• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

VIDEO/ Rusia e prezanton si krenari, roboti rrëzohet para syve të publikut

Editor Nga Editor
17 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
VIDEO/ Rusia e prezanton si krenari, roboti rrëzohet para syve të publikut
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rusia prezantoi këtë javë robotin e saj të parë humanoid me Inteligjencë Artificiale, AIdol, një produkt i zhvilluar brenda vendit, por paraqitja e tij e parë publike nuk shkoi sipas pritjeve. Gjatë demonstrimit në Moskë, roboti humbi balancën dhe u rrëzua, duke nxjerrë në pah sfidat që vendi ka për të konkurruar me SHBA-të dhe Kinën në robotikë dhe AI. (Shih videon)

AIdol u shfaq për herë të parë të hënën, më 10 nëntor, në sallën Yarovit Hall. Ndërsa roboti filloi të ecte në skenë nën tingujt e kolonës zanore të filmit “Rocky”, ai përshëndeti publikun, por më pas humbi ekuilibrin dhe ra. Personeli mbuloi shpejt robotin me një copë të zezë dhe e largoi nga skena. CEO i kompanisë Idol, Vladimir Vitukhin, tha se incidenti mund të ketë ardhur nga mënyra se si kamerat stereo të robotit reaguan ndaj ndriçimit të sallës, duke e përshkruar ngjarjen si një “mësim në kohë reale që kthehet në përvojë”.

Roboti është zhvilluar për të përmbushur tre funksione kryesore: ecjen, manipulimin e objekteve dhe komunikimin me njerëzit. Ai mund të funksionojë deri në gjashtë orë pa u lidhur në internet, ndërsa fytyra e tij është në gjendje të shprehë 12 emocione bazë dhe qindra mikroekspresione falë lëkurës prej silikoni. Sipas kompanisë, 77% e komponentëve të AIdol janë prodhim vendas, me synimin që ky nivel të arrijë në 93% kur prodhimi të kalojë në shkallë të gjerë.

Për zhvillimin e teknologjisë ruse të robotikës, pengesë kryesore kanë qenë sanksionet perëndimore pas pushtimit të Ukrainës, të cilat kanë kufizuar aksesin në pajisje elektronike dhe teknologji të avancuara. Kjo është shoqëruar edhe me largimin e kompanive të huaja dhe mungesën e inxhinierëve të specializuar.

Përkundër përpjekjeve, prezantimi i AIdol tregon se Rusia ka ende një distancë të madhe nga liderët globalë. Robotë si Atlas i Boston Dynamics ofrojnë performancë shumë më të avancuar, ndërsa Kina po avancon me ritme të shpejta – një trend që, sipas Elon Musk, do të çojë Teslën dhe kompanitë kineze drejt dominimit të tregut të robotikës.

Presidenti Vladimir Putin ka theksuar në mënyrë të përsëritur rëndësinë e AI-së dhe robotikës për fuqinë globale dhe sigurinë e vendit. Në një deklaratë të vitit 2017, ai e cilësoi AI-në si “të ardhmen e njerëzimit”, duke paralajmëruar se ata që e udhëheqin këtë fushë do të kenë ndikim të konsiderueshëm ndërkombëtar. Në shkurt 2025, ai nënshkroi Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të AI deri në vitin 2030, duke theksuar se teknologjitë ruse të AI duhet të mbështeten në “vlerat kulturore dhe gjuhësore” të vendit, të cilat ai i përkufizoi si “inteligjencë artificiale sovrane.” /Skyweb.al

Etiketat: roboti
Artikulli para

Italia kthen stolat publikë në strehëza për macet endacake

Artikulli pas

Gjermania ul taksën e fluturimeve, priten çmime më të lira biletash

Editor

Editor

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
Gjermania ul taksën e fluturimeve, priten çmime më të lira biletash

Gjermania ul taksën e fluturimeve, priten çmime më të lira biletash

Të Përzgjedhura

Barcelona investon 150 milionë euro për të shpëtuar bregdetin e saj nga ndryshimet e klimës
Turizëm

Barcelona investon 150 milionë euro për të shpëtuar bregdetin e saj nga ndryshimet e klimës

Nga Editor
19 Shtator, 2026
0

Këtë verë, Barcelona regjistroi temperaturën e saj më të lartë në më shumë se një shekull. Kjo është pjesë e...

Lexo të plotë
Shëndeti i gojës mund të përcaktojë sa gjatë do të jetoni

Shëndeti i gojës mund të përcaktojë sa gjatë do të jetoni

28 Korrik, 2026
Euro vazhdon rënien, prek një tjetër minimum të ri historik

Euro vazhdon rënien, prek një tjetër minimum të ri historik

16 Dhjetor, 2025
“Resortet s’janë për të pasurit”, Rama: Pagat e punonjësve në turizëm, njësoj me Greqinë dhe Kroacinë

“Resortet s’janë për të pasurit”, Rama: Pagat e punonjësve në turizëm, njësoj me Greqinë dhe Kroacinë

9 Qershor, 2026
Eksportet drejt Shqipërisë, çmimi i vezëve në Kosovë arrin nivelin më të lartë ndonjëherë

Eksportet drejt Shqipërisë, çmimi i vezëve në Kosovë arrin nivelin më të lartë ndonjëherë

23 Nëntor, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr