• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 5 Dhjetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë e më të thellënë botë

Editor Nga Editor
5 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Norvegjia po ndërton tunelin  nënujor më të gjatë e më të thellënë botë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Norvegjia po ndërton aktualisht tunelin më të gjatë dhe më të thellë nënujor të automobilave, i cili synon të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit midis qyteteve bregdetare dhe të bëhet një hallkë kyçe e autostradës pa tragete përgjatë bregut perëndimor të vendit.

Tuneli, i quajtur Rogfast (Rogaland fastforbindelse), do të jetë 27 kilometra i gjatë dhe në pikën më të thellë do të zbresë deri në 392 metra nën nivelin e detit. Punimet filluan në janar të vitit 2018, por u pezulluan në fund të vitit 2019 për shkak të tejkalimit të buxhetit, gjë që solli anulimin e kontratave dhe ristrukturimin e projektit. Puna u rifillua në fund të vitit 2021 dhe përfundimi pritet në 2033, me një kosto totale rreth 2.4 miliardë dollarë.

Rogfast do të shkurtojë rreth 40 minuta kohë udhëtimi midis Bergen dhe Stavanger, duke zëvendësuar udhëtimet aktuale me traget. Tuneli do të ketë dy tuba të ndarë, secili me nga dy korsi, si dhe një rrethrrotullim të dyfishtë në 260 metra thellësi që lidhet me një tunel drejt komunës më të vogël të Norvegjisë, ishullit Kvitsøy.

Përmasat dhe thellësia e tunelit sjellin sfida të mëdha teknologjike, ndaj po përdoren pajisje shumë të avancuara si lazerë, sisteme moderne ventilimi, sinjalizim inteligjent që zbulon në kohë reale problemet dhe trafikun, si dhe kamera e radarë për monitorimin e lëvizjes së automjeteve.

Rogfast është pjesë e projektit të madh të modernizimit të autostradës bregdetare E39, e cila shtrihet për rreth 1,100 kilometra nga Trondheim në veri deri në Kristiansand në jug. Aktualisht, për ta përshkuar këtë rrugë duhen rreth 21 orë dhe përdoren shtatë tragete. Synimi afatgjatë është eliminimi i trageteve përmes ndërtimit të tuneleve dhe urave të reja—me përfundimin e plotë të projektit që nuk pritet para vitit 2050.

Sot, tuneli më i gjatë në botë me një segment nënujor është Seikan në Japoninë veriore, me një gjatësi totale prej 53.85 km, ndërsa pjesa nënujor është 23.3 km. Tuneli Channel mes Anglisë dhe Francës është 50.46 km, me një segment nënujor prej 37.9 km. Megjithatë, Rogfast do të jetë më i thellë se të dy këto tunele, pasi Seikan arrin deri në 240 metra nën nivelin e detit, ndërsa Channel 115 metra. /Skyweb.al

Etiketat: nenujortuneli
Artikulli para

“Ishulli i Trump”, media franceze: Si e zbuluan Sazanin Kushner dhe Ivanka

Artikulli pas

U hap PUSETA e tenderëve të AKSHI-t, Gerond Meçe hidhet në sulm për 2.4 mln euro: Çfarë ndodhi ditën që Mirlinda Karçanaj “dridhej” në SPAK dhe Ermal Beqiri po llogariste burgun

Editor

Editor

Nga Kategoria

Shqipëria do të ngrejë 20 “baza” për pritjen e emigrantëve nga Azia
Aktualitet

Shqipëria do të ngrejë 20 “baza” për pritjen e emigrantëve nga Azia

5 Dhjetor, 2025
Bllokohet 51 ton misër nga Serbia në Han të Hotit, rezultoi me aflatoksinë
Aktualitet

Bllokohet 51 ton misër nga Serbia në Han të Hotit, rezultoi me aflatoksinë

4 Dhjetor, 2025
Pse Arktiku po lidhet çdo ditë e më tepër me ekonominë globale
Aktualitet

Pse Arktiku po lidhet çdo ditë e më tepër me ekonominë globale

4 Dhjetor, 2025
Të rinjtë gjermanë të trembur më shumë nga krizat globale
Aktualitet

Të rinjtë gjermanë të trembur më shumë nga krizat globale

4 Dhjetor, 2025
Reshjet e nëntorit rekord, Shqipëria më e goditura në rajon
Aktualitet

Reshjet e nëntorit rekord, Shqipëria më e goditura në rajon

4 Dhjetor, 2025
Aplikacion i ri u tregon viktimave në kohë reale vendndodhjen e përndjekësve
Aktualitet

Aplikacion i ri u tregon viktimave në kohë reale vendndodhjen e përndjekësve

4 Dhjetor, 2025
Artikulli pas
SPAK te Ermal Beqiri dhe rikthimi i Gerond Meçes pas përgjimeve të famshme, “tërmet” te tenderët e AKSHI-t

U hap PUSETA e tenderëve të AKSHI-t, Gerond Meçe hidhet në sulm për 2.4 mln euro: Çfarë ndodhi ditën që Mirlinda Karçanaj "dridhej" në SPAK dhe Ermal Beqiri po llogariste burgun

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Familje të evakuara, dhjetëra hektarë nën ujë, si paraqitet situata me përmbytjet në vend
Aktualitet

Familje të evakuara, dhjetëra hektarë nën ujë, si paraqitet situata me përmbytjet në vend

Nga Editor
21 Nëntor, 2025
0

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje dhe vështirësi në disa zona të vendit, ndërsa strukturat e emergjencave...

Lexo të plotë
Artur Kadareja dhe Mezan Malaj në qendër të akuzave për tharjen e ujit të mirditorëve

Artur Kadareja dhe Mezan Malaj në qendër të akuzave për tharjen e ujit të mirditorëve

2 Maj, 2025
Rama me kryebashkiakun Adams: Linjë direkte fluturimesh me New York-un

Rama me kryebashkiakun Adams: Linjë direkte fluturimesh me New York-un

8 Tetor, 2025
Sot është dita e kontrollorëve ajrorë, heronjtë e heshtur të qiellit

Sot është dita e kontrollorëve ajrorë, heronjtë e heshtur të qiellit

21 Tetor, 2025
Shqiptarët harxhojnë 4.5% të të ardhurave vjetore për komunikimin me celular

Sytë te celulari, shqiptarët “konsumuan” 2 miliardë GB internet në 2024

5 Gusht, 2025

Të Fundit

SPAK te Ermal Beqiri dhe rikthimi i Gerond Meçes pas përgjimeve të famshme, “tërmet” te tenderët e AKSHI-t

U hap PUSETA e tenderëve të AKSHI-t, Gerond Meçe hidhet në sulm për 2.4 mln euro: Çfarë ndodhi ditën që Mirlinda Karçanaj “dridhej” në SPAK dhe Ermal Beqiri po llogariste burgun

5 Dhjetor, 2025
Norvegjia po ndërton tunelin  nënujor më të gjatë e më të thellënë botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë e më të thellënë botë

5 Dhjetor, 2025
“Ishulli i Trump”, media franceze: Si e zbuluan Sazanin Kushner dhe Ivanka

“Ishulli i Trump”, media franceze: Si e zbuluan Sazanin Kushner dhe Ivanka

5 Dhjetor, 2025
“Është i popullit”, Banka Europiane në alarm për deklaratën e deputetëve të Melonit: Ari s’ka pronar

“Është i popullit”, Banka Europiane në alarm për deklaratën e deputetëve të Melonit: Ari s’ka pronar

5 Dhjetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr