• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kompetenca të zgjeruara dhe rekrutim i unifikuar, çfarë parashikon ligji i ri për Policinë Bashkiake

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Kompetenca të zgjeruara dhe rekrutim i unifikuar, çfarë parashikon ligji i ri për Policinë Bashkiake
Share on FacebookShare on WhatsApp
Një projektligj i ri për Policinë Bashkiake është nxjerrë për konsultim publik, me synim riorganizimin e policisë vendore dhe vendosjen e standardeve të njëjta në të gjitha bashkitë, përmes krijimit të një strukture qendrore dhe drejtorive vendore.

Drafti e përcakton Policinë Bashkiake si institucion me status të veçantë, me mision ruajtjen e sigurisë, qetësisë dhe rendit në komunitet, administrimin e hapësirave publike si dhe mbrojtjen e mjedisit.

Riorganizimi parashikohet në dy nivele, Drejtoria e Përgjithshme në nivel qarku dhe Drejtoritë Vendore në bashki, ndërsa ministri përgjegjës do të nxjerrë udhëzime të detyrueshme për unifikimin dhe standardizimin e procedurave në të gjithë territorin.

Projektligji i jep Policisë Bashkiake kompetenca të detajuara për problematika të përditshme, që nga masat ndaj zhurmave dhe kontrolli i ndalimit të duhanit në transportin publik dhe ambiente të përbashkëta, deri te ruajtja e hapësirës publike, parqeve, lulishteve dhe monumenteve.

Parashikohet edhe roli për evidentimin e ndërtimeve të kundërligjshme, me detyrimin për të njoftuar strukturat urbanistike të bashkisë ose inspektoratin përkatës për vijimin e procedurave ligjore.

Në kapitullin që lidhet me rendin dhe sigurinë publike, punonjësit e Policisë Bashkiake mund të kontrollojnë identitetin në rastet e kundërvajtjeve administrative ose kur ka dyshime për cenim të rendit, si dhe mund të kërkojnë ndihmën e Policisë së Shtetit në rastet e nevojshme.

Në situata që lidhen me rendin dhe sigurinë publike, fatkeqësi natyrore apo aksidente, Policia Bashkiake mund të vendosë punonjës dhe mjete për bllokimin e përkohshëm të një pjese të rrugëve ose mjediseve publike brenda juridiksionit të bashkisë.

Projektligji, i hartuar nga Ministria e Brendshme dhe ministria përgjegjëse për pushtetin vendor, rregullon edhe mënyrën e rekrutimit. Vendet e lira do të shpallen në një portal unik, ndërsa procesi përfshin verifikim, test me shkrim, test fizik dhe intervistë, me një vlerësim maksimal prej 100 pikësh dhe listë fituesish të vlefshme për një periudhë njëvjeçare.

Sipas draftit, objektivat kryesore janë unifikimi i funksioneve të Policisë Bashkiake në rang kombëtar, sqarimi i kompetencave në terren dhe forcimi i koordinimit me institucionet e tjera për garantimin e rendit dhe sigurisë në komunitet. /skyweb.al

Etiketat: policia bashkiake
Artikulli para

Diaspora shqiptare, rreth 1.1 milionë persona në Europë/ Italia dhe Greqia në krye, emigrimi i nxitur nga familja dhe puna

Artikulli pas

Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Reshje shiu intensive gjatë 24 orëve, qarqet më të prekura
Aktualitet

Reshje shiu intensive gjatë 24 orëve, qarqet më të prekura

4 Shkurt, 2026
Hije dyshimi për “skemë” me tenderin 5.1 milionë euro të internetit, çfarë po ndodh në KPP pas shpalljes së fituesve
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Zhbllokohet tenderi i internetit të qeverisë, KPP rrëzon ankimimin e ASC dhe urdhëron shpalljen e fituesve finalë

4 Shkurt, 2026
Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit
Ekonomi

Kaosi me SelfCare, Tatimet shtyjnë deri në 20 shkurt afatin për dorëzimin e inventarit nga bizneset

4 Shkurt, 2026
Bota po hyn në një garë armatimi të ethshme, në shishe tani janë “tre akrepë”
Aktualitet

Bota po hyn në një garë armatimi të ethshme, në shishe tani janë “tre akrepë”

4 Shkurt, 2026
Tenderi 5 milionë euro, kompanitë më të mëdha të internetit kapin AKSHI-n në gabim: Lumë ankesash në KPP
Ekonomi

Bllokohet sërish tenderi i mirëmbajtjes së sistemit të fiskalizimit

4 Shkurt, 2026
Drafti i ri, ndryshime në rregullat për vizat dhe lejet e qëndrimit për të huajt në Shqipëri
Aktualitet

Drafti i ri, ndryshime në rregullat për vizat dhe lejet e qëndrimit për të huajt në Shqipëri

4 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

25% e punonjësve të ndërtimit të deklaruar, me paga deri në 50 mijë lekë
Ekonomi

25% e punonjësve të ndërtimit të deklaruar, me paga deri në 50 mijë lekë

Nga Editor
22 Janar, 2026
0

Në total, në sektorin e ndërtimit rezultojnë të punësuar 64,572 punonjës, duke reflektuar një përqendrim të madh të pagave në...

Lexo të plotë
Fondi për rimbursimin e barnave në ulje në raport me buxhetin total

Fondi për rimbursimin e barnave në ulje në raport me buxhetin total

5 Janar, 2026
E përdorni për dhimbje koke, por shkencëtarët kanë zbuluar “efektet magjike” të ibuprofenit për kancerin

E përdorni për dhimbje koke, por shkencëtarët kanë zbuluar “efektet magjike” të ibuprofenit për kancerin

22 Janar, 2026
Rrëfimet e të miturve “shoferë”, 1 në 5 të shoqëruar nga Policia kapen pas timonit

Rrëfimet e të miturve “shoferë”, 1 në 5 të shoqëruar nga Policia kapen pas timonit

1 Dhjetor, 2025
Bizneset paralizohen totalisht, nuk po shesin dot; AKSHI (e-Albania) nuk mban asnjë përgjegjësi

Bizneset paralizohen totalisht, nuk po shesin dot; AKSHI (e-Albania) nuk mban asnjë përgjegjësi

21 Janar, 2026

Të Fundit

Elon Musk bëhet personi i parë me pasuri prej 800 miliardë dollarësh

Elon Musk bëhet personi i parë me pasuri prej 800 miliardë dollarësh

4 Shkurt, 2026
Reshje shiu intensive gjatë 24 orëve, qarqet më të prekura

Reshje shiu intensive gjatë 24 orëve, qarqet më të prekura

4 Shkurt, 2026
SIGURIMET/ Rriten primet për frymë, kryeson Tirana me 200 euro

Shqiptarët sigurojnë vetëm 119 euro për frymë, penetrimi vetëm 1 % në raport me GDP

4 Shkurt, 2026
Hije dyshimi për “skemë” me tenderin 5.1 milionë euro të internetit, çfarë po ndodh në KPP pas shpalljes së fituesve

EKSKLUZIVE/ Zhbllokohet tenderi i internetit të qeverisë, KPP rrëzon ankimimin e ASC dhe urdhëron shpalljen e fituesve finalë

4 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr