• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 27 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekonomi

Pagesat me kartë arrijnë në 58 miliardë lekë, por ka ende vend për përmirësim

SkyWeb SkyWeb
27 Gusht, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Qeveria vendos tavan për pagesat me CASH, bizneset detyrohen të kalojnë online: Limitet e reja
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Detyrimi për t’u ofruar klientëve mundësinë e pagesës me kartë ka rritur ndjeshëm numrin e terminaleve POS në Shqipëri.

Në gjysmën e parë të vitit 2026, bizneset janë pajisur me 7,399 terminale të reja.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, numri i terminaleve POS arriti në rreth 38 mijë në fund të qershorit, duke u rritur me afro 24% krahasuar me një vit më parë.

Rritja lidhet edhe me kërkesën e Administratës Tatimore që strukturat akomoduese, subjektet e transportit dhe institucionet apo shoqëritë publike me kapital shtetëror të instalonin POS/POI në çdo pikë shitjeje deri në maj.

Tatimpaguesit që pranojnë pagesa në para fizike duhet t’u ofrojnë klientëve edhe alternativën e pagesës me kartë.

Megjithatë, instalimi i terminalit nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai përdoret rregullisht.

16 milionë pagesa në gjashtë muaj

Në gjashtë muajt e parë të vitit u realizuan rreth 16 milionë pagesa përmes terminaleve POS, nga 12.5 milionë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja është rreth 28%, ndërsa numri më i lartë i transaksioneve u regjistrua në mars.

Edhe vlera e pagesave u rrit. Nga janari deri në qershor, nëpërmjet terminaleve POS qarkulluan 58 miliardë lekë, kundrejt 48.3 miliardë lekëve një vit më parë, ose rreth 20% më shumë.

Megjithatë, të dhënat nuk tregojnë një ndryshim të fortë të tendencës historike që mund t’i atribuohet vetëm detyrimit të ri. Pagesat me kartë kanë qenë në rritje edhe gjatë viteve të mëparshme.

Vetëm 38 mijë POS për 250 mijë njësi aktive

Hendeku ndërmjet numrit të bizneseve dhe terminaleve POS mbetet i madh. Sipas INSTAT-it, në Shqipëri kishte rreth 250 mijë njësi ligjore aktive gjatë vitit 2025, ndërsa në treg gjenden vetëm 38 mijë terminale.

Jo të gjitha njësitë aktive kanë domosdoshmërisht nevojë për POS, por shifrat tregojnë se përdorimi i pagesave elektronike mbetet ende i kufizuar në një pjesë të ekonomisë.

Deri në fund të vitit 2026, detyrimi për t’u pajisur me terminal POS do të shtrihet edhe te bizneset e sektorëve të tjerë, duke rritur më tej numrin e pikave ku konsumatorët mund të paguajnë me kartë.

Artikulli para

Inspektorati i Punës paralajmëron bizneset: Kujdes me pasaportën e të punësuarve!

Artikulli pas

Për herë të parë në botë: Inteligjenca artificiale asiston gjatë një operacioni për heqjen e tumorit në tru dhe mbron shikimin e pacientit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda
Ekonomi

“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

26 Nëntor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit
Ekonomi

Tatimet njoftojnë futjen në TVSH të të gjitha bizneseve që bën 5 mln lekë xhiro në 2026

26 Nëntor, 2026
Ushqen dhe kuron njerëzimin prej 5 000 vitesh, sot është Dita Botërore e Ullirit
Ekonomi

Ushqen dhe kuron njerëzimin prej 5 000 vitesh, sot është Dita Botërore e Ullirit

26 Nëntor, 2026
E frikshme me kë ndajmë rrugën! Vetëm 13,8% e të ritestuarve morën patentën pas humbjes së të gjitha pikëve
Ekonomi

E frikshme me kë ndajmë rrugën! Vetëm 13,8% e të ritestuarve morën patentën pas humbjes së të gjitha pikëve

26 Nëntor, 2026
Bursat europiane në rritje, rikthehet interesi i investitorëve për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale
Ekonomi

Bursat europiane në rritje, rikthehet interesi i investitorëve për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale

26 Nëntor, 2026
Nga pularitë te fermat e viçave dhe thertoret, Shqipëria rishikon standardet e mbarështimit dhe therjes së kafshëve
Ekonomi

Nga pularitë te fermat e viçave dhe thertoret, Shqipëria rishikon standardet e mbarështimit dhe therjes së kafshëve

26 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Për herë të parë në botë: Inteligjenca artificiale asiston gjatë një operacioni për heqjen e tumorit në tru dhe mbron shikimin e pacientit

Për herë të parë në botë: Inteligjenca artificiale asiston gjatë një operacioni për heqjen e tumorit në tru dhe mbron shikimin e pacientit

Të Përzgjedhura

Pak lëvizi çmimi naftës, pronarët e autobusëve urbanë janë GATI: Duam subvencionim! Ankesa ka edhe Kamza që para një muaji rriti çmimin e biletës
Ekonomi

Pak lëvizi çmimi naftës, pronarët e autobusëve urbanë janë GATI: Duam subvencionim! Ankesa ka edhe Kamza që para një muaji rriti çmimin e biletës

SkyWeb
11 Mars, 2026
0

Një rritje momentale e çmimit të naftës në treg ka mjaftuar që operatorët e transportit urban të kërkojnë sërish subvencionim...

Lexo të plotë
“Vdekja” e portofolit

“Vdekja” e portofolit

10 Gusht, 2026
Shteti paralel i Ergys Agasit

Shteti paralel i Ergys Agasit

23 Shtator, 2026
28 milion euro, shpallet mega tenderi për uniformat e policisë, kush janë PRETENDENTËT

Qerveria rrit me mbi 700 mln lekë buxhetin për Policinë

9 Korrik, 2026
Pse prindërit modernë ndihen më të privuar nga gjumi sesa të dikurshmit?

Pse prindërit modernë ndihen më të privuar nga gjumi sesa të dikurshmit?

11 Maj, 2026

Të Fundit

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

26 Nëntor, 2026
“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

26 Nëntor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit

Tatimet njoftojnë futjen në TVSH të të gjitha bizneseve që bën 5 mln lekë xhiro në 2026

26 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

26 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In