• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Projektligji për fiskalizimin, rregulla të reja për deklarimin e faturave

Editor Nga Editor
18 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Projektligji për fiskalizimin, rregulla të reja për deklarimin e faturave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ligji për fiskalizimin pritet të ndryshohet, me synimin për të forcuar kontrollin dhe gjurmueshmërinë e transaksioneve financiare.

Projektligji për “Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, i depozituar për diskutim në komisionet parlamentare, parashikon saktësime të reja për identifikimin e blerësve në rastet e eksportit të mallrave. Kur blerësi është individ, përveç emrit, mbiemrit dhe adresës, faturat do të duhet të përmbajnë edhe numrin personal të identifikimit (ID). Ky ndryshim synon të eliminojë paqartësitë në raportim dhe të sigurojë identifikim të saktë të blerësve të huaj, duke lehtësuar verifikimin nga autoritetet tatimore dhe doganore.

Një tjetër risi është shtyrja e afatit për shqyrtimin dhe plotësimin e librave të shitjes e blerjes: nga data 10, afati do të kalojë në datën 11 të muajit pasardhës. Sipas relacionit shpjegues, ky shtesë prej 24 orësh është e nevojshme për t’i dhënë sistemit kohën e duhur për përpunimin e faturave, sidomos në rastet kur faturat lejohen të lëshohen deri në datën 10 të muajit vijues.

Përvoja e zbatimit të fiskalizimit ka treguar se afati aktual prej tre ditësh për fiskalizimin e faturave të importit është shpesh i pamjaftueshëm. Pas vendosjes së mallrave në regjimin e qarkullimit të lirë, sistemi elektronik ka nevojë për kohë që të përpunojë dhe shfaqë deklaratën përkatëse, duke e bërë të vështirë për tatimpaguesit të përmbushin afatin ekzistues.

Për këtë arsye, projektligji propozon zgjatjen e afatit të fiskalizimit të faturave të importit nga 3 ditë në 7 ditë pas vendosjes së mallrave nën regjimin e qarkullimit të lirë. Ky ndryshim synon të harmonizojë kërkesat ligjore me funksionimin praktik të sistemeve elektronike dhe të lehtësojë detyrimet tatimore për bizneset.

Në tërësi, ndryshimet synojnë të rrisin transparencën fiskale, të unifikojnë terminologjinë ligjore në fushën tatimore dhe të lehtësojnë përmbushjen e detyrimeve nga tatimpaguesit, duke kontribuar në një administrim më të qëndrueshëm të të ardhurave. /Skyweb.al

Etiketat: faturatfiskalizimi
Artikulli para

Përpunuesit e Qumështit kërkojnë lehtësira nga qeveria ndërkohë që tregu është mbytur nga importi dhe qumështi pluhur

Artikulli pas

Albsig dhe Spitali “Zoja e Këshillit të Mirë” me paketë të dedikuar për kancerin e prostatës

Editor

Editor

Nga Kategoria

Nis në mars 2026, si do të aplikohet zbritja 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim te deklarata DIVA
Ekonomi

Nis në mars 2026, si do të aplikohet zbritja 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim te deklarata DIVA

19 Nëntor, 2025
Gjobat e “FORTËVE” ndaj bizneseve në Shqipëri!
Ekonomi

Si funksionojnë gjobat e “FORTËVE” ndaj bizneseve në Shqipëri!

19 Nëntor, 2025
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve
Ekonomi

Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

18 Nëntor, 2025
Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD
Ekonomi

Bitcoin zbret nën 90 mijë dollarë, tregu i kriptove humb 1.2 trilion dollarë

18 Nëntor, 2025
Pse ra interneti në të gjithën botën për disa orë? Shkaqet dhe pasojat
Aktualitet

Pse ra interneti në të gjithën botën për disa orë? Shkaqet dhe pasojat

18 Nëntor, 2025
Del jashtë shërbimit “Cloudflare”,  ndërprerje masive në faqet e internetit
Aktualitet

Del jashtë shërbimit “Cloudflare”, ndërprerje masive në faqet e internetit

18 Nëntor, 2025
Artikulli pas
Albsig dhe Spitali “Zoja e Këshillit të Mirë” me paketë të dedikuar për kancerin e prostatës

Albsig dhe Spitali “Zoja e Këshillit të Mirë” me paketë të dedikuar për kancerin e prostatës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qeveria shpall fituesin e koncesionit 1 miliardë euro në kulmin e fushatës zgjedhore
Ekonomi

Qeveria shpall fituesin e koncesionit 1 miliardë euro në kulmin e fushatës zgjedhore

Nga SkyWeb
15 Prill, 2025
0

Qeveria shqiptare do të shpallë të enjten kompaninë fituese të koncesionit 1 miliardë euro për ndërtimin dhe shfrytëzimin e autosdradës...

Lexo të plotë
Paketa fiskale, të vetëpunësuarit e vërtetë nuk do të tatohen më si punonjës

Paketa fiskale, të vetëpunësuarit e vërtetë nuk do të tatohen më si punonjës

5 Nëntor, 2025
Nuk mjafton vaji i palmës, kompanitë e bulmetit i ushqyen shqiptarët dhe me qumësht me aflatoksinë

Nuk mjafton vaji i palmës, kompanitë e bulmetit i ushqyen shqiptarët dhe me qumësht me aflatoksinë

18 Prill, 2025
Vera ekstreme në Evropë, 43 miliard euro dëme nga i nxehti dhe përmbytjet

Vera ekstreme në Evropë, 43 miliard euro dëme nga i nxehti dhe përmbytjet

15 Shtator, 2025
Problem teknik! Avioni i Wizz Air nga Luton në Tiranë frenon papritur teksa po ngrihej, bëhet lajm në BBC

Problem teknik! Avioni i Wizz Air nga Luton në Tiranë frenon papritur teksa po ngrihej, bëhet lajm në BBC

14 Maj, 2025

Të Fundit

Të sëmurët me tumor ikin jashtë, numri i diagnozave në QSUT ra me 45% me 2024

Të sëmurët me tumor ikin jashtë, numri i diagnozave në QSUT ra me 45% me 2024

19 Nëntor, 2025
Nis në mars 2026, si do të aplikohet zbritja 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim te deklarata DIVA

Nis në mars 2026, si do të aplikohet zbritja 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim te deklarata DIVA

19 Nëntor, 2025
Gjobat e “FORTËVE” ndaj bizneseve në Shqipëri!

Si funksionojnë gjobat e “FORTËVE” ndaj bizneseve në Shqipëri!

19 Nëntor, 2025
Gjobat e “FORTËVE” ndaj bizneseve në Shqipëri!

Gjobat e “FORTËVE” ndaj bizneseve në Shqipëri!

19 Nëntor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr