• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 8 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

“Ishulli i Trump”, media franceze: Si e zbuluan Sazanin Kushner dhe Ivanka

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Dhjetor, 2025
në Kryesore, Turizëm
A A
0
“Ishulli i Trump”, media franceze: Si e zbuluan Sazanin Kushner dhe Ivanka
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një negociator kyç i presidentit amerikan për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme, Jared Kushner, nuk e ka harruar biznesin dhe po shqyrton mundësitë në Serbi dhe Shqipëri, shkruan e përjavshmja franceze “Le Point”.

Nga Romain Gubert

Ishulli shqiptar i Sazanit, një gur i vogël mbi Detin Adriatik, quhet parajsa e tij. Ai është mbretëria e gjarpërinjve, krimbave, zogjve dhe madje, thonë, edhe disa arinj që shijojnë livandën e egër dhe pishat treqindvjeçare.

Verën, disa turistë nga Vlora zbarkojnë aty. Dy orë not në një plazh të gjatë para se të lundrosh deri te shpella e Haxhi Alisë, një pirat që në shekullin e XVII fshehu aty thesaret e tij me monedha ari. Një lloj katedrale detare që është bërë strehë e breshkave të detit.

Prej disa muajsh, ai është quajtur “ishulli i Trump”. Një vend i çuditshëm ku është e ndaluar të shëtisësh jashtë plazhit të madh. Për gjashtëdhjetë vjet, Sazani ka qenë një bazë sekrete ushtarake, nga e cila sot kanë mbetur vetëm disa bunkierë të rrënuar dhe mijëra mina. Enver Hoxha ishte veçanërisht paranojak.

Diktatori komunist, që sundoi Shqipërinë për gati katër dekada, kishte frikë nga zbarkimi i italianëve, jugosllavëve, amerikanëve dhe madje edhe rusëve. Ai kishte vendosur aty ushtrinë e vet të vogël. Kur regjimi u rrëzua në fillim të viteve 1990, Sazani u bë një tokë askujt – ishulli i fundit i pabanuar i Adriatikut.

Dashuria me shikim të parë e Ivanka Trump-it dhe bashkëshortit të saj, Jared Kushner, për Sazanin, është tashmë pjesë e historisë lokale. Kjo ndodhi katër vjet më parë. Çifti po kalonte pushimet në Greqi bashkë me fëmijët. Në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, ku ëndërrohet ndërtimi i hoteleve luksoze, u shfrytëzua rasti menjëherë.

Auron Tare, ish-arkeolog dhe drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit të Shqipërisë, përgatiti një vizitë disa-ditore për çiftin Trump–Kushner dhe disa investitorë të tjerë potencialë (Nasser al-Khelaifi, president i Paris SG-së, dhe një biznesmen nga Emiratet e Bashkuara Arabe). Një helikopter dhe një jaht madhështor u vunë në dispozicion të grupit të vogël.

Auron Tare i njeh të gjitha vendet më të bukura të zonës. Ai u tregon vilën e mrekullueshme që ka ndërtuar George Tenet, djali i emigrantëve shqiptarë dhe ish-drejtori i CIA-s nën Bill Clinton dhe George W. Bush. Ai organizon një drekë në restorantin më të mirë të peshkut në zonë, me mikpritës ish-bashkëlojtarin e tij të basketbollit, Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë. Rama, në pushtet që prej vitit 2013, është plot humor, me një stil të ngrohtë mesdhetar, i thjeshtë dhe njohës i mirë i Donald Trump-it.

Operacioni është i përkryer. Ivanka Trump dhe Jared Kushner flasin hapur për atë çfarë mund të bëjnë me ishullin që Shqipëria është gati t’ua japë. Ata angazhojnë arkitektë dhe avokatë. Vitin pasues, Kushner kthehet në Shqipëri. Me partnerët e tij, ai është gati të investojë më shumë se 1 miliard dollarë, jo vetëm në Sazan, por edhe në gjirin përballë, në një sipërfaqe gjigante toke në veri të Vlorës, e cila sot është e pa ndërtuar. Vitin e kaluar, në dhjetor, një muaj pas rizgjedhjes së Donald Trump-it, Kushner nënshkroi një parakontratë për një qira 99-vjeçare.

Dashuria e Ivanka Trump për Sazanin është glamuroze, por mbi të gjitha është një histori parash. Jared Kushner nuk është aspak investitor naiv. Grupi i tij, me qendër në Miami, ka disa miliarda dollarë asete në mbarë botën dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme (sauditët janë partnerë dhe aksionerë kryesorë). Një nga njerëzit e tij në Ballkan është Richard Grenell, ish-ambasador amerikan në Gjermani dhe i dërguar special i Trump-it në Serbi dhe Kosovë. Ai ka negociuar gjithashtu një tjetër blerje në rajon: një bllok ndërtesash në qendër të Beogradit, ish-selia e shtabit të ushtrisë serbe, e bombarduar nga NATO në 1999.

E ardhmja e “Kullës Trump”, siç do të quhet, është shndërrimi në një hotel luksoz, qendër tregtare dhe apartamente të shtrenjta. Për t’i dhënë truallin Kushner-it, u miratua një ligj special dhe ndërtesës i hoqën statusin si pjesë e Inventarit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Në Beograd, zyrtarë dhe aktivistë janë të zemëruar. Radovan Kupres, themelues i CRTA-s, dhe Robert Kozma, deputet i të Gjelbërve, kritikojnë korrupsionin dhe dhënien e tokës në mënyrë të dyshimtë. Për Kozma-n, dhënia e truallit për dhëndrin e Trump-it është një shembull i “nacionalizmit të rremë” dhe i favorizimit të interesave të huaja.

Shumëzimi i projekteve të pasurive të paluajtshme me Kushner-in nuk është rastësi për Serbinë dhe Shqipërinë. Ai u mundëson qasje te investitorët e Lindjes së Mesme dhe pranë Shtëpisë së Bardhë. Ndryshe nga mandati i tij i parë, sot ai nuk ka rol zyrtar, por është i fuqishëm dhe ndikon në negociatat për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme.

Në Tiranë, Elira Kokona, drejtore e një agjencie shtetërore për shitjen dhe valorizimin e pasurive shtetërore, menaxhon projekte të rëndësishme, përfshirë ishullin Sazan dhe ish-pallatin veror të Enver Hoxhës.

“Negociatat janë profesionale. Nuk jam unë që jap dritën jeshile,” shpjegon ajo. Deri tani, ajo ka komunikuar vetëm me “Brian”, përfaqësuesin e Kushner-it në Shqipëri, dhe e ka takuar Kushner-in vetëm një herë në një restorant./Le Point.

Etiketat: ivankakushnersazani
Artikulli para

“Është i popullit”, Banka Europiane në alarm për deklaratën e deputetëve të Melonit: Ari s’ka pronar

Artikulli pas

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë e më të thellë në botë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama nga Librazhdi: Korridori VIII, aks strategjik për tregtinë dhe NATO-n, punimet vazhdojnë normalisht
Aktualitet

Rama nga Librazhdi: Korridori VIII, aks strategjik për tregtinë dhe NATO-n, punimet vazhdojnë normalisht

7 Mars, 2026
“Wom Travel”: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për këtë verë
Turizëm

“Wom Travel”: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për këtë verë

7 Mars, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, si pritet të ndikojë turizmin shqiptar
Turizëm

Konflikti në Lindjen e Mesme, si pritet të ndikojë turizmin shqiptar

7 Mars, 2026
Narta, mes lagunave më të bukura në Europë
Turizëm

Narta, mes lagunave më të bukura në Europë

7 Mars, 2026
Qeveria vendos: E premtja ditë pushimi për administratën
Ekonomi

Qeveria kompenson bizneset për rritjen e pagës minimale, mbulohen kontributet shtesë deri në shtator 2026

7 Mars, 2026
Pasojat e punës në Call center, 60% e të rinjve shfaqin probleme me shtyllën kurizore
Ekonomi

A mbrohen nga policia nëpërmjet pagesave mujore Call Centera-t që po mashtrojnë Europën nga Tirana?

7 Mars, 2026
Artikulli pas
Norvegjia po ndërton tunelin  nënujor më të gjatë e më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë e më të thellë në botë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

VIDEO/ Frikë në ajër, motori i avioni shpërthen në lartësi
Aviacion

VIDEO/ Frikë në ajër, motori i avioni shpërthen në lartësi

Nga SkyWeb
13 Shkurt, 2026
0

Momente frike dhe paniku kanë përjetuar pasagjerët e një fluturimi të kompanisë ajrore Arik Air, pasi një shpërthim u regjistrua...

Lexo të plotë
Rest Less: Shqipëria, destinacioni më i veçantë për përvoja kulturore

Rest Less: Shqipëria, destinacioni më i veçantë për përvoja kulturore

11 Nëntor, 2025
Europa rrezikon “të thahet” për ujë, po humbet me shpejtësi rezervat nëntokësore

Europa rrezikon “të thahet” për ujë, po humbet me shpejtësi rezervat nëntokësore

30 Nëntor, 2025
DOSJA/ Dalin bisedat “private” të Mirlinda Karçanajt me Ergys Agasin

DOSJA/ Dalin bisedat “private” të Mirlinda Karçanajt me Ergys Agasin

29 Dhjetor, 2025
Shqiptarët po përdorin më shumë makina elektrike, por mungon infrastruktura

Shqiptarët po përdorin më shumë makina elektrike, por mungon infrastruktura

10 Shtator, 2025

Të Fundit

Truri i lidhur me kompjuterin, teknologjia e re do te jetë gati deri në 2030

Truri i lidhur me kompjuterin, teknologjia e re do te jetë gati deri në 2030

7 Mars, 2026
Serbia ul akcizën e karburanteve për të ruajtur goditjen e qytetarëve dhe ekonomisë nga rritja e çmimeve

Serbia ul akcizën e karburanteve për të ruajtur goditjen e qytetarëve dhe ekonomisë nga rritja e çmimeve

7 Mars, 2026
Lufta me Iranin kërcënon një goditje të zgjatur në tregjet globale të energjisë

Lufta me Iranin kërcënon një goditje të zgjatur në tregjet globale të energjisë

7 Mars, 2026
Produktet për shëndetin e zorrëve të foshnjave po pushtojnë tregun, ekspertët kërkojnë kujdes

Produktet për shëndetin e zorrëve të foshnjave po pushtojnë tregun, ekspertët kërkojnë kujdes

7 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr