• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Gjobat e “FORTËVE” ndaj bizneseve në Shqipëri!

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
Gjobat e “FORTËVE” ndaj bizneseve në Shqipëri!

Phishing, E-Mail, Network Security, Computer Hacker, Cloud Computing

Share on FacebookShare on WhatsApp

Fenomeni i gjobëvënies ndaj bizneseve nga grupet e vetëquajtura “të fortët” mbetet një situatë terrori për biznesmenët e vegjël dhe të mëdhenj në Shqipëri.

Ndonëse nuk raportohet publikisht, ai përbën një mekanizëm paralel dhe mban të frikësuar qindra sipërmarrës.

Duke u nisur nga rasti i fundit që ndodhi në Kamëz, VoxNews do ju tregoj metodat dhe  praktikat që përdorin bandat kriminale në Shqipëri duke ju vendosur “gjoba” bizneseve.

VoxNews duke u bazuar në disa raste të ndodhura në Tiranë dhe dëshmi të disa biznesmenëve që merrnin guximin ti denonconin kemi mësuar se si funksionon “Gjobvënia” në vendin tone.

Metodat që ndjekin të “fortët” për të vendosur gjoba:

“Oferta që s’refuzohet”: Mbrojtja e detyruar

Shumica e rasteve fillojnë me të ashtuquajturën “ofertë për mbrojtje”.

Zakonisht, një person i panjohur shfaqet në biznes dhe shpreh “interes” për sigurinë e tij.

Shembulli 1: Restoranti në periferi të Tiranës:

“Erdhën dy veta. Nuk kërkuan lekë direkt. Thanë: ‘Kemi dëgjuar që s’ke mbrojtje. Mos u shqetëso, ne e mbajmë syrin këtu’. Pas dy ditësh u kthyen dhe kërkuan ‘kontributin’  1,500 euro në muaj.”

Gjobë e “lejes” për hapjen e biznesit

Bizneset e reja në  lagjet e Tiranës dhe të disa qyteteve të Shqipërisë kanë denoncuasr se para se të hapin dyert, shfaqen persona që kërkojnë pagesë fillestare.

Shembulli 2: “Na erdhën para se të vendosnim tabelën. E dinin çdo gjë: pronarin, investimin, madje edhe qiranë. Kërkuan 5 mijë euro që ‘të mos kishim probleme’ gjatë hapjes.”

Gjobë për tenderë dhe kontrata

Biznese të mëdha ndeshen me forma më të sofistikuara, ku grupet e organizuara afrohen për të marrë një përqindje nga tenderat që të “sigurojnë” që kontrata të vijojë pa ndërhyrje, dhe të pengojnë konkurentët.

Gjobë për një konflikt të fabrikuar

Në disa raste, “të fortët” krijojnë vetë një incident  një përleshje e vogël, një fyerje e inskenuar — vetëm për t’i dhënë “arsyetim” pagesës së mbrojtjes.

Shifrat: Sa shkojnë gjobat nga biznesi i vogël te sipërmarrjet e mëdha:

600–1,500 euro/ muaj për restorante e bare.

2,000–5,000 euro/ muaj për biznese të mëdha ose magazina.

5–10% e vlerës së tenderit për kompanitë që fitojnë kontrata publike.

“Pagesë hyrëse” 3,000–10,000 euro për biznese të reja në zona të caktuara.

Në disa raste, pagesa kërkohet në kriptovaluta ose përmes ndërmjetësve, për të shmangur gjurmët.

Pse heshtin biznesmenë dhe nuk denoncojnë?

VoxNews pyeti një pronar i cili kishte rënë pre e këtyre të fortëve dhe ai përgjijget se: Nëse denoncoj, më djegin lokalin. Shumë biznese nuk besojnë se Policia e Shteti dhe drejtësia mund t’i mbrojë.

Skema se si funksionojnë grupet e të “fortëve” që vendosin “gjoba”

Ekzekutorët – të rinj që shfaqen në biznese, mbledhin paratë.

Koordinatorët – bëjnë llogaritë, përcaktojnë zonat dhe objektivat.

Financierët – menaxhojnë paratë, shpesh i pastrojnë përmes lokaleve dhe bizneseve fasadë.

“Mbulesat” – njerëz me ndikim lokal që funksionojnë si referencë para biznesit (“Folni me mua, unë e zgjidh”)

Të gjitha këto vijnë sepse aktorët politikë këto personazhe i shfrytëzojnë në fushata elektorale për të mbledhur vota dhe më pas këta kthehen në “zgjidhje hallesh” për qytetarët dhe biznesmenët.

Artikulli para

Abuzimet me fondet e IPARD, Marta Kos thotë se Shqipëria duhet të ndryshojë kulturën politike

Artikulli pas

Si funksionojnë gjobat e “FORTËVE” ndaj bizneseve në Shqipëri!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin
Aktualitet

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni
Aktualitet

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
“Keni detyrime të papaguara dhe jeni shkelës”. Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër të DPSHTRR!
Aktualitet

“Keni detyrime të papaguara dhe jeni shkelës”. Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër të DPSHTRR!

9 Nëntor, 2026
Të gjithë duan “çun; Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale
Aktualitet

Bonusi i ri për bebet, Rama zbulon skemën: Sa do të jepet çdo muaj për 5 vitet e para të jetës

9 Nëntor, 2026
Takim historik në Quirinale, Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe
Aktualitet

Takim historik në Quirinale, Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe

9 Nëntor, 2026
AMP kërkon 108 milionë lekë shtesë për vitin 2027, Qose: Plotësojmë nevojat hetimore me punonjës të rinj
Aktualitet

AMP kërkon 108 milionë lekë shtesë për vitin 2027, Qose: Plotësojmë nevojat hetimore me punonjës të rinj

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Gjobat e “FORTËVE” ndaj bizneseve në Shqipëri!

Si funksionojnë gjobat e "FORTËVE" ndaj bizneseve në Shqipëri!

Të Përzgjedhura

“Pastruesi” në dosjen ARUBA, roli i tepelenasit Edmond Jaupi që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal
Aktualitet

“Pastruesi” në dosjen ARUBA, roli i tepelenasit Edmond Jaupi që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal

Nga Editor
22 Korrik, 2026
0

Një nga dosjet më të bujshme të kohëve të fundit, të goditur pjesërisht nga Prokuroria e Posaçme, ka qenë një...

Lexo të plotë
Rama: Pasi të fitojmë pavarësinë energjetike në 2028, do të bëjmë para bashkë me miqtë tanë arabë duke i shitur energji Europës

Rama: Pasi të fitojmë pavarësinë energjetike në 2028, do të bëjmë para bashkë me miqtë tanë arabë duke i shitur energji Europës

14 Janar, 2026
Anulohet tenderi për portin e ri në Porto Romano

Anulohet tenderi për portin e ri në Porto Romano

7 Prill, 2026
Lufta me Iranin kërcënon një goditje të zgjatur në tregjet globale të energjisë

Lufta me Iranin kërcënon një goditje të zgjatur në tregjet globale të energjisë

7 Mars, 2026
AKSHI i jep Ermal Beqirit tenderin e Thesarit edhe pse ofroi 1.7 mln euro më shumë, vijon përmballja me Gerond Meçen në KPP

Skandali me tenderat e AKSHI-t, Banka e Shqipërisë i heq licencën kompanisë së Ermal Beqirit për paranë elektronike

10 Prill, 2026

Të Fundit

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr