s’ka guxim ta hetojë ASKUSH

19 Gusht, 2026
BKH monitoroi aktivitetin në Moyo Club teksa performonte Dj Orhan, 15 mijë euro porosia e një tavoline: Krimi dhe korrupsioni bëhen bashkë
Aktualitet

BKH monitoroi aktivitetin në Moyo Club teksa performonte Dj Orhan, 15 mijë euro porosia e një tavoline: Krimi dhe korrupsioni bëhen bashkë

19 Gusht, 2026
Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht
Ekonomi

Ushqimet dhe transporti mbajnë lartë çmimet në Shqipëri

19 Gusht, 2026
Artikulli pas
PROFIL/ “Arkitekti” i së majtës,  jeta politike e Fatos Nanos, nga burgu te betejat brenda PS

PROFIL/ "Arkitekti" i së majtës, jeta politike e Fatos Nanos, nga burgu te betejat brenda PS

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nesër Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Nesër Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

Nga Editor
18 Tetor, 2025
0

“Tirana Marathon” mbledh nesër mijëra vrapues nga e gjithë bota.  Policia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen...

Lexo të plotë
Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES

Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES

17 Prill, 2026
Brenda qytetit ku macet sundojnë rrugët

Brenda qytetit ku macet sundojnë rrugët

21 Nëntor, 2025
Prapaskenat në Aeroportin e Vlorës, plas sherri mes Behgjet Pacollit dhe ortakut: Kush po kërkon të marrë investimin?

734 milionë euro në lojë, rusët dhe shteti: Prapaskenat e përplasjes në Aeroportin e Vlorës

21 Tetor, 2025
Jo vetëm studentët e Akademisë së Sigurisë, kompania SORI-AL furnizon me ushqim edhe spitalet: A ka rrezik?

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, merret në pyetje administratorja e “Sori-Al” Alma Tafani

26 Qershor, 2026

Të Fundit

Google blen 10 mln dollarë databazën e brendshme të Spirit për të trajnuar sistemet e Inteligjencës Artificiale

Google blen 10 mln dollarë databazën e brendshme të Spirit për të trajnuar sistemet e Inteligjencës Artificiale

19 Gusht, 2026
Bota ka mbushur hambarët me drith dhe vaj duke pritur efektet shkatërruese të El Nino

Bota ka mbushur hambarët me drith dhe vaj duke pritur efektet shkatërruese të El Nino

19 Gusht, 2026
Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

19 Gusht, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Media britanike: Shqipëria destinacioni i përballueshëm për pushime ku turistët po dynden

19 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr