• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Fokus

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli i paditur apo djallëzor?

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Nëntor, 2025
në Fokus, Kryesore
A A
0
Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli i paditur apo djallëzor?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Skyweb.al

Behgjet Pacolli bëri mbrëmë një deklaratë të çuditshme, duke vënë në dyshim aftësinë e tij për të lexuar dhe kuptuar atë që lexon, ndërsa duket se përmes kësaj manovre po tenton të bëjë “nul” firmën në një dokument që më pas ka shërbyer për kalimin e 47 për qind të aksioneve të “Vlora International Airport” te Valon Ademi.

Përmes disa shpjegimeve të vagullta që nuk lidhen me realitetin dhe kapacitetet procesuese të informacionit që duhet të ketë një biznesmen i kalibrit të tij, Pacolli tha në “Opinion” se nuk njihte dokumentin e firmosur pranë noteres në Tiranë, përmes të cilit Valon Ademi merr aksionet si kundërvlerë e punës së kryer në aeroportin e Vlorës.

Pacolli akuzon Valon Llukën, ish-administrator i aeroportit, se ka keqpërdorur firmën e tij.

Sipas Pacollit, ai është telefonuar nga Lluka, i cili i ka kërkuar të firmosë një dokument që e autorizonte të kryente veprime në bankë, dhe ai e ka firmosur pa e parë përmbajtjen.

“Ishe me pushime në Vala Mar Lalëz, më merr Valon Lluka nga Prishtina dhe më kërkon firmën për disa veprime në bankë. Erdhi shoferi me një dosje, thava duart me peshqir dhe firmosa, por nuk e pash çfarë firmosa,” deklaroi Pacolli.

Ai shtoi se dy vite më vonë ka zbuluar se bëhej fjalë për një kontratë që parashikonte transferimin e aksioneve në prill 2025.

SKANDALI/ Biznesmen miliarder, por Behgjet Pacolli thotë se ka firmosur pa e ditur dokumentin e transferimit të aksioneve të Aeroportit të Vlorës te Valon Ademi

Familja Pacolli është kujdesur të marrë edhe një dëshmi nga shoferi, i cili konfirmon se Behgjet Pacolli firmosi pa e lexuar dokumentin.

Dëshmia është marrë më datë 25 gusht, pasi shpërtheu skandali i përplasjes me aksionerëve të Aeroportit të Vlorës.

Firmosja e një dokumenti pa ditur se çfarë përmban ai, siç pretendon Pacolli, është një nga deklaratat më të çuditshme të ndonjë biznesmeni, e thënë lehtësisht në një intervistë televizive nga një prej sipërmarrësve më të mëdhenj shqiptarë, në një tentativë për ta paraqitur veten si të mashtruar në kushtet e padijes nga kjo histori skandali në aeroportin e Vlorës.

Pacolli pranoi gjithashtu se nuk e di saktësisht sa para janë harxhuar në ndërtimin e aeroportit dhe se me Valon Ademin kishin një marrëveshje gojore për të ndarë aksionet në bazë të shpenzimeve të secilit pas përfundimit të projektit.

Behgjet Pacolli godet Ramën dhe Ballukun, konfirmon farsën me garën për Aeroportin e Vlorës: “Më mori turku në telefon…”

Por ka edhe më! Dy biznesmenës nisen për të investuar sëpaku 140 milionë euro dhe raportin e ngrenë në një marrëveshje gojore dhe jo mbi dokumente!

“Ka pasur një bisedë, se pas përfundimit të aeroportit, do shihej investimi dhe do diskutohej sa aksione do kishte secili”, shtoi Behgjet Pacolli.

Të dy, si Valon Ademi ashtu edhe Behgjet Pacolli, përmes aferave mes tyre dhe përplasjes me autoritetet shqiptare për çështjen e aksioneve si edhe për çështje që nuk guxojnë t’i flasin publikisht, kanë marrë peng një investim strategjik për shqiptarët, ndërkohë që kishin ofruar shumë më tepër për ndërtimin krahasuar me kompaninë angleze që e mori përsipër projektin për 80 milionë euro.

Thonë se hajdutët nuk grindën kur vjedhin, por kur ndajnë. Urojmë të mos jetë ky rasti! /skyweb.al

Etiketat: aeroporti i vloresbehgjet pacollidelphosvalon ademi
Artikulli para

Gati 200 milionë euro të tjera për e-qeverisjen, më shumë para për Ermalin, Gerondin, Panajotin, Gentianin dhe gjithë tendermarrësit e mëdhenj të AKSHI-t

Artikulli pas

RREGULLORJA/ AKEP shtrëngon masat për kompanitë celulare dhe ISP-të pas sulmeve kibernetike

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Shqiptarët rrezikojnë të mbeten pa karburante! Importuesit e naftës, letër qeverisë pas vendimit të Bordit: Çmimet nën kosto, ndërpresim shitjen me shumicë

27 Mars, 2026
Rikthehet dimri në pranverë, bora zbardh malet: Si pritet të jetë moti në vijim
Aktualitet

Rikthehet dimri në pranverë, bora zbardh malet: Si pritet të jetë moti në vijim

27 Mars, 2026
Vaji i lulediellit shtrenjtohet deri 8%, importuesit: Çmimi do të arrijë 190 lekë për litër
Ekonomi

Vaji i lulediellit shtrenjtohet deri 8%, importuesit: Çmimi do të arrijë 190 lekë për litër

27 Mars, 2026
DOSJA/ Alarm te “prestanomet” e Ergys Agasit, nis shitja e kompanive për të humbur gjurmët
Ekonomi

Korrupsioni te AKSHI shpartallon e-shtetin, prej një muaji black out të dhënash nga thesari: Ku shkojnë paratë?

27 Mars, 2026
Korrupsion dhe SHOW, shembulli i Serbisë: Si po i shmangen politikanët dhe biznesmenët BURGUT në Shqipëri
Kryesore

Korrupsion dhe SHOW, shembulli i Serbisë: Si po i shmangen politikanët dhe biznesmenët BURGUT në Shqipëri

27 Mars, 2026
INVESTIGIMI/ Bastet pushtojnë qytetet: Kush organizon tregun e miliardave, roli i policisë, “peshkaqenët” dhe “cironkat”
Ekonomi

Bastet, qeveria nis pas dy vitesh miratimin e akteve nënligjore: Si do të jepen licencat sipas VKM-së së djeshme

27 Mars, 2026
Artikulli pas
RREGULLORJA/ AKEP shtrëngon masat për kompanitë celulare dhe ISP-të pas sulmeve kibernetike

RREGULLORJA/ AKEP shtrëngon masat për kompanitë celulare dhe ISP-të pas sulmeve kibernetike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD
Aktualitet

SPAK, gati prangat për hajdutët e fondeve IPARD

Nga SkyWeb
17 Shkurt, 2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thelluar ndjeshëm hetimet lidhur me dyshimet për abuzime me...

Lexo të plotë
Tirana, nga fundi i listës në Europë për transport publik

Tirana, nga fundi i listës në Europë për transport publik

12 Shkurt, 2026
Mbi 2 milionë shqiptarë fluturuan nga dhe drejt Rinasit gjatë tremujorit të parë 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rritje rekord të lidhjeve ajrore në Europë

23 Qershor, 2025
Evazion fiskal nga postat private, prokuroria në aksion

Evazion fiskal nga postat private, prokuroria në aksion

4 Shkurt, 2026
“AKSHI, asgjë para tij”, gazetari paralajmëron mega-skandalin me pronat pas digjitalizimit të Kadastrës

“AKSHI, asgjë para tij”, gazetari paralajmëron mega-skandalin me pronat pas digjitalizimit të Kadastrës

21 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Kur teshtin njësia nr 2 në Tiranë!

Kur teshtin njësia nr 2 në Tiranë!

27 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Favorizoi biznesin e familjarit te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë

Favorizoi biznesin e familjarit te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë

27 Mars, 2026
Paralajmërimi: Fëmijët në Roblox duhen monitoruar 24/7

Paralajmërimi: Fëmijët në Roblox duhen monitoruar 24/7

27 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr