• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 23 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Merr rrugë investimi 40 milionë euro për park fotovoltaik në Belsh, gati ratifikimi i marrëveshjes së huasë

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Turqit e “Kiraç” do të investojnë 130 mln euro në energji, KIS jep “OK” për resorte dhe fabrika
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Financave ka dërguar në Kuvend projektligjin për miratimin e Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që lidhet me marrëveshjen e huasë mes KESH dhe BERZH për financimin e Projektit Fotovoltaik Solar.

Ministri i Financave Petrit Malaj tha në seancë se projekti do të financohet përmes një huaje 30 milionë euro nga BERZH dhe një granti prej 9.58 milionë euro nga Instrumenti i Investimeve të Ballkanit Perëndimor, çka ul ndjeshëm koston totale dhe përmirëson qëndrueshmërinë financiare të investimit.

Shqipëria, e cila prodhon energjinë kryesisht nga burimet hidrike, ka nevojë emergjente për diversifikimin e burimeve për shkak të ndryshimeve klimatike dhe periudhave të gjata të thatësirës.

Sipas Malajt, politikat që nxisin investimet private në prodhimin e energjisë mbeten thelbësore.

Ai tha se aktualisht janë në operim rreth 600 MW kapacitete gjeneruese nga energjia diellore dhe rreth 400 MW të tjerë nga vetëprodhuesit. Kjo sjell të ardhura më të larta në ekonomi dhe ulje të kostove të konsumatorëve gjatë sezonit turistik, kur konsumi rritet ndjeshëm.

Ministri theksoi se projekti është i rëndësishëm për tranzicionin energjetik, pasi rrit sigurinë e furnizimit dhe ul varësinë nga prodhimi hidrik. Ndërtimi i impiantit fotovoltaik 50 MWp në Belsh konsiderohet hap strategjik drejt modernizimit dhe rritjes së kapaciteteve të energjisë së pastër, duke shfrytëzuar një zonë me potencial të lartë diellor.

Impianti ndodhet rreth 8 kilometra nga nënstacioni i Kajanit dhe do të mundësojë prodhimin e rreth 1 për qind të energjisë vjetore, ose 2 për qind të konsumit të tregut të rregulluar. Sipas Ministrisë së Financave, projekti rrit sigurinë e furnizimit, ul varësinë nga importi dhe përmirëson menaxhimin e rezervës hidrike të kaskadës së Drinit.

Mbështetja e BERZH dhe grantit WBIF e bën projektin më të qëndrueshëm dhe në linjë me objektivat kombëtare të Shqipërisë në energji. /skyweb.al 

Etiketat: park fotovoltaik
Artikulli para

Shqipëria do të ngrejë 20 “baza” për pritjen e emigrantëve nga Azia

Artikulli pas

Një Paqe (amnisti) Fiskale në mungesë totale transparence

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët
Aktualitet

HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët

23 Janar, 2026
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit
Ekonomi

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

23 Janar, 2026
Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”
Aktualitet

Juristi i njohur: SPAK dështoi në argumentimin Kushtetues për Ballukun

23 Janar, 2026
Kursi i këmbimit valutor, euro dobësohet përsëri
Ekonomi

Euro “ngec” ne vend, si mbyllet java për valutat kryesore

23 Janar, 2026
Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit
Kryesore

Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit

23 Janar, 2026
AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere
Aktualitet

AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere

23 Janar, 2026
Artikulli pas
Një Paqe (amnisti) Fiskale në mungesë totale transparence

Një Paqe (amnisti) Fiskale në mungesë totale transparence

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Patenta e re në BE. Çfarë do të ndryshojë?
Aktualitet

Patenta e re në BE. Çfarë do të ndryshojë?

Nga Editor
21 Tetor, 2025
0

Bashkimi Europian është gati për lejet e reja të drejtimit të automjetit. Parlamenti Europian do të votojë për masën e re sot dhe...

Lexo të plotë
Si u zhdukën nën hundën e doganave verërat 100-vjeçare të Ergys Agasit, Dorian Doka i doganave hesht

Si u zhdukën nën hundën e doganave verërat 100-vjeçare të Ergys Agasit, Dorian Doka i doganave hesht

26 Dhjetor, 2025
Ndoc Kulla merr 5.5 milionë euro tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK

Ndoc Kulla merr 5.5 milionë euro tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK

4 Gusht, 2025
Trump propozon buxhet rekord, 1 trilion dollarë për ushtrinë amerikane

Trump propozon buxhet rekord, 1 trilion dollarë për ushtrinë amerikane

30 Shtator, 2025
Studiuesit zbulojnë arsyen: Pse ushqyerja me gji mbron gratë nga kanceri i gjirit

Studiuesit zbulojnë arsyen: Pse ushqyerja me gji mbron gratë nga kanceri i gjirit

23 Tetor, 2025

Të Fundit

Deri në 5 vjet burg kush godet një gazetar në detyrë! Ndryshon Kodi Penal

Deri në 5 vjet burg kush godet një gazetar në detyrë! Ndryshon Kodi Penal

23 Janar, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon biznesmenin Gentian Sula për “apartamentin e fshehur” të Veliajt: Mbetet nën sekuestro

Gjykata e Lartë rrëzon biznesmenin Gentian Sula për “apartamentin e fshehur” të Veliajt: Mbetet nën sekuestro

23 Janar, 2026
HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët

HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët

23 Janar, 2026
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

23 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr