• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 11 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, reagon Rama: Ende pa u tharë firma…

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Pezullimi i Ballukut, Rama: Paraburgimet e arrestet pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

SPAK i është drejtuar Kuvendit duke kërkuar heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, në kuadër të hetimeve për një sërë procedurash të mëdha prokurimi të Ministrisë së Infrastrukturës.

Sipas SPAK, Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, lidhur me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Ajo është gjithashtu nën hetim për shtatë tendera të tjerë të mëdhenj të akseve rrugore, si:

• Sheshi Shqiponja–Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT
• Segmenti Sheshi Shqiponja–Bulevardi i Ri, Loti 2
• Sheshi Shqiponja–Bulevardi i Ri–Shkozë, urat mbi lumin Tiranë
• Unaza e Jashtme Tiranë, Lotet 4, 5, 6 dhe 7

Kërkesa e SPAK synon t’i hapë rrugë masave të mëtejshme të sigurimit, përfshirë arrestin e mundshëm të zëvendëskryeministres.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

Kryeministri reagoi menjëherë në rrjetet sociale, duke e lidhur kërkesën e SPAK me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ballukut nga detyra.

Rama shkruan se:

“Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori i kërkon Kuvendit autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren, me burg ose në shtëpi.

Që arrestet pa gjyq janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri dhe që vendi ka më shumë të paraburgosur se sa të burgosur, një fakt i turpshëm që ka shqetësuar edhe Këshillin e Europës, kjo dihet.

Ne s’mund dhe s’duam ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por na kërkohet të japim opinion dhe ne do të angazhohemi me përgjegjësi përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate.

Do të mbajmë një qëndrim të drejtë, të qartë dhe të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi.” /skyweb.al

Etiketat: belinda ballukuedi rama
Artikulli para

Presidenti Begaj dekreton Gjeneral Major Petrit Çunin në krye të Forcës Tokësore

Artikulli pas

Ndahen çmimet vjetore të gazetarisë për vitin 2025, Artur Zheji vlerësohet me Çmimin e “Karrierës”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”
Aktualitet

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

10 Nëntor, 2026
KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura
Ekonomi

KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

10 Nëntor, 2026
Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit
Aktualitet

Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

10 Nëntor, 2026
Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm
Aktualitet

KE nis negociatat për heqjen e tarifave roaming me Shqipërinë dhe vendet e rajonit

10 Nëntor, 2026
Kapetanovic: krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i tyre, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë
Aktualitet

Kapetanovic: krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i tyre, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

10 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Ekonomi

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

10 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Ndahen çmimet vjetore të gazetarisë për vitin 2025, Artur Zheji vlerësohet me Çmimin e “Karrierës”

Ndahen çmimet vjetore të gazetarisë për vitin 2025, Artur Zheji vlerësohet me Çmimin e “Karrierës”

Të Përzgjedhura

Tarracat luksoze po rrisin vlerën e pronave, trendi që po ndryshon tregun imobiliar
Ekonomi

Tarracat luksoze po rrisin vlerën e pronave, trendi që po ndryshon tregun imobiliar

Nga SkyWeb
8 Qershor, 2026
0

Tarracat e ndërtesave nuk po shihen më vetëm si hapësira të zakonshme teknike apo të pashfrytëzuara. Në tregun modern të...

Lexo të plotë
BE shpreh shqetësime serioze për ‘Paqen Fiskale’ në prag të votimit në parlament

BE shpreh shqetësime serioze për ‘Paqen Fiskale’ në prag të votimit në parlament

11 Dhjetor, 2025
Gjobat e “FORTËVE” ndaj bizneseve në Shqipëri!

Gjobat e “FORTËVE” ndaj bizneseve në Shqipëri!

19 Nëntor, 2025
Ngec tenderi i madh i internetit të AKSHI-t, vijon saga e bllokimeve përmes ankimimeve në KPP

Ngec tenderi i madh i internetit të AKSHI-t, vijon saga e bllokimeve përmes ankimimeve në KPP

30 Janar, 2026
“Phantom, Lambo dhe Benz-a”/ Makina luksoze, skafe me dedikime dhe…anije! Del katalogu i mjeteve të sekuestruara dhe konfiskuara

“Phantom, Lambo dhe Benz-a”/ Makina luksoze, skafe me dedikime dhe…anije! Del katalogu i mjeteve të sekuestruara dhe konfiskuara

29 Prill, 2025

Të Fundit

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

10 Nëntor, 2026
KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

10 Nëntor, 2026
Ndryshon regjistrimi i objekteve pa Hipotekë dhe oborreve: S’paguan nëse të gjen Kadastra, tarifë e plotë nëse aplikon vetë te e-Albania

E keni urgjent? Kadastra tregon si ta zgjidhni hallin shpejt e shpejt!

10 Nëntor, 2026
Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

10 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr