• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 13 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

“Patatinat po vrasin”, industria e ushqimit kundër shëndetit publik

Editor Nga Editor
20 Nëntor, 2025
në Shëndet
A A
0
“Patatinat po vrasin”, industria e ushqimit kundër shëndetit publik
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një kategori ushqimesh e njohur si ushqime tepër të përpunuara (ultraprocessed foods, UPF) po kontribuon në rritjen e obezitetit, sëmundjeve kronike dhe vdekshmërisë së parakohshme në mbarë botën. Megjithatë, industria e ushqimit vazhdon të promovojë agresivisht këto produkte për fitime të mëdha, sipas një serie të re studimesh të botuara në tre pjesë, të hartuara nga 43 ekspertë globalë të ushqyerjes dhe mbështetur nga UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas të dhënave, më shumë se 50% e 2.9 trilionë dollarëve të shpërndarë tek aksionarët nga kompanitë e ushqimit midis viteve 1962 dhe 2021 erdhën vetëm nga prodhuesit e ushqimeve tepër të përpunuara.

Ekspertët theksojnë se konsumimi i UPF-ve po rritet në mbarë botën, nxitur nga korporatat globale të fuqishme. Për të ruajtur modelin e tyre të biznesit, industria shpesh pengon politikat publike që mbështesin ushqimin e shëndetshëm dhe investon në lobim politik dhe financim të ekspertëve që mohojnë dëmet shëndetësore, shkruan CNN.

Studimi argumenton se këto ushqime, të prodhuara duke kthyer drithërat, bishtajat dhe ushqime të tjera të plota në produkte pa ngjyrë dhe pa shije, të pasuruara me aromat dhe shtesat artificiale, mund të trefishojnë ose dyfishojnë fitimet e kompanive. Megjithatë, Aleanca Ndërkombëtare e Ushqimit dhe Pijeve (IFBA) thotë se autoritetet shëndetësore në botë nuk e pranojnë konceptin e “ushqimeve tepër të përpunuara” për shkak të mungesës së konsensusit shkencor.

Studimi gjithashtu nxjerr në pah se industria e ushqimit përdor një rrjet global për të penguar rregulloret dhe për të diskredituar shkencën. Ky rrjet përfshin agjenci reklamuese, zinxhirë fast-food, supermarkete, furnizues të përbërësve, lobistë dhe partnerë kërkimorë. Madje përdoren edhe dietologë influencues për të promovuar mesazhe që fajësojnë individët për obezitetin dhe e paraqesin kritikën ndaj ushqimeve tepër të përpunuara si elitiste ose të motivuara ideologjikisht. Veprimet e këtij rrjeti përfshijnë lobim të drejtpërdrejtë, përfshirjen në agjenci qeveritare, paditë ligjore, si dhe manipulimin e debatit shkencor.

Gjithashtu, studimet financuar nga industria kanë pesë herë më shumë gjasa të mos tregojnë lidhje midis konsumit të UPF-ve dhe obezitetit. Ekspertët thonë se kompanitë e ushqimit kanë përdorur taktikat e industrisë së duhanit për të krijuar produkte të varësuara dhe jashtëzakonisht të shijshme, duke zgjeruar tregjet e tyre dhe duke ruajtur fitimet masive.

Raporti kërkon një përpjekje globale për të rregulluar industrinë, përmes etiketave paralajmëruese, taksave dhe kufizimeve të marketingut, veçanërisht për fëmijët, për të mbrojtur shëndetin publik dhe për të ulur konsumimin e ushqimeve tepër të përpunuara. /Skyweb.al

Etiketat: ushqimet
Artikulli para

UNICEF: Mbi 400 milionë fëmijë në botë të prekur nga varfëria

Artikulli pas

Siguria kibernetike, KLSH: Sistemi e-Taxation shfaq ende dobësi

Editor

Editor

Nga Kategoria

Si po eliminon kancerin një valë e re imunoterapie
Shëndet

Si po eliminon kancerin një valë e re imunoterapie

13 Prill, 2026
Anglia ndalon ushqimet e skuqura dhe me shumë sheqer në shkolla
Shëndet

Anglia ndalon ushqimet e skuqura dhe me shumë sheqer në shkolla

13 Prill, 2026
“Shpëtova jetën, por jo nga dhimbja”, beteja e grave pas operacionit të kancerit në gji
Shëndet

“Shpëtova jetën, por jo nga dhimbja”, beteja e grave pas operacionit të kancerit në gji

12 Prill, 2026
Ajri në të gjitha shtëpitë tona është i mbushur me mikroplastikë. Si të thithni më pak prej tij
Shëndet

Ajri në të gjitha shtëpitë tona është i mbushur me mikroplastikë. Si të thithni më pak prej tij

11 Prill, 2026
Zbulohet mekanizmi natyral në tru që lufton depresionin
Shëndet

Zbulohet mekanizmi natyral në tru që lufton depresionin

11 Prill, 2026
Fëmijët me probleme të mëlçisë, shkak kequshqyerja
Shëndet

Fëmijët me probleme të mëlçisë, shkak kequshqyerja

9 Prill, 2026
Artikulli pas
Siguria kibernetike, KLSH: Sistemi e-Taxation shfaq ende dobësi

Siguria kibernetike, KLSH: Sistemi e-Taxation shfaq ende dobësi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tenderi i fshehtë i Shërbimeve Qeveritare, 2.3 milionë euro për të marrë kontenierë me qira për gjysmë dite
Aktualitet

Ndryshime të tjera në qeveri, kush ikën dhe kush vjen

Nga SkyWeb
23 Tetor, 2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë ndryshimesh në kabinetin qeveritar, me emërime të reja në nivelet drejtuese të disa...

Lexo të plotë
A do ta zgjidhë plani i BE-së krizën e strehimit në Europë?

A do ta zgjidhë plani i BE-së krizën e strehimit në Europë?

25 Mars, 2026
ORTI/ Kadri Mëhalla i “zhyt” të gjithë, 4 mln euro kredi te Raiffeisen, 2.3 mln euro te tatimet, të gjitha të pashlyera

ORTI/ Kadri Mëhalla i “zhyt” të gjithë, 4 mln euro kredi te Raiffeisen, 2.3 mln euro te tatimet, të gjitha të pashlyera

30 Maj, 2025
Air Albania nis fluturimet Tiranë-Vjenë

Fundi pa lavdi, Autoriteti i Aviacionit Civil pezullon licencën e Air Albania-s

10 Dhjetor, 2025
Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht

Konsumatorët optimistë, por biznesi mendon ndryshe: Bie besimi te ekonomia

2 Tetor, 2025

Të Fundit

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

13 Prill, 2026
Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

13 Prill, 2026
Anulohen qindra fluturime të “Lufthansa”

Anulohen qindra fluturime të “Lufthansa”

13 Prill, 2026
27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

13 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr