• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

DOSJA/ Si u zbulua lidhja mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, BKH ia beh papritur në zyrë, punonjësit: Nuk dimë…..

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Tenderët e AKSHI-t, SPAK lëshon urdhër arreste për treshen Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj
Share on FacebookShare on WhatsApp

Hetimet e SPAK për skandalin e tenderave të AKSHI-t kanë dokumentuar një episod kyç që siç konstatohet në dosjen që ka parë Skyweb.al, provoi dyshimet se shoqëria “EA Solution” sh.p.k. ishte një subjekt formal, pa veprimtari reale, i përdorur për faturime dhe qarkullim financiar, ndërsa aktiviteti real kryhej nga “Soft & Solution”. Në qendër të kësaj skeme, sipas dosjes hetimore, dalin emrat e Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët rezultojnë të lidhur drejtpërdrejt me vendimmarrjen dhe bashkëpunimin mes dy shoqërive.

Hetimi është pjesë e operacionit të SPAK për aferën e AKSHI-t, ku deri tani janë dhënë tetë masa sigurie. Ndërkohë, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri rezultojnë të larguar nga vendi në kohën kur hetimet janë intensifikuar, ndërsa drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ndodhet nën masën e arrestit në shtëpi.

Në vijim të hetimit, më 19.06.2025, me vendim gjykate, hetuesit e BKH ushtruan kontroll në ambientet e shoqërisë “EA Solution” sh.p.k., në adresën rruga “Hoxha Tasim”, pallati 152, kati 2, Tiranë.

Gjatë verifikimeve rezultoi se në të njëjtën adresë ishte e regjistruar edhe shoqëria “INGW-T” sh.p.k. Ajo që gjetën hetuesit në zyrë u cilësua vendimtare për ecurinë e çështjes.

Në ambient ndodheshin rreth dhjetë punonjës, të cilët deklaruan se ishin punonjës të “Soft & Solution” dhe se nuk kishin asnjë dijeni për ekzistencën e “EA Solution”.

Sipas deklarimeve të administruara në procesverbal, punonjësit pohuan se ishin rekrutuar, trajnuar dhe menaxhuar nga “Soft & Solution” dhe se në atë ambient po zhvillonin sistemin e Çështjeve të Policisë së Shtetit.

Ata deklaruan se nuk kishte drejtues zyre, se hyrja bëhej përmes shenjës së gishtit dhe se çdo problematikë adresohej te burimet njerëzore ose IT-ja e “Soft & Solution”. Po ashtu, punonjësit thanë se nuk e njihnin administratoren e “EA Solution”, Ina Ciko.

Verifikimi në sistemin C@ts tregoi se vetëm një punonjëse rezultonte e regjistruar formalisht si punonjëse e “EA Solution”, ndërsa të gjithë të tjerët ishin të regjistruar te “Soft & Solution”.

Edhe kjo punonjëse deklaroi më pas se punonte në praktikë për “Soft & Solution”. Administratorja Ina Ciko, e cila mbërriti më vonë në ambient, deklaroi se “EA Solution” ishte zhvendosur prej muajsh nga ajo zyrë, se ajo merrej vetëm me financat dhe se menaxhimi i stafit kryhej nga persona të tjerë.

Gjatë kontrollit, hetuesit gjetën vetëm dokumente, kuti dhe ekstrakte të shoqërisë “Soft & Solution”, ndërsa për “EA Solution” nuk u gjet asnjë dokumentacion funksional.

Në deklarimet e saj, Ina Ciko sqaroi se ambienti dhe infrastruktura ishin marrë me qira nga “Soft & Solution” dhe se rekrutimi, trajnimi, menaxhimi i stafit dhe suporti teknik kryheshin tërësisht nga kjo shoqëri. Ajo ka deklaruar se bashkëpunimi mes dy shoqërive ishte vendosur nga ortakët dhe se për punësimet dhe nënkontraktorët vendimmarrja bëhej nga Ergys Agasi.

Në dosje del edhe emri i Arjola Koromani, e cila rezulton administratore dhe ortake e “Soft & Solution” dhe person kyç në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe strukturës operative.

Nga verifikimi financiar, SPAK ka konstatuar se “EA Solution” ka realizuar shitje në vlerën rreth 779 milionë lekë, thuajse të gjitha me “Soft & Solution” ose shoqëri të tjera fituese tenderash nga AKSHI. Në të kundërt, blerjet rezultojnë minimale dhe nuk përputhen me volumin e shitjeve dhe natyrën e aktivitetit IT.

Nga të dhënat e punësimit rezulton se shoqëria ka pasur 10–15 punonjës, ndërsa deklarimet e tyre, të administruara në procesverbal tregojnë se kontratat formale ishin me “EA Solution”, puna reale kryhej për “Soft & Solution”, trajnimi dhe raportimi bëheshin nga kjo e fundit dhe punonjësit nuk kishin qartësi për strukturën reale të “EA Solution”.

Në vlerësimin e saj, SPAK thekson se nga tërësia e provave dhe deklarimeve krijohet dyshimi se “EA Solution” është përdorur si subjekt formal, pa veprimtari reale, për faturime dhe qarkullim financiar, ndërsa shërbimet reale kryheshin nga “Soft & Solution”.

Hetimet vijojnë për veprat penale të dyshuara që lidhen me faturime fiktive, krijim të kompanive guackë, pengim të drejtësisë dhe ndërhyrje të paligjshme në procedurat e prokurimit publik, në kuadër të dosjes së gjerë të skandalit të AKSHI-t. /skyweb.al

Etiketat: Arjola Koromaniergys agasiermal beqiriina cikomirlinda karcanaj
Artikulli para

Franca nis ndërtimin e një aeroplanmbajtëseje të re me energji bërthamore

Artikulli pas

DOSJA/ Momenti kur u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij: Tërhiq ankimimet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Artikulli pas
DOSJA/ Momenti kur u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij: Tërhiq ankimimet

DOSJA/ Momenti kur u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij: Tërhiq ankimimet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SHBA-ja mbledh ushtrinë më të madhe në Lindjen e Mesme që prej pushtimit të Irakut
Aktualitet

SHBA-ja mbledh ushtrinë më të madhe në Lindjen e Mesme që prej pushtimit të Irakut

Nga SkyWeb
20 Shkurt, 2026
0

Rritet ndjeshëm prania ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, në atë që konsiderohet grumbullimi më i madh i fuqisë ajrore...

Lexo të plotë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe EasyJet festojnë nisjen e fluturimeve Lisbonë–Tiranë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe EasyJet festojnë nisjen e fluturimeve Lisbonë–Tiranë

25 Qershor, 2025
Rama: Do ulet numri i deputetëve, Kuvendi do të bëhet me shtëpi të re

Rama: Do ulet numri i deputetëve, Kuvendi do të bëhet me shtëpi të re

21 Mars, 2026
Shqipëria pajiset me sistemet raketore “Javelin”

Shqipëria pajiset me sistemet raketore “Javelin”

24 Dhjetor, 2025
Konflikti midis Izraelit dhe Iranit përmbyt median shqiptare me lajme të rreme

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit përmbyt median shqiptare me lajme të rreme

18 Qershor, 2025

Të Fundit

Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

28 Mars, 2026
Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr