• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 29 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

DRAFTI/ Shkurtohet koha e shitjes së pronave të krimit, për herë të parë edhe kriptovalutat

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, duke sjellë dy risi kryesore: përfshirjen e monedhave virtuale në kuadrin ligjor dhe shkurtimin e ndjeshëm të kohës së shitjes së pasurive të sekuestruara.

Sipas dokumentit të publikuar nga Ministria e Brendshme, projektligji synon të adresojë boshllëqet praktike që janë evidentuar gjatë zbatimit të ligjit aktual, veçanërisht në rastet kur objekt i sekuestrimit apo konfiskimit janë pasuri të reja financiare, si kriptovalutat.

Për herë të parë, monedhat virtuale trajtohen qartë si pasuri që mund të administrohen, ruhen dhe shiten nga shteti, përmes rregullave që do të përcaktohen më tej me akte nënligjore të Këshillit të Ministrave.

Një tjetër element kyç i projektligjit është ndërhyrja në aspektin procedural, duke synuar minimizimin e kohës dhe afateve të shitjes së pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Qeveria argumenton se proceset aktuale janë të gjata dhe shpesh çojnë në zhvlerësim të pasurive, duke ulur përfitimin financiar për shtetin.

Sipas relacionit shoqërues, përshpejtimi i shitjes së aseteve pritet të sjellë rritje të të ardhurave për buxhetin e shtetit, si dhe për fondet e posaçme që përdoren për shërbime sociale dhe institucionale. Në këtë këndvështrim, ndryshimet ligjore kanë edhe një dimension financiar dhe fiskal, përtej funksionit penal të konfiskimit.

Projektligji parashikon gjithashtu forcimin e bashkërendimit mes organeve të drejtësisë, institucioneve administrative dhe pushtetit vendor në proceset e sekuestrimit dhe konfiskimit, me qëllim shmangien e bllokimeve dhe vonesave që janë konstatuar deri tani.

Dokumenti pranon në mënyrë indirekte se administrimi i pasurive të sekuestruara, veçanërisht i aseteve digjitale si kriptot, ka qenë një sfidë për institucionet, duke e bërë të domosdoshëm një rishikim të kuadrit ligjor ekzistues. Projektligji është tashmë në fazë konsultimi publik dhe pritet të pasurohet me sugjerime përpara se të depozitohet për shqyrtim në Kuvend. /skyweb.al

Artikulli para

Zgjerohet flota e mjeteve elektrike, mbi 5 300 regjistrime të reja në 11 muaj

Artikulli pas

Qeveria synon centralizimin e menaxhimit të ndërtimeve pa leje të konfiskuara, në fokus edhe stehimi social

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet
Kryesore

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

28 Mars, 2026
Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!
Aktualitet

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës
Ekonomi

Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës

28 Mars, 2026
Artikulli pas
Qeveria synon centralizimin e menaxhimit të ndërtimeve pa leje të konfiskuara, në fokus edhe stehimi social

Qeveria synon centralizimin e menaxhimit të ndërtimeve pa leje të konfiskuara, në fokus edhe stehimi social

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kodi i ri Penal, tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit”!
Aktualitet

Kodi i ri Penal, tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit”!

Nga SkyWeb
1 Gusht, 2025
0

Nëse tallesh me udhëheqësit politikë të vendit, apo nëse guxon t’i përçmosh apo t’i përbuzësh ata apo simbolet jofrymore të...

Lexo të plotë
Tarifat e Trump, çmimi i një iPhone deri në 3 000 dollar?

Donald Trump përjashton smartfonët dhe kompjuterët nga tarifat e reja

12 Prill, 2025
Çmimi “Nobel” në Mjekësi për zbulimet mbi sistemin imunitar

Çmimi “Nobel” në Mjekësi për zbulimet mbi sistemin imunitar

6 Tetor, 2025
Zhbllokohet rivlerësimi i apartamenteve, si do të bëhet dhe kush përfiton

Zhbllokohet rivlerësimi i apartamenteve, si do të bëhet dhe kush përfiton

23 Shkurt, 2026
Një këngë, një Evropë: mesazh frymëzues për sot dhe nesër

Një këngë, një Evropë: mesazh frymëzues për sot dhe nesër

9 Tetor, 2025

Të Fundit

Pesë mënyrat e ndalimit të “scroll-it” të pafundëm të fëmijëve

Pesë mënyrat e ndalimit të “scroll-it” të pafundëm të fëmijëve

28 Mars, 2026
Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

28 Mars, 2026
Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

28 Mars, 2026
“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr