• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Tatimet nisin kontrollet te kompanitë e ndërtimit, në sitë pagat e punonjësve dhe shitjet

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Piramida e ndërtimit, si po karbonizohet vendi me kontrata porosie
Share on FacebookShare on WhatsApp

Administrata Tatimore ka aktivizuar zyrtarisht Planin Operacional për sektorin e ndërtimit, i paralajmëruar që në muajin tetor, me synim forcimin e kontrollit dhe transparencës në një nga sektorët me riskun më të lartë fiskal.

Aktualisht ka nisur faza 30-ditore informuese. Përmes sistemit e-Filing, kompanitë e ndërtimit janë njoftuar për detyrimet që duhet të përmbushin, duke përfshirë deklarimin e punonjësve, pagave reale, lëshimin e faturave të fiskalizuara, kontratat e qirasë dhe përdorimin e software-ve të certifikuara të fiskalizimit. Pas përfundimit të kësaj periudhe, në janar pritet të nisin kontrollet për subjektet që nuk i përgjigjen thirrjeve të administratës.

Në njoftimin e dërguar biznesve, Tatimet theksojnë se disponojnë të dhëna nga institucione të tjera shtetërore dhe paralajmërojnë se analiza e riskut do të shërbejë për të identifikuar subjektet problematike. Mes detyrimeve të evidentuara, administrata kërkon:

  • Deklarimin e çdo punonjësi të punësuar.
  • Deklarimin real të pagave sipas profesionit dhe tregut të punës.
  • Lëshimin e faturave të fiskalizuara për çdo transaksion.
  • Blerjen e mallrave dhe shërbimeve vetëm me faturë tatimore.
  • Deklarim të saktë të të dhënave në regjistrin e Tatimpaguesit.
  • Përdorimin e software-ve të certifikuara të fiskalizimit.

Megjithatë, kontabilistë dhe përfaqësues të kompanive të ndërtimit e shohin komunikimin e Administratës Tatimore si një formë presioni të panevojshëm, duke thënë se njoftimet po krijojnë stres tek bizneset që operojnë rregullisht, edhe pse në përmbajtje nuk përmbajnë akuza konkrete.

Pavarësisht kritikave, drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, konfirmoi se kontrollet do të nisin menjëherë në janar për subjektet që nuk bashkëpunojnë gjatë fazës informuese. Ai theksoi se analiza do të fokusohet tek çmimet e shitjes, pagat e deklaruara dhe aktivitetet aktuale të kompanive.

“Do të nisim në janar me sektorin e ndërtimit. Fillojmë me një fazë informimi 30-ditore për të sqaruar çfarë kërkojmë.

Më pas, për bizneset që nuk i përgjigjen thirrjeve tona, do të zhvillohen kontrolle me fokus tek çmimet e shitjes, deklarimet e pagave dhe aktiviteti aktual,” u shpreh Binaj në një takim me Dhomën Amerikane të Tregtisë.

Ai shtoi se synimi i administratës nuk është thjesht ndëshkues, por edhe edukues dhe lehtësues, duke nënvizuar nevojën për një sistem tatimor më të drejtë dhe një përvojë më të qartë për tatimpaguesit.

Në kuadër të planit sektorial, Tatimet kanë paralajmëruar gjithashtu se do të analizojnë pagat e deklaruara në ndërtim duke i krahasuar me pagat indikative të profesioneve, për të identifikuar deklarime të dyshuara si jo reale.

Ky është aksioni më i madh i ndërmarrë nga Administrata Tatimore në sektorin e ndërtimit në vitet e fundit dhe pritet të shoqërohet me verifikime të thelluara që në fillim të vitit 2026. /skyweb.al 

Etiketat: kompanitendertimindertimit
Artikulli para

Begaj vlerëson rolin e MÜSİAD në forcimin e marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Turqi

Artikulli pas

Çmimi i naftës rritet pas tensioneve mes SHBA-së dhe Venezuelës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet
Kryesore

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

28 Mars, 2026
Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!
Aktualitet

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës
Ekonomi

Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës

28 Mars, 2026
Artikulli pas
Çmimi i naftës rritet pas tensioneve mes SHBA-së dhe Venezuelës

Çmimi i naftës rritet pas tensioneve mes SHBA-së dhe Venezuelës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Daljet e reja në pension, si do të bëhet përllogaritja me koeficientët e rinj
Ekonomi

Daljet e reja në pension, si do të bëhet përllogaritja me koeficientët e rinj

Nga SkyWeb
22 Prill, 2025
0

Për personat që dalin rishtazi në pension, Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të aplikojë pagat e reja për efekt të...

Lexo të plotë
Qeveria miraton rritjen e pagës minimale

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale

19 Dhjetor, 2025
Lufta me Iranin kërcënon një goditje të zgjatur në tregjet globale të energjisë

Lufta me Iranin kërcënon një goditje të zgjatur në tregjet globale të energjisë

7 Mars, 2026
Përmbyset historia, prindërit po preferojnë tani më shumë të lindin vajza se djem

Përmbyset historia, prindërit po preferojnë tani më shumë të lindin vajza se djem

3 Shkurt, 2026
Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë

Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë

18 Shkurt, 2026

Të Fundit

Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

28 Mars, 2026
Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

28 Mars, 2026
“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

28 Mars, 2026
Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr