• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton Gjeneral Major Petrit Çunin në krye të Forcës Tokësore

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Presidenti Begaj dekreton Gjeneral Major Petrit Çunin në krye të Forcës Tokësore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kreu i shtetit ka bërë sot ndryshime të rëndësishme në strukturat drejtuese të ushtrisë, duke zëvendësuar drejtimin e Forcës Tokësore dhe duke dhënë një gradë të lartë në Forcën Detare.

Gjeneral Major Ilir Hasan Xheboxhia është liruar nga detyra e Komandantit të Forcës Tokësore. Në vend të tij është emëruar Gjeneral Major Petrit Pal Çuni, i cili merr drejtimin e forcës më të madhe operacionale të ushtrisë. Gjeneral Major Çuni njihet si një ndër ushtarakët me integritet të lartë në Forcat e Armatosura.

Ndryshime ka pasur edhe në Forcën Detare, ku Kapiteni i Rangut të Parë Arsen Burhan Mullaj është ngritur në gradën “Kundëradmiral” dhe do të ushtrojë detyrën e Shefit të Shtabit të Forcës Detare.

Këto lëvizje shënojnë një riformatim të pjesës së komandës ushtarake, në vijim të procesit të rinovimit dhe forcimit të kapaciteteve të Forcave të Armatosura.

Karriera e Gjeneral Petrit Çuni

Përgjatë 32 viteve karrierë në detyrën e oficer aktiv në forcat e Armatosura Shqiptare, Gjeneral Çuni ka kryer një spektër të gjerë detyrash, duke filluar nga niveli taktik, në operativ e deri në nivel strategjik.

Ka përfaqësuar Shqipërinë dhe forcat e Armatosura Shqiptare, në misione paqeruajtëse ndërkombëtare, në nivele të ndryshme shkollimi jashtë Shqipërisë (kryesisht në Gjermani, në të cilin ka kryer kualifikime nga niveli taktik, strategjik dhe deri në studime të avancuara në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Nga rezultati i CV-së, detyrave dhe nivelit mjaft profesional të tij, Gjeneral ÇUNI atëherë me gradën N/kolonel) në harkun kohor 2013-2016 kishte angazhimin e tij të parë në Strukturën Komanduese të NATO-s, në detyrën e Shefit të Degës së Menaxhimit dhe Administrimit në Komandën e Forcës Bashkuar në Brunssum Holandë dhe përfaqësues Ushtarak Kombëtarë në këtë Strukturë. Detyrë, e cila do shtronte rrugën për promovim në gradën Kolonel dhe më pas e ndjekur nga emërime, në detyra mjaft të rëndësishme, në Forcën Tokësor (Shef Shtabi), në Shtabin e Përgjithshëm (Drejtor i Shtabit) dhe në Ministrinë e Mbrojtjes (Drejtor në NATO, BE dhe në Marrëdhënieve me Jashtë).

Pas këtyre detyrave mjaft prestigjioze dhe të vlerësuara dhe nisur nga rezultatet dhe përformanca e shkëlqyer Gjeneral Çuni (atëherë Kolonel) emërohet në një detyrë mjaft të rëndësishme përfaqësimi
përsëri në NATO, kësaj here Përfaqësues Ushtarak Kombëtar në Komandën Strategjike të NATO-s Mons Belgjikë (Korrik 2019).

Duke qenë në këtë pozicion Gjeneral Çuni, përfaqësonte FARSH dhe ishte njëherazi dhe epror i drejtpërdrejtë për gjithë personelin ushtarak shqiptarë, që shërbente në strukturat e Komandës dhe ato të Forcës së NATO-s.
Vlerësimi e përkushtimi, profesionalizmi dhe shërbimit ndaj atdheut dhe FARSH, puna dhe karriera e tij prek nivelin më të lartë, atë të promovimit në gradën madhore Gjeneral Brigade (26 Nëntor 2021).

Arritje, që çdo ushtarak e ëndërron ta ketë në supet e tij dhe që përbën një pikë kulmore dhe të shkëlqyer të karrierës.

Pas këtij vlerësimi dhe arritje të jashtëzakonshme, shenjë e vlerësimit të punës dhe rëndësisë së këtij pozicioni, lidershipi politik dhe ushtarak riemëron (rikonfirmon) Gjeneral Brigade ÇUNI, në detyrën Përfaqësues Ushtarak Kombëtar në Komandën Strategjike të NATO-s, në Mons Belgjikë edhe për një mandat të dytë trevjeçarë (2022-2025).

Ky mandat do të përkonte me kohën kur sistemi, struktura e Sigurisë globale u përball me kërcënimin më të madh, që pas përfundimit të luftës së ftoftë dhe po ashtu NATO, struktura më e fortë dhe më e suksesshme politike ushtarake në histori, u vu përballë këtyre sfidave dhe u përfshi në një proçes adaptimi, reformimi e zgjerimi të pa parë në 75 vite të ekzistencës së saj.

Si vlerësim maksimal i punës dhe profesionalizmit për Gjeneral Çuni-n, lidershipi ushtarak dhe Ministri i Mbrojtjes i rekomandojnë, propozojnë Presidentit të Republikës, Komandantit të Përgjithshëm të FARSH promovimin e Gjeneral Brigade Petrit ÇUNI në gradën madhore “Gjeneral Major”!

/skyweb.al

Etiketat: arsen mullajforca tokesorepetrit cunipresidenti begaj
Artikulli para

RAPORTI/ Gati gjysma e valës së emigrantëve shqiptarë gjatë 2014-2020 janë kthyer, REMITANCAT e ardhura kryesore për familjet

Artikulli pas

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, reagon Rama: Ende pa u tharë firma…

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Artikulli pas
Pezullimi i Ballukut, Rama: Paraburgimet e arrestet pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, reagon Rama: Ende pa u tharë firma...

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ofroi më shumë, AKSHI i jep vëllait të Damian Gjiknurit tenderin 2 milionë euro për shërbimin konsullor
Ekonomi

Ofroi më shumë, AKSHI i jep vëllait të Damian Gjiknurit tenderin 2 milionë euro për shërbimin konsullor

Nga SkyWeb
20 Tetor, 2025
0

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka përzgjedhur bashkimin e kompanive “Kreatx” dhe “HardTech” si fitues të tenderit për “përmirësimin...

Lexo të plotë
Komisioni Europian akuzon Meta dhe Tik Tok për shkelje, rrezikojnë gjobë

Komisioni Europian akuzon Meta dhe Tik Tok për shkelje, rrezikojnë gjobë

24 Tetor, 2025
Java nis me rënie për Euron, Dollarin dhe Paundin

Dollari vazhdon rënien, si paraqitet euro në tregun valutor

26 Shkurt, 2026
Europa në prag të krizës së madhe energjetike nëse vazhdon ndërprerja e furnzimit

Europa në prag të krizës së madhe energjetike nëse vazhdon ndërprerja e furnzimit

27 Mars, 2026
Joni Keta zgjidhet kreu i ri i BKH-së

Joni Keta zgjidhet kreu i ri i BKH-së

9 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr