• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Pse kjo foto e stafit të Ballukut shkaktoi furtunë median shqiptare dhe një pikëpyetje mbi menaxhimin e informacionit në dosjet hetimore

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
Pse kjo foto e stafit të Ballukut shkaktoi furtunë median shqiptare dhe një pikëpyetje mbi menaxhimin e informacionit në dosjet hetimore
Share on FacebookShare on WhatsApp

nga Skyweb.al

Prej tre ditësh, një foto e zv.kryeministres Belinda Balluku së bashku me pjesëtarë të stafit të saj, e publikuar në rrjetet sociale nga deputeti Gazmend Bardhi me mbishkrimin se ishte shkrepur në një “apartament privat në Nobis”, ka hapur një debat të gjerë mbi menaxhimin e të dhënave të sekuestruara nga SPAK.

Në qendër të diskutimit qëndron pikërisht origjina e fotos dhe mënyra se si ajo ka përfunduar në duart e një deputeti, nëse ka qenë në celularët e sekuestruar gjatë hetimeve ndaj Evis Berberit.

Debatin e isi ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani që e cilësoi publikimin e fotos si provë se materiali është nxjerrë nga telefoni i Evis Berberit, i sekuestruar nga SPAK, duke akuzuar institucionin se po përdor në mënyrë selektive të dhënat e marra nga pajisjet elektronike të të hetuarve për të goditur publikisht individë të caktuar.

Faqja njohur Lolita publikoi më pas një foto të gazetarit Blendi Fevziu në të njëjtin ambient, duke ironizuar pretendimin se bëhej fjalë për një apartament privat. Postimi i Lolita-s nënvizoi se fotografia ishte shkrepur në Pallatin e Brigadave gjatë një ceremonie zyrtare, duke hedhur poshtë versionin e një ambienti privat në kompleksin Nobis.

Në një intervistë për “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, avokati i Evis Berberit, Gentjan Rumano, deklaroi se fotoja nuk është bërë në ndonjë apartament të tipit të përmendur nga Bardhi, por në një ambient me arkitekturë të vjetër italiane, me lartësi mbi 4 ose 5 metra dhe dritare që arrijnë mbi 3 metra, tipare që nuk ekzistojnë në ndërtimet moderne.

Sipas tij, fotoja nuk ka qarkulluar më parë në rrjetet sociale dhe origjina e saj lidhet pikërisht me pajisjet e konfiskuara nga SPAK dhe GJKKO.

Një foto, edhe pse pa rendësi ndoshta për hetimet ndaj Berberit ka rikthyer debatin mbi menaxhimin e informacionit nga dosjet hetimore dhe për publikime selektive të materialeve të sekuestruara.

Fotoja e stafit të zv.kryeministres është kthyer në një provë simbolike të shqetësimit për mënyrën se si administrohen të dhënat konfidenciale në hetime dhe se si ato mund të përdoren në betejat politike. /skyweb.al

Etiketat: belinda ballukuevis berberifotojagazment bardhipallati brigadave
Artikulli para

Ekspertët presin rënie të çmimit të apartamenteve duke nisur nga janari 2026

Artikulli pas

Tani duhen 12 muaj për të shitur një pronë në Shqipëri, tregu po ftohet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
Në Shqipëri ka më shumë shtëpi për frymë se mesatarja e Europës, por çmimet dhe qiratë e apartamenteve janë tepë të lata

Tani duhen 12 muaj për të shitur një pronë në Shqipëri, tregu po ftohet

Të Përzgjedhura

Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Jo gjithçka vjen tërësisht për KEQ! Kriza me Iranin mund të ndryshojë hartën e energjisë në botë

Nga SkyWeb
28 Maj, 2026
0

Kriza në Iran ka treguar edhe një herë sa i brishtë është furnizimi botëror me naftë. Arsyeja kryesore është Ngushtica...

Lexo të plotë
Nuk gjenin punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500 euro, sa në Greqi

Nuk gjenin punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500 euro, sa në Greqi

23 Mars, 2026
AKSHI-n e vrau babëzia, Rama prezanton ADS-në si shpëtim

Rama: “AMAN Hotel” dhe “Cheval Blanc” do të menaxhojnë projektin në Zvërnec

1 Qershor, 2026
Alarm nga neurologët: Ekranet po dëmtojnë trurin e fëmijëve dhe të rinjve

Alarm nga neurologët: Ekranet po dëmtojnë trurin e fëmijëve dhe të rinjve

26 Dhjetor, 2025
Pesë ushtrime të frymëmarrjes që ndikojnë drejtpërdrejt në menaxhimin e stresit

Pesë ushtrime të frymëmarrjes që ndikojnë drejtpërdrejt në menaxhimin e stresit

15 Maj, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr