• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Përmbytjet, si paraqitet situata në 12 qarqet e vendit

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Nëntor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Përmbytjet, si paraqitet situata në 12 qarqet e vendit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Strukturat vendore dhe ato të mbrojtjes civile po punojnë prej orësh në terren për të menaxhuar situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë prekur pothuajse të gjithë territorin. Të gjitha qarqet raportojnë ndërhyrje për normalizimin e situatës, zhbllokim rrugësh, monitorim të lumenjve dhe mbështetje për banesat e rrezikuara.

Në qarkun Lezhë vijon puna në zonat problematike të Mamurrasit dhe Rrëshenit, ku një banesë rrezikohet nga rrëshqitja e tokës. Në Durrës, ujërat janë tërhequr në Sukth, Ishëm dhe Katund i Ri, ndërsa hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë. Edhe në Kukës dhe Shkodër janë pastruar akset kryesore dhe është zhbllokuar rruga Theth–Ndërlysaj, ndërsa po vijon puna në segmentet e tjera malore.

Në jug, situata është drejt stabilizimit. Në Vlorë dhe Delvinë lumenjtë janë kthyer në shtrat, ndërsa dy të moshuar u evakuuan në Finiq për shkak të ujit në banesë. Forcat e Armatosura kanë mbërritur në mbështetje me motopompa dhe mjete të specializuara. Në Bashkinë Fier prurjet e Vjosës janë rritur me intensitet, duke rritur gatishmërinë dhe vendosjen e mjeteve të tonazhit të rëndë në pikat kritike.

Edhe qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Gjirokastër dhe Dibër raportojnë ndërhyrje të vazhdueshme, kryesisht në pastrimin e inerteve, shpërndarjen e ujërave, mbrojtjen e banesave pranë lumenjve dhe zhbllokimin e rrugëve rurale. Në disa zona, si Gramsh, Berat dhe Libohovë, janë raportuar vërshime të përrenjve dhe prani uji në parcela apo rrugë, por ekipet po punojnë për normalizimin e situatës.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në monitorim të vazhdueshëm dhe në koordinim me të gjitha strukturat vendore për të garantuar reagim të shpejtë në çdo zhvillim të mëtejshëm. /skyweb.al

Artikulli para

DASH miraton paketën, 105 milionë dollarë për mirëmbajtjen e raketave “Patriot” në Ukrainë

Artikulli pas

Kapetanovic: Kur rruga evropiane është e besueshme, rritet edhe besimi në rajon

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”
Ekonomi

Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

21 Tetor, 2026
“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme
Ekonomi

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme

21 Tetor, 2026
Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?
Ekonomi

Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë
Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
TENDERËT/ Si u “armatos” Policia dy muaj para protestave: Shpenzimet për pajisje policore u rritën 114%. Kush e furnizoi
Ekonomi

TENDERËT/ Si u “armatos” Policia dy muaj para protestave: Shpenzimet për pajisje policore u rritën 114%. Kush e furnizoi

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kapetanovic: Kur rruga evropiane është e besueshme, rritet edhe besimi në rajon

Kapetanovic: Kur rruga evropiane është e besueshme, rritet edhe besimi në rajon

Të Përzgjedhura

Probleme me YouTube, videot nuk janë të aksesueshme
Aktualitet

Probleme me YouTube, videot nuk janë të aksesueshme

Nga Editor
25 Mars, 2026
0

Platforma e njohur e videove, YouTube, ka hasur sot, të mërkurën, problematika të konsiderueshme në aksesin e përdoruesve. Sipas raportimeve,...

Lexo të plotë
Gjermanët po largohen nga birra: Rënie rekord e konsumit dhe rritje e alternativave pa alkool

Gjermanët po largohen nga birra: Rënie rekord e konsumit dhe rritje e alternativave pa alkool

12 Gusht, 2025
Qeveria thotë se do ta luftojë korrupsionin me Inteligjencë Artificiale

Qeveria thotë se do ta luftojë korrupsionin me Inteligjencë Artificiale

18 Gusht, 2025
Spirit, viktima e parë e krizës së karburantit: Kompania ajrore shpall falimentin

Spirit, viktima e parë e krizës së karburantit: Kompania ajrore shpall falimentin

2 Maj, 2026
Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë

Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë

11 Prill, 2026

Të Fundit

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

21 Tetor, 2026
Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

21 Tetor, 2026
Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë

21 Tetor, 2026
Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr