• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 13 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

BE shpreh shqetësime serioze për ‘Paqen Fiskale’ në prag të votimit në parlament

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Dhjetor, 2025
në Aviacion, Kryesore
A A
0
BE shpreh shqetësime serioze për ‘Paqen Fiskale’ në prag të votimit në parlament
Share on FacebookShare on WhatsApp

Esmeralda Topi-Faktoje.al

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë shpreh shqetësime serioze mbi efektet e “Paqes Fiskale”. Në prag të votimit në parlament të nismës që i hap rrugën faljes masive të borxheve dhe rishikimin e detyrimeve tatimore për bizneset, BE paralajmëron qeverinë mbi rreziqet e saj.

“Komisioni theksoi shqetësime serioze që lidhen me dekurajimin e përmbushjes tatimore dhe përsëriti nevojën për vendosjen e masave të forta kundër pastrimit të parave brenda këtij propozimi, ndërkohë që vazhdon angazhimin për uljen e numrit të madh të përjashtimeve tatimore”, tha për Faktoje.al, zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian.

Për BE-në, këto shqetësime duhet të adresohen përpara se nisma të konsiderohet e qëndrueshme në kontekstin e integrimit evropian. Delegacioni thekson se çdo amnisti apo program vullnetar për përmbushjen tatimore duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke mos cenuar luftën kundër krimit të organizuar.

“Shqipëria të sigurojë që ‘amnistitë e mundshme dhe programet vullnetare për përmbushjen tatimore të jenë në përputhje me planet e vendit, të avancojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe të jenë në përputhje me acquis-në përkatëse të BE-së dhe standardet ndërkombëtare, si ato të përcaktuara nga Moneyval dhe FATF”, përfundon reagimin zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Nisma pa dakordësinë e BE-së

Qendrimi i Brukselit pak orë para se Parlamenti të votojë “Paqen Fiskale” sfidon edhe qëndrimin e Ministrit të Financave, Petrit Malaj, i cili më herët ka lënë të kuptohet se nisma është dakordësuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian.

“Në frymën e transparencës ky projekt është konsultuar me FMN, e cila është dakord me këtë projekt, nuk e ka kundërshtuar fshirjen dhe legalizimin. Po ashtu, edhe me Bashkimin Europian jemi konsultuar”, deklaroi Malaj gjatë emisionit E Zone në Vizion Plus. 

Deklarata bie ndesh me informacionin zyrtar të Delegacionit, sipas të cilit, shqetësimet e BE-së mbeten të pazgjidhura. Nisma, sipas tyre, nuk ka përputhshmëri të plotë me standardet europiane për administrimin fiskal dhe luftën kundër pastrimit të parave.

Ndryshe nga sa deklaron ministri, qeveria nuk është konsultuar me Brukselin për “Paqen Fiskale”. Në qershor të këtij viti, në një reagim për Faktoje.al Komisioni Europian paralajmëronte qeverinë se nisma mund të ndikonte në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

“Ne nuk jemi konsultuar nga autoritetet shqiptare për këtë propozim”, tha asokohe një zëdhënës i Komisionit Europian për Faktoje.al.

Madje, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh kundër nismës. Në vizitën e fundit zyrtare, në krah të ministrit, shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber tha se “kemi shqetësimin se disa prej elementeve të propozimit mund të minojnë progresin e fundit të Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa rreziqe për përmbushjen dhe drejtësinë fiskale”.

“Lavatriçe për pastrimin e parave”

Plani për “Paqen Fiskale” është kundërshtuar ashpër edhe nga opozita. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, i ka adresuar rreziqet e nismës pranë Komisionit dhe Parlamentit Europian.

“Kjo amnisti hap dyer për pastrim parash, dobëson sigurinë ekonomike dhe minon besimin që investitorët ndërkombëtarë duhet të kenë tek Shqipëria. Qëndrimi im është i qartë – asnjë lëshim për informalitetin”, argumenton Tabaku.

Sipas saj, “Paqja Fiskale” është lavatriçe shtetërore për pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit, duke shpërblyer mashtruesit dhe evazorët, ndërsa rëndon barrën mbi bizneset e ndershme dhe qytetarët që paguajnë çdo ditë taksat.

Kundërshti ka shprehur edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë. Bizneset amerikane kanë kritikuar qeverinë për mungesën e konsultimeve publike si dhe mungesën e transparencës për dy projektligjet, që pritet t’u falin bizneseve miliarda euro detyrime, gjoba dhe kamatëvonesa.

Nga ana tjetër, ekspertët e ekonomisë dhe financave e kanë cilësuar nismën si një sinjal të gabuar dhe të rrezikshëm.

Ish-drejtori i Tatimeve, Artur Papajani, e quan fshirjen masive të borxheve një ndëshkim për bizneset që kanë qenë korrektë ndër vite.

Ndërsa audituesi ligjor Julian Saraçi shkon më tej, duke e përshkruar si një kapitullim të shtetit përballë informalitetit të toleruar. Sipas tij, kjo nuk është një marrëveshje, por një shpëlarje faji për dështimet institucionale në mbledhjen e borxheve.

Çfarë parashikon “Paqja Fiskale”?

Qeveria thotë se “Paqja Fiskale” është një paketë lehtësuese që përfshin falje masive borxhesh dhe rishikim të detyrimeve tatimore.

Tre shtyllat kryesore të Paqes Fiskale:

  • Tatim i Dakordësuar mbi Fitimin
  • Rishikim i Pasqyrave Financiare
  • Falje e Detyrimeve dhe Kamatë Vonesave

Nisma parashikon fshirjen e plotë të borxheve tatimore më të vjetra se 10 vite, nëse janë ende të pashlyera. Për detyrimet nga 5-10 vite parashikohet fshirje 50% e borxhit, nëse biznesi e paguan menjëherë. Ndërsa bizneset që nuk kanë mundësi për shlyerje të menjëhershme, do të ketë një marrëveshje 12 mujore dhe falja do të jetë në masën 25%. Nuk përfshihen këtu detyrimet për sigurimet shoqërore.

Po ashtu, paketa propozon edhe rishikimin e deklaratave të mëparshme të tatim fitimit.
Bizneseve u jepet e drejta që të rishikojnë deklaratat tatimore për 5 vitet e fundit pa gjoba e kamatvonesa (legjislacioni aktual e lejon për 3 vjet) por duke paguar tatim fitimi prej 5% për çdo diferencë fitimi që krijohet nga rishikimi.

Bizneset shqiptare i detyrohen shtetit 162.5 miliardë lekë, ose 1.6 miliardë euro, borxhe të papaguara në tatime dhe dogana. Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tatimi mbi fitimin janë taksat kryesore që bizneset nuk kanë paguar ndër vite. Të dhënat zyrtare tregojnë se 84.7% e borxhit është me vjetërsi mbi 2 vite. Ndërsa detyrimet e pashlyera në kohë prej më shumë se 5 vitesh zënë 64.4% të totalit.

Përfundim

Plani për “Paqen Fiskale” u prezantua në mënyrë të beftë në kulmin e fushatës elektorale nga kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi votat shqiptarëve me premtimin e “pasaportës europiane”. Por nisma bie ndesh me kërkesat e Brukselit. Pak orë para votimit në Parlament, Bashkimi Evropian ngre shqetësime të forta për nismën, të cilat rrëzojnë edhe deklaratat e Ministrit të Financave, Petrit Malaj, i cili pretendoi se “Paqja Fiskale” kishte dakordësinë e BE-së.

Komisioni Evropian paralajmëron se nisma rrezikon të dekurajojë përmbushjen tatimore dhe mund të krijojë hapësira për pastrim parash, duke shmangur standardet ndërkombëtare të Moneyval dhe FATF. Delegacioni i BE-së i konfirmoi Faktoje.al se shqetësimet mbeten ende të hapura dhe se nisma duhet përputhur me acquis të BE-së para se të konsiderohet e pranueshme në kuadër të integrimit.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh kundër nismës. Në vizitën e fundit zyrtare, në krah të ministrit Malaj, shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber tha se “ disa prej elementeve të propozimit mund të minojnë progresin e fundit të Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa rreziqe për përmbushjen dhe drejtësinë fiskale”.

Ndaj nisur nga këto informacione, deklaratën e ministrit të financave Petrit Malaj e kategorizojmë të pavërtetë.

Artikulli para

Kapetanović: Njerëzit në Ballkanin nuk kërkojnë mrekulli, por rezultate

Artikulli pas

Gjysma e qarqeve kanë të ardhura për frymë më pak se 50% e Tiranës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

ISHP kërkon rritjen e taksave për pijet me sheqer dhe ushqimet e pashëndetshme në Shqipëri
Kryesore

ISHP kërkon rritjen e taksave për pijet me sheqer dhe ushqimet e pashëndetshme në Shqipëri

12 Maj, 2026
Farsa e tenderit 3.7 mln euro për makina, OBP “qep kostumin” fiks për kompaninë e Emiriana Sakos
Aktualitet

Farsa e tenderit 3.7 mln euro për makina, OBP “qep kostumin” fiks për kompaninë e Emiriana Sakos

12 Maj, 2026
Shqipëria gati për mbylljen teknike të tre kapitujve me BE, Dhuka: Shtatë të tjerë janë në fazë të avancuar
Aktualitet

Shqipëria gati për mbylljen teknike të tre kapitujve me BE, Dhuka: Shtatë të tjerë janë në fazë të avancuar

12 Maj, 2026
Si kërceu mosha mesatare e shqiptarëve nga 33 në 44 vjeç në pak vite
Ekonomi

Sot në Shqipëri jetojnë më pak shqiptarë se sa në fund të 2025, çfarë thotë INSTAT

12 Maj, 2026
STUDIMI/ Pse klientët e restoranteve lenë më pak bakshishe në fundjavë
Kryesore

STUDIMI/ Pse klientët e restoranteve lenë më pak bakshishe në fundjavë

12 Maj, 2026
Hungarezët e 4iG plan për ndërtim data centerash në Shqipëri krahas korridorit me fibra optike që na lidh me Greqinë
Ekonomi

Hungarezët e 4iG plan për ndërtim data centerash në Shqipëri krahas korridorit me fibra optike që na lidh me Greqinë

12 Maj, 2026
Artikulli pas
Gjysma e qarqeve kanë të ardhura për frymë më pak se 50% e Tiranës

Gjysma e qarqeve kanë të ardhura për frymë më pak se 50% e Tiranës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Java nis pozitive për Dollarin dhe Frangën, dobësohet Paundi britanik
Ekonomi

Java nis pozitive për Dollarin dhe Frangën, dobësohet Paundi britanik

Nga Editor
6 Tetor, 2025
0

Java ka nisur me luhatje të lehta në tregun valutor. Dollari amerikan është blerë me 82 lekë dhe shitur me...

Lexo të plotë
NATO rrëzon një tjetër raketë iraniane në hapësirën ajrore të Turqisë

NATO rrëzon një tjetër raketë iraniane në hapësirën ajrore të Turqisë

13 Mars, 2026
Berisha: Partia Demokratike mbështet Florjan Binajn si kandidat për Tiranën

Berisha: Partia Demokratike mbështet Florjan Binajn si kandidat për Tiranën

6 Tetor, 2025
Ermal Beqiri i bleu jaht luksoz, thirret në SPAK e “besuara” Xhenila Tamizi, si i shërbeu Ergys Agasit te EA Solution

Vilë në Palasë dhe Tiranë, SPAK sekuestron pronat e Ermal Beqirit, përfshirë jahtin luksoz në emër të punonjëses

21 Prill, 2026
45 gjyqtarë polakë ngrenë dolli në Lezhë

45 gjyqtarë polakë ngrenë dolli në Lezhë

24 Shtator, 2025

Të Fundit

ISHP kërkon rritjen e taksave për pijet me sheqer dhe ushqimet e pashëndetshme në Shqipëri

ISHP kërkon rritjen e taksave për pijet me sheqer dhe ushqimet e pashëndetshme në Shqipëri

12 Maj, 2026
Shpikja inovative: Si po synon një 18-vjeçare të pastrojë botën nga plastikat

Shpikja inovative: Si po synon një 18-vjeçare të pastrojë botën nga plastikat

12 Maj, 2026
BE miraton rregulla për uljen e varësisë së importeve farmaceutike

BE miraton rregulla për uljen e varësisë së importeve farmaceutike

12 Maj, 2026
“Metro”: Shqipëria kryeson listën e destinacioneve evropiane për pushime

“Metro”: Shqipëria kryeson listën e destinacioneve evropiane për pushime

12 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr