• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

DOSJA/ Momenti kur u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij: Tërhiq ankimimet

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
DOSJA/ Momenti kur u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij: Tërhiq ankimimet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një episod i rëndë i dokumentuar në dosjen hetimore të SPAK zbardh mënyrën se si Gerond Meçe, pronari i kompanisë Advanced Bussines Solutions (ABS( është marrë peng dhe nën dhunë është detyruar të tërheqë ankimimet e depozituara pranë AKSHI dhe Komisioni i Prokurimit Publik.

DOSJA/ Si u zbulua lidhja mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, BKH ia beh papritur në zyrë, punonjësit: Nuk dimë…..

Sipas dosjes që ka parë Skyweb.al, persona të paidentifikuar kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanosje me armë ndaj Gerond Meçes, duke e detyruar, kundër vullnetit të tij, të hipë në automjetin e tyre. Në këtë mënyrë, atij i është hequr liria në mënyrë të paligjshme sipas SPAK.

Pas rrëmbimit, personat që e mbanin peng e kanë detyruar Meçen të dorëzojë telefonin celular. Nga ky aparat, ata kanë komunikuar me administratorin e shoqërisë, Shkëlqim Kërluku, duke u paraqitur sikur mesazhet dhe kërkesat po dërgoheshin nga vetë Gerond Meçe.

Në këtë kontekst, SPAK evidenton edhe rolin e Erjon Ismailit, me detyrë zëvendësdrejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në kohën e ngjarjes. Sipas deklarimeve të Gerond Meçes, Erjon Ismaili i ka kërkuar atij “të rrijë larg AKSHI-t”, një kërkesë që, sipas prokurorëve, përputhet me rezultatin e pamjeve filmike të sekuestruara në zyrën e Ergys Agasit. Në këto pamje, sipas dosjes, evidentohen disa takime mes Ergys Agasit dhe Erjon Ismailit, duke ngritur dyshime për lidhje shoqërore dhe interesa të përbashkëta.

SPAK thekson se ky episod është në përputhje me “modus operandi”-n e konstatuar në raste të tjera, ku përmes presioneve, kërcënimeve dhe ndërhyrjeve të paligjshme janë synuar të hiqen pengesat në procedurat e prokurimit publik. Hetuesit e lidhin rrëmbimin e Gerond Meçes edhe me raste të mëparshme, ku përmes ankimimeve pranë KPP janë bllokuar procedura tenderimi të zhvilluara nga AKSHI.

Në komunikimet e kryera, administratori është vënë nën presion (në dukje nga Meçe mqs pengmarrësit po flisnin me celularin e tij) për të vepruar menjëherë dhe për të tërhequr të gjitha ankimimet e paraqitura nga subjekti përkatës në institucionet përgjegjëse për prokurimet publike.

Në dosje theksohet se mesazhet dhe kërkesat ishin formuluar në mënyrë të tillë që të krijonin bindjen se vinin drejtpërdrejt nga Meçe, pa asnjë dyshim për ndërhyrje të jashtme.

Si pasojë e këtyre komunikimeve, administratori ka kryer veprime konkrete në platformën shtetërore, duke u tërhequr nga ankimimet e depozituara.

Hetimi vëren se tërheqja nuk është bërë vetëm për procedurat ku subjekti ishte ankimues, por edhe për procedura të tjera ku ai ishte pjesëmarrës, fakt që, sipas SPAK, ngre dyshime serioze për presion të organizuar dhe ndërhyrje të paligjshme në proceset e prokurimit.

Në dosje nënvizohet se mënyra e veprimit, koha e reagimit dhe shtrirja e tërheqjeve sugjerojnë një skemë të mirëmenduar për të neutralizuar ankimimet dhe për të eliminuar pengesat në procedura të caktuara tenderimi.

SPAK e konsideron këtë episod si një nga provat kyçe të pengimit të drejtësisë dhe ndërhyrjes kriminale në proceset administrative, duke e lidhur atë me hetimin e gjerë për skandalin e tenderave të AKSHI-t.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të përfshirë në rrëmbimin, dhunën dhe përdorimin e telefonit të viktimës, si dhe për zbardhjen e plotë të rolit të secilit në këtë ngjarje. /skyweb.al 

Etiketat: akshiergys agasiErjon ismailiermal beqirigerond meceshkeqim kerluku
Artikulli para

DOSJA/ Si u zbulua lidhja mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, BKH ia beh papritur në zyrë, punonjësit: Nuk dimë…..

Artikulli pas

Rishikohet buxheti, paratë e pashpenzuara deri në 31 dhjetor do t’u jepen 148 mijë shqiptarëve, sa përfitojnë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Artikulli pas
Turizmi dhe kredia rrisin nevojën për likuiditet, BSH injektoi mbi 34 mld lekë gjatë tremujorit të dytë

Rishikohet buxheti, paratë e pashpenzuara deri në 31 dhjetor do t'u jepen 148 mijë shqiptarëve, sa përfitojnë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sigurimi nga tërmetet, Malaj: Ligji i ri siguron kompensim të shpejtë për dëmet
Ekonomi

Sigurimi nga tërmetet, Malaj: Ligji i ri siguron kompensim të shpejtë për dëmet

Nga Editor
7 Tetor, 2025
0

Ministria e Financave organizoi sot një takim konsultativ me grupet e interesit për projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave...

Lexo të plotë
Çfarë shkaktojnë sulmet kibernetike në aeroporte?

Çfarë shkaktojnë sulmet kibernetike në aeroporte?

22 Shtator, 2025
Marrëveshja e madhe, Boeing pritet t’i shesë turqve 250 avionë: Erdogani shpreson rikthimin në programin F-35

Marrëveshja e madhe, Boeing pritet t’i shesë turqve 250 avionë: Erdogani shpreson rikthimin në programin F-35

26 Shtator, 2025
DPSHTRR bën njoftimin e rendësishëm për kontrollin teknik të automjeteve

DPSHTRR bën njoftimin e rendësishëm për kontrollin teknik të automjeteve

17 Nëntor, 2025
Bllokohen dhe nuk hapen, Tesla detyrohet të bëjë ndryshime te dyert

Bllokohen dhe nuk hapen, Tesla detyrohet të bëjë ndryshime te dyert

18 Shtator, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr