• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Zhbllokohet rivlerësimi i apartamenteve, si do të bëhet dhe kush përfiton

Editor Nga Editor
23 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
A A
0
Zhbllokohet rivlerësimi i apartamenteve, si do të bëhet dhe kush përfiton
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Financave ka zhbllokuar procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, pas publikimit në Fletoren Zyrtare të udhëzimit përkatës që i hap rrugë aplikimit të tatimit të reduktuar 5%.

Të drejtën e rivlerësimit e kanë të gjithë individët që zotërojnë pasuri të paluajtshme (tokë dhe/ose ndërtesë) të regjistruar, apo që do ta regjistrojnë pronën deri më 31 dhjetor 2026.

Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, rivlerësimi do të bëhet mbi bazën e çmimeve minimale fiskale aktuale dhe jo me referencat e reja të pronave (përveç Tiranës), që pritej të reflektonin vlerat reale të tregut në 60 bashkitë e vendit.

Ky proces i jep mundësi qytetarëve të ulin barrën tatimore në rast shitjeje. Për shembull, nëse një pronë e blerë 50 mijë euro shitet 100 mijë euro, me tatimin standard 15% paguhen 7,500 euro mbi diferencën. Me rivlerësimin dhe tatimin 5%, detyrimi zbret në 2,500 euro.

Rivlerësimi mund të kryhet edhe për prona që e kanë kaluar më parë këtë proces dhe, në rast se një individ zotëron disa prona, procedura bëhet për secilën veçmas.

Aplikimi kryhet online përmes portalit e-Albania, me dy alternativa:

  • pranë Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), ku vlera përcaktohet sipas çmimeve minimale fiskale në fuqi;

  • ose përmes një eksperti të licencuar, ku vlera mund të rezultojë më e lartë, por jo më e ulët se referenca fiskale.

Në rastin e aplikimit në Kadastër, tarifat e shërbimit janë:

  • 3,500 lekë kur tatimi është deri në 150 mijë lekë;

  • 7,000 lekë për tatim 150–300 mijë lekë;

  • 10,000 lekë kur tatimi kalon 300 mijë lekë.

Tatimi 5% llogaritet mbi diferencën mes vlerës së re dhe asaj të zbritshme. Regjistrimi i vlerës së re bëhet vetëm pas pagesës së detyrimit.

Për herë të parë do të aplikohet edhe amortizimi i ndërtesave: 1% ulje e vlerës për çdo vit përdorimi, deri në një maksimum prej 30% të çmimit të referencës.

Bizneset përfitojnë nga rivlerësimi vetëm nëse pasuritë janë të pasqyruara në bilancet e vitit 2025. Vlerësimi kryhet nga ekspertë të licencuar, ndërsa përllogaritja dhe arkëtimi i tatimit 5% bëhet nga drejtoritë rajonale tatimore.

Procesi synon të afrojë vlerën e pronave me çmimet reale të tregut, duke ofruar një barrë më të ulët fiskale për individët dhe subjektet që zgjedhin të rivlerësojnë pasuritë e tyre.

Etiketat: rivleresimi
Artikulli para

Lëvizjet e Trump godasin bursat, bie dollari dhe rritet ari

Artikulli pas

Infermierët kujdesen për prindërit e rinj pa eksperiencë në Holandë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026
Aktualitet

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive
Aktualitet

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit
Aktualitet

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë
Ekonomi

Bizneseve do t’u mbahet prona “peng” nëse nuk paguajnë energjinë, çfarë ndodh me familjarët

9 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

S’ka më mbifaturime energjie! Bllokim automatik pastaj verifikim, çfarë ndodh nëse dyfishohet brenda muajit

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
Infermierët kujdesen për prindërit e rinj pa eksperiencë në Holandë

Infermierët kujdesen për prindërit e rinj pa eksperiencë në Holandë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Bastet, peng i interesave okulte, Malaj thotë se duhet ende punë për legalizimin e tregut
Ekonomi

Bastet, peng i interesave okulte, Malaj thotë se duhet ende punë për legalizimin e tregut

Nga SkyWeb
11 Mars, 2026
0

Dy vite pas miratimit të ligjit për bastet, aktiviteti mbetet ende i bllokuar nga mungesa e akteve nënligjore. Ministri i...

Lexo të plotë
Një tjetër shtet europian do të ndalojë rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç

Një tjetër shtet europian do të ndalojë rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç

27 Shkurt, 2026
Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë

Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë

4 Shtator, 2026
INSTAT raporton rritje të fortë të numrit të turistëve në shkurt 2025, detajet

INSTAT raporton rritje të fortë të numrit të turistëve në shkurt 2025, detajet

17 Prill, 2025
Të sëmurët me tumor ikin jashtë, numri i diagnozave në QSUT ra me 45% me 2024

Të sëmurët me tumor ikin jashtë, numri i diagnozave në QSUT ra me 45% me 2024

19 Nëntor, 2025

Të Fundit

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr