• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Artur Kadareja dhe Mezan Malaj në qendër të akuzave për tharjen e ujit të mirditorëve

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Maj, 2025
në Aktualitet
A A
Artur Kadareja dhe Mezan Malaj në qendër të akuzave për tharjen e ujit të mirditorëve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Artur Kadareja dhe Mezan Malaj janë përfshirë në një projekt të diskutueshëm për ndërtimin e hidrocentraleve në Kaçinar, Mirditë, duke nxitur protestat e banorëve lokalë

Banorët e fshatit Kaçinar të Mirditës protestojnë kundër ndërtimit të HEC-it në zonë dhe denoncojnë publikisht para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës për dhënien e lejes së projektit, duke kërkuar edhe ndërhyrjen e prokurorisë me hetime sipas kallëzimit penal, pasi e cilësojnë në shkelje të ligjit nga ana e zyrtarëve vendorë dhe qendrorë.

Të tubuar para godinës së MEI, ata hodhën thirrje se “Uji është jetë, mos na thaj shpirtin” dhe “Jo dorë e zezë mbi Mirditën e bardhë”.https://www.kapitali.al/

“Ata duan të na vjedhin ujin, pasurinë më të çmuar të njeriut. Nuk kemi asnjë lloj informacioni. Banorët nuk u vunë në dijeni për lejen që është e paligjshme. Organet kompetente të hetojnë, është në shkelje të ligjit. Të ndalohet ky projekt dhe ndërtimi i HEC, kemi vënë në dijeni të gjitha institucionet”, thanë mes të tjerash organzatorët e protestës dhe banorët e Kaçinarit.

Në Kaçinar po ndërtohen katër hidrocentrale.

Dy javë pasi kompania koncesionare “Shpërdhaza-Energji” ka zbarkuar mjetet e ndërtimit në Kaçinar banorët kërkojnë nga ministrja Balluku të pezullojë punimet.

Ata pretendojnë se me këtë koncesion jo vetëm shkelet statusi i zonës së mbrojtur natyrore por dëmtohet bujqësia.

“Kanioni i Lumit Shperdhazë që është dhënë me koncesion për ndërtim e 4 HEC me fuqi 16 Mega është zonë e mbrojtur me ligj si monument natyrore. Aplikimi i këtij koncesioni ka një impakt shkatërrues në jetesën e banorëve dhe ndikim negative në mjedis në ekonomi dhe sjell dëm katastrofik në florën e faunën e zonës së Kaçinarit”, u shpreh një protestues.

“Duan të na vjedhin ujin, pasurinë më të çmuar të njeriut”, “Uji është jeta jonë” apo “Jo dorë të zezë mbi Mirditën e Bardhë” ishin disa nga pankartat që mbanin në duar banorët e Kaçinarit

Koncesioni për ndërtimin e 4 HEC-eve nga “Shpërdhaza-Energji”, në zonën e Kaçinarit në Mirditë është dhënë në vitin 2018 nga Ministria e Infrastrukturës.

Kompania ndërtuese e këtyre hidrocentraleve zotërohet nga dy ortakë.

Ata janë Artur Kadareja, një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave publikë në shëndetësi, më parë edhe i skualifikuar nga APP për mashtrim si dhe ish deputeti socialist,Mezan Malaj./Kapitali

Etiketat: artur kadarejahec mirditemezan malaj
Artikulli para

AKSHI nuk gjen rehat, akuza të forta për favorizime edhe pas anulimit dhe rishpalljes së tenderit të kamerave të doganave

Artikulli pas

ZBARDHET LEJA\ Si u “rrit” nga 14 në 41 kate kulla që do të ndërtohet nga Aida Dushku, Ilir Shtufi dhe Mark Luli

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online
Aktualitet

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë
Aktualitet

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq
Aktualitet

Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq

13 Nëntor, 2026
Plas skandali: Si gënjeu Tërmet Peçi me firmë dhe vulë Delina Ibrahimajn, Ervin Meten dhe Petrit Malajn!
Aktualitet

Plas skandali: Si gënjeu Tërmet Peçi me firmë dhe vulë Delina Ibrahimajn, Ervin Meten dhe Petrit Malajn!

13 Nëntor, 2026
Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtetërore
Aktualitet

Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtetërore

13 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
ZBARDHET LEJA\ Si u “rrit” nga 14 në 41 kate kulla që do të ndërtohet nga Aida Dushku, Ilir Shtufi dhe Mark Luli

ZBARDHET LEJA\ Si u "rrit" nga 14 në 41 kate kulla që do të ndërtohet nga Aida Dushku, Ilir Shtufi dhe Mark Luli

Të Përzgjedhura

HARTA/ Bëni shumë KUJDES çfarë hani në këto shtete të Europës!
Shëndet

HARTA/ Bëni shumë KUJDES çfarë hani në këto shtete të Europës!

Nga SkyWeb
19 Janar, 2026
0

Një analizë e të dhënave europiane mbi zakonet ushqimore tregon një ndarje të fortë mes vendeve të kontinentit ku Mbretëria...

Lexo të plotë
Sigurimi i detyrueshëm i pronës, biznesi kërkon rishikimin e kushteve shtrënguese: Godet shtresat në nevojë

Sigurimi i detyrueshëm i pronës, biznesi kërkon rishikimin e kushteve shtrënguese: Godet shtresat në nevojë

21 Gusht, 2025
Një vaksinë kundër kancerit, shkenca jep shpresë për një zgjidhje finale

Një vaksinë kundër kancerit, shkenca jep shpresë për një zgjidhje finale

27 Tetor, 2026
Shqiptarët “hanë gol” në minutën e fundit: Armando Duka tërhiqet nga kulla te ATSH-ja, në lojë Genc Kuçuku: Ndryshon skema e ndarjes së hapësirës

Shqiptarët “hanë gol” në minutën e fundit: Armando Duka tërhiqet nga kulla te ATSH-ja, në lojë Genc Kuçuku: Ndryshon skema e ndarjes së hapësirës

29 Shtator, 2025
Ibrahimaj pranon masakrën me fondet IPARD, por tani thotë se nuk do të vidhen më

Ibrahimaj pranon masakrën me fondet IPARD, por tani thotë se nuk do të vidhen më

7 Tetor, 2026

Të Fundit

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

13 Nëntor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në katër vjet

13 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr