• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Euro merr për poshtë në prag të festave, sot shënoi rekordin e ri historik

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Euro merr për poshtë në prag të festave, sot shënoi rekordin e ri historik
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kursi i këmbimit Euro–Lek e nisi javën me rënie të mëtejshme, duke regjistruar një minimum të ri historik.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të martën me 96.5 lekë, nga 96.57 lekë që ishte mbyllja e javës së kaluar (shih grafikun).

Aktorët e tregut pohojnë se presionet rënëse mbi Euron, të pranishme gjatë gjithë gjysmës së dytë të vitit, janë forcuar në dhjetor. Periudha festive sjell rritje të flukseve valutore për shkak të turizmit dhe dërgesave të emigrantëve, duke ushtruar trysni të vazhdueshme mbi monedhën europiane.

Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë kanë zbutur goditjen mbi kursin, duke ruajtur një qëndrueshmëri më të madhe krahasuar me dy vitet paraardhëse. Aktualisht, rënia vjetore e Euros kundrejt Lekut mbetet më pak se 2%.

Tregu valutor reflekton ndërhyrje të shtuara nga Banka Qendrore. Të premten e kaluar u blenë 15.1 milionë euro në ankandin periodik të rezervës. Një ditë më herët, më 4 dhjetor, u krye një tjetër blerje direkte për të frenuar rënien, pasi më 3 dhjetor Euro kishte prekur një tjetër rekord negativ.

Për të dytin vit radhazi, Banka e Shqipërisë po zhvillon operacione të mëdha blerjeje për të shmangur forcimin e mëtejshëm të Lekut. Në vitin 2024 u blenë 933 milionë euro, ndërsa për nëntë muajt e parë të vitit 2025 janë blerë rreth 800 milionë euro të tjera.

Projeksionet tregojnë se dhjetori pritet të thellojë presionin mbi Euron, megjithëse ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë pritet të kufizojnë lëvizjet brenda një intervali të ngushtë. Një rritje e përkohshme e kursit mund të shfaqet në ditët e fundit të muajit, si pasojë e ritmit tradicional të qeverisë për të shpenzuar pjesën kryesore të deficitit buxhetor në fund të vitit.

Rritja e ofertës së Lekut nga shpenzimet e përqendruara buxhetore ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvlerësimin afatshkurtër të tij. Nga ana tjetër, edhe në vitin 2025 politika fiskale ka ushtruar presion mbiçmues mbi monedhën vendase. Në fund të 10-mujorit, buxheti regjistroi suficit prej 49.2 miliardë lekësh, duke ulur sasinë e Lekut në qarkullim dhe duke forcuar më tej tendencën e tij.

Artikulli para

Amerikanët trajnojnë forcat e ushtrisë shqiptare për rrëzimin e dronëve

Artikulli pas

Dëmtuan buxhetin duke marrë fonde publike, prokuroria lëshon 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991
Ekonomi

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet
Ekonomi

Euro dhe Dollari marrin pak “frymë” pas rënies për ditë me radhë kundrejt Lekut

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Kryesore

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera
Ekonomi

KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera

23 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

23 Tetor, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit
Ekonomi

Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve, kush përfiton 

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Dëmtuan buxhetin duke marrë fonde publike, prokuroria lëshon 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë

Dëmtuan buxhetin duke marrë fonde publike, prokuroria lëshon 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë

Të Përzgjedhura

Rama me tërbim ndaj gazetarëve: Më bëjnë mua moral ca gazetarë që protestojnë dhe pastaj ikin bëjnë plazh te Green Coast
Aktualitet

“Shqiptarët po protestojnë kundër oligarkisë globale”, Rama i përgjigjet ish-kandidatit për president të SHBA-së

Nga SkyWeb
9 Qershor, 2026
0

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur senatorit demokrat amerikan Bernie Sanders, pas qëndrimit të këtij të fundit në mbështetje të...

Lexo të plotë
Prapaskenat në Aeroportin e Vlorës, plas sherri mes Behgjet Pacollit dhe ortakut: Kush po kërkon të marrë investimin?

Prapaskenat në Aeroportin e Vlorës, plas sherri mes Behgjet Pacollit dhe ortakut: Kush po kërkon të marrë investimin?

29 Gusht, 2025
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Komisioni Europian drejt tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e larta nga rritja e çmimit të karburanteve

11 Prill, 2026
Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”

Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”

20 Nëntor, 2025
Një dekadë pas “ftohjes” së madhe, Edi Rama dhe Koço Kokëdhima darkojnë në restorant!

Një dekadë pas “ftohjes” së madhe, Edi Rama dhe Koço Kokëdhima darkojnë në restorant!

27 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet

Euro dhe Dollari marrin pak “frymë” pas rënies për ditë me radhë kundrejt Lekut

23 Tetor, 2026
BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr