• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 29 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Gjermanët kanë zbuluar se kush fshihet pas shkatërrimit të NordStream dhe kjo s’do t’i pëlqejë fare Perëndimit

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Nëntor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Gjermanët kanë zbuluar se kush fshihet pas shkatërrimit të NordStream dhe kjo s’do t’i pëlqejë fare Perëndimit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një hetim trevjeçar i Policisë Federale Gjermane ka hedhur dritë mbi një nga ngjarjet më të errëta të dekadës së fundit, shpërthimin e tubacioneve të gazit Nord Stream, që furnizonin Evropën me gaz rus përmes Detit Baltik.

Sipas The Wall Street Journal, hetuesit gjermanë kanë arritur në përfundimin se pas këtij sabotimi fshihet një grup ukrainas, duke ngritur tensione të reja mes aleatëve perëndimorë.

Për tre vite rresht, një skuadër elitë hetuesish është mbledhur çdo mëngjes në selinë e Policisë Federale në Potsdam, pranë Berlinit, për të zbardhur se kush qëndron pas shpërthimit të vitit 2022, i konsideruar si “akti më i madh i sabotazhit në historinë moderne”.

Rezultatet e hetimit kanë sjellë pasoja të menjëhershme politike dhe diplomatike, pasi Berlini i ka kërkuar zyrtarisht Polonisë ekstradimin e një shtetasi ukrainas të dyshuar, të quajtur Serhii K., i arrestuar në Itali dhe i përshkruar si zhytës profesionist me lidhje ushtarake.

Sipas autoriteteve gjermane, të paktën shtatë persona janë përfshirë në operacionin për shpërthimin e tubacioneve Nord Stream 1 dhe 2, mes tyre ushtarakë dhe teknikë detarë.

Hetuesit dyshojnë se grupi ka përdorur një jaht privat për të transportuar eksplozivët në fund të detit, ndërsa misioni është kryer me mbështetje logjistike dhe financiare nga burime ukrainase.

Zbulimet kanë shkaktuar çarje të thella në unitetin europian përkrah Ukrainës, ndërsa disa vende të BE-së, si Polonia dhe vendet baltike, kanë refuzuar të pranojnë versionin gjerman, duke e cilësuar veprimin si “akt kundër interesave të Rusisë dhe jo ndaj Evropës”.

Polonia madje ka refuzuar ekstradimin e një prej të dyshuarve, duke e përshkruar atë si “patriot që ka luftuar kundër ndikimit rus”.

Nga ana tjetër, Ukraina ka mohuar çdo përfshirje, duke e quajtur raportin “një përpjekje për të njollosur një vend që po lufton për mbijetesë”.

Por hetuesit gjermanë thonë se provat materiale dhe gjurmët e ADN-së të gjetura në mjetet e përdorura gjatë operacionit përputhen me individë të lidhur me forcat speciale ukrainase.

Ky hetim i thelluar po e vendos në provë solidaritetin europian dhe perëndimor me Kievin, në një kohë kur ndihma ushtarake dhe financiare për Ukrainën është në qendër të debateve në Uashington, Berlin dhe Bruksel.

Ekspertët paralajmërojnë se, nëse akuzat ndaj Ukrainës konfirmohen zyrtarisht, raporti mund të tronditë marrëdhëniet transatlantike dhe të nxisë një valë të re skepticizmi për vazhdimin e mbështetjes ndaj saj.

Aktualisht, hetimet vazhdojnë, por sipas The Wall Street Journal, për herë të parë Gjermania është e bindur se pas shpërthimeve që shkatërruan infrastrukturën energjetike europiane nuk qëndron Rusia, por Ukraina, një përfundim që mund të ndryshojë rrjedhën e politikës europiane ndaj luftës në lindje të kontinentit. /skyweb.al

Artikulli para

Një tjetër shtet europian do të ndalojë rrjetet sociale për moshën nën 15 vjeç

Artikulli pas

BSH jep alarmin për skemën e pensioneve: Duhen masa urgjente, popullsia po plaket

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet
Kryesore

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

28 Mars, 2026
“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura
Aktualitet

“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

28 Mars, 2026
Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!
Aktualitet

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

28 Mars, 2026
Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
Artikulli pas
Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

BSH jep alarmin për skemën e pensioneve: Duhen masa urgjente, popullsia po plaket

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Viktimë e iphone, si po synon “ringjalljen” legjendari Nokia
Ekonomi

Viktimë e iphone, si po synon “ringjalljen” legjendari Nokia

Nga Editor
3 Janar, 2026
0

Kompania finlandeze Nokia, dikur një emër dominues i telefonisë mobile dhe një prej viktimave kryesore të epokës së smartfonëve të...

Lexo të plotë
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

30 Tetor, 2025

Arrested for Drunk Driving, Martin Mane of Balfin Americas Crashed His Car While Intoxicated; Officer Attempts Suicide After Pressure From Superiors

15 Janar, 2025
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania

Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania

23 Tetor, 2025
Presidenti Begaj kërkon drejtësi funksionale dhe dhënien fund të zvarritjeve në gjykata

Presidenti Begaj kërkon drejtësi funksionale dhe dhënien fund të zvarritjeve në gjykata

26 Janar, 2026

Të Fundit

Pesë mënyrat e ndalimit të “scroll-it” të pafundëm të fëmijëve

Pesë mënyrat e ndalimit të “scroll-it” të pafundëm të fëmijëve

28 Mars, 2026
Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

28 Mars, 2026
Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

28 Mars, 2026
“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr