• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 17 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Nëntor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Share on FacebookShare on WhatsApp

SPAK ka reaguar zyrtarisht pas masës së GJKKO-së ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, të cilës i është komunikuar pezullimi nga detyra dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme lidhen me dy procedura të rëndësishme prokurimi: tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës.

Sipas SPAK, Balluku dyshohet se ka orientuar dhe ndjekur personalisht të dy tenderat nga faza përgatitore deri në shpalljen e fituesit, duke krijuar avantazhe të padrejta për operatorët ekonomikë të paracaktuar. Në të dyja rastet, sipas hetimeve paraprake, fituesit janë caktuar paraprakisht në bashkëpunim me zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe të Ministrisë së Infrastrukturës.

Përveç Ballukut, masa sigurie janë caktuar edhe për zyrtarë të tjerë. Gentian Gjyli dhe Erald Elezi janë vendosur në “arrest shtëpie”, ndërsa Evis Berberi, ish-drejtori i ARRSH, është një nga emrat kyç të hetimit. SPAK thekson se shkeljet prekin barazinë e pjesëmarrësve në tendera, konfliktin e interesit dhe rregullat themelore të prokurimit publik, duke shtrirë përgjegjësinë në disa nivele vendimmarrjeje.

Gjykata e Posaçme ka firmosur pezullimin e Ballukut nga funksionet e saj si zv.kryeministre dhe ministre, si edhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit. Ndërkohë, hetimi mbetet i hapur dhe është mbështetur në prova digjitale, metoda speciale hetimore dhe deklarime të zyrtarëve të përfshirë.

SPAK njofton se veprimet hetimore për këto dy tendera strategjikë do të vijojnë, ndërsa akuzat aktuale përfshijnë “shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, kryer në bashkëpunim – një vepër që mund të marrë zhvillime të tjera me thellimin e procedimit penal. /skyweb.al

Etiketat: spak
Artikulli para

Pezullimi i Ballukut, Ylli Manjani thotë se GJKKO ka lënë vendin pa qeveri: Ndërhyrje brutale në punët e ekzekutivit

Artikulli pas

Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri
Ekonomi

Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri

17 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në funksionalitet të plotë!
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në funksionalitet të plotë!

17 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”
Aktualitet

Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

17 Tetor, 2026
Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat
Aktualitet

Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

17 Tetor, 2026
AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë
Aktualitet

AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë

17 Tetor, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik
Ekonomi

AIPS, afro 5.7 miliardë euro transferta mes bankave në Shqipëri

17 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”

Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një "grusht shteti pa tanke"

Të Përzgjedhura

Mungesa e investimeve zbraz shkollat në fshat
Aktualitet

Mungesa e investimeve zbraz shkollat në fshat

Nga Editor
4 Tetor, 2025
0

Fredi Sulejmani drejton prej 13 vitesh shkollën 9-vjeçare “Halit Gremi” në Mbrostar të Fierit dhe po kaq vite përballet me...

Lexo të plotë
Kapet me 318 tonë mbetje të rrezikshme, IKMT gjobit dhe i pezullon aktivitetin kompanisë Albchrome

Kapet me 318 tonë mbetje të rrezikshme, IKMT gjobit dhe i pezullon aktivitetin kompanisë Albchrome

28 Maj, 2026
WIZZ AIR shënon 5 vite në Tiranë me destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

WIZZ AIR shënon 5 vite në Tiranë me destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

1 Korrik, 2025
Hakerët nuk njohin kufij: Ballkani zgjohet nga gjumi kibernetik

Hakerët nuk njohin kufij: Ballkani zgjohet nga gjumi kibernetik

3 Korrik, 2025
E-MAILI/ Krahu i djathtë i Behgjet Pacollit, Valon Lluka refuzoi lënien peng të Aeroportit të Vlorës për kredinë 100 milionë euro te Delphos

E-MAILI/ Krahu i djathtë i Behgjet Pacollit, Valon Lluka refuzoi lënien peng të Aeroportit të Vlorës për kredinë 100 milionë euro te Delphos

21 Janar, 2026

Të Fundit

Ngec tenderi i madh i internetit të AKSHI-t, vijon saga e bllokimeve përmes ankimimeve në KPP

Shqipëria ka kosto relativisht të përballueshme në raport me të ardhurat dhe në rajon

17 Tetor, 2026
Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri

Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri

17 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në funksionalitet të plotë!

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në funksionalitet të plotë!

17 Tetor, 2026
Pse dieta mesdhetare është aleate e zemrës

Pse dieta mesdhetare është aleate e zemrës

17 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr