• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Përmbyset historia, prindërit po preferojnë tani më shumë të lindin vajza se djem

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Shkurt, 2026
në Aktualitet
A A
Përmbyset historia, prindërit po preferojnë tani më shumë të lindin vajza se djem
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një video virale në TikTok ka rikthyer vëmendjen te festa e quajtur “gender reveal”, ku një çift amerikan zbulon gjininë e fëmijës së tyre të palindur. “Është djalë!”, thonë me entuziazëm.

Por pas disa sekondash, nëna shpërthen në lot.

Ajo përqafohet me partnerin dhe largohet nga festa, e dëshpëruar nga lajmi.

Ky nuk është një rast i izoluar. Në rrjetet sociale po përhapet një trend i ri: videot e zhgënjimit kur prindërit mësojnë se do të kenë djalë, dhe jo vajzë. Hashtagë si #genderdisappointment dhe #boymom janë bërë të zakonshëm, duke zbuluar një prirje në rritje, veçanërisht në vendet e pasura, për të preferuar vajzat.

Një përmbysje historike

Për mijëra vjet, shumë shoqëri kanë preferuar djemtë, të cilët trashëgonin pasurinë dhe emrin e familjes. Në disa vende, kjo ka çuar në aborte selektive në bazë të gjinisë, me miliona vajza të munguara nga regjistrat zyrtarë, transmeton Skyweb.al. 

Por sipas të dhënave të reja të The Economist, që nga viti 2001 janë “shpëtuar” rreth 7 milionë vajza që përndryshe do të ishin abortuar.

Sot, tendenca është në kthim: në Korenë e Jugut, Kinë, Indi dhe shumë vende të tjera në zhvillim, raporti gjinor po i afrohet nivelit natyral. Në Korenë e Jugut për shembull, në vitet ’90 për çdo 100 vajza lindnin mbi 200 djem në disa familje. Sot raporti është pothuajse i barabartë.

Pse preferohen vajzat?

Në vendet e zhvilluara po shfaqet një prirje e qartë në favor të vajzave. Studime në SHBA, Skandinavi, Japoni dhe vende të tjera tregojnë se prindërit me një vajzë priren të kenë më pak fëmijë të tjerë, ndërsa ata me djem kërkojnë të “balancojnë” me një vajzë.

Në klinikat e fertilitetit në SHBA, shumica e çifteve që zgjedhin gjininë e fëmijës përmes IVF-it, paguajnë mijëra dollarë për të patur një vajzë. Edhe në adoptime, vajzat janë më të kërkuara.

Një studim i vitit 2010 tregoi se familjet amerikane ishin të gatshme të paguanin deri në 16 mijë dollarë për të adoptuar një vajzë.

Arsyet janë të ndryshme: vajzat perceptohen si më të lehta për t’u rritur, më të afërta emocionalisht me prindërit, dhe më pak problematike në moshën e adoleshencës.

Në vende si Japonia dhe SHBA, djemtë përballen më shpesh me probleme si kriminalitet, depresion, varësi, dështim akademik dhe izolim social. Në shumë kultura, djemtë kërkojnë edhe më shumë investime ekonomike për të arritur pavarësi – si blerja e një apartamenti për t’u martuar në Kinë.

A tregon ky trend emancipim?

Disa sociologë paralajmërojnë se ky trend nuk duhet të shihet si përparim. Ndonëse vajzat preferohen më shumë, arsyet shpesh lidhen me role të rrënjosura gjinore: vajzat shihen si më të kujdesshme, më të ndjeshme dhe më të gatshme për të kujdesur për prindërit në pleqëri.

Në vendet me barazi më të madhe gjinore si Suedia apo Danimarka, prindërit përsëri shprehin dëshirën për të patur vajza.

Ndërkohë, djemtë përballen me një krizë të re identiteti dhe sfida sociale që kanë tërhequr vëmendjen e politikave publike.

Në Britani, SHBA dhe Norvegji janë ndërmarrë iniciativa për të ndihmuar djemtë dhe burrat të kapërcejnë hendekun në arsim dhe integrim shoqëror.

Ndërsa teknologjia e lejon gjithnjë e më herët identifikimin e gjinisë së fetusit, dhe IVF-i po bëhet më i aksesueshëm, prirjet kulturore mund të ndikojnë gjithnjë e më shumë në raportin gjinor.

Por përtej statistikave, kjo kthesë tregon shumë për shoqëritë moderne: nga dëshira për kontroll total ndaj prindërimit, deri te mënyra si projektojmë shpresat dhe frikërat tona mbi fëmijët që ende nuk kanë lindur. /Marrë me shkurtime nga The Economist

Artikulli para

Kursi i kembimit, forcohen valutat e huaja

Artikulli pas

OKB: Turizmi rriti ekonominë shqiptare, por kushtëzohet nga sfidat strukturore dhe demografike

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë
Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
OKB: Turizmi rriti ekonominë shqiptare, por kushtëzohet nga sfidat strukturore dhe demografike

OKB: Turizmi rriti ekonominë shqiptare, por kushtëzohet nga sfidat strukturore dhe demografike

Të Përzgjedhura

“Të drejtat e shqiptarëve të duhet të respektohen”, Presidenti Begaj bën bashkë aktorët politikë në Luginën e Preshevës
Aktualitet

“Të drejtat e shqiptarëve të duhet të respektohen”, Presidenti Begaj bën bashkë aktorët politikë në Luginën e Preshevës

Nga SkyWeb
9 Korrik, 2026
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi dje një vizitë në Luginën e Preshevës, ku u prit në Preshevë dhe Bujanoc...

Lexo të plotë
Game Over për Western Union, RIA dhe MoneyGram: Si SEPA uli nga 40 në 2 euro kostot e transfertave nga jashtë

Game Over për Western Union, RIA dhe MoneyGram: Si SEPA uli nga 40 në 2 euro kostot e transfertave nga jashtë

21 Tetor, 2025
Caktohet treshja e gjyqtarëve që do të gjykojë Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

LISTA/ Nga Vangjel Tavo te Damian Gjiknuri dhe çeku i famshëm, SPAK kërkon pyetjen e personave kyç të dosjes META-KRYEMADHI

18 Qershor, 2026
Zgjidhja nga sheshi, politika apo SPAK?

AP: Kush qendron pas protestave në Shqipëri

28 Qershor, 2026
Sigurimet ose sistemi Malus-Malus

Sigurimet ose sistemi Malus-Malus

4 Prill, 2025

Të Fundit

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr