• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Gerond Meçe nuk është engjëlli mes djajsh në mega-skandalin e AKSHI-t

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Fokus, Kryesore
A A
0
Gerond Meçe nuk është engjëlli mes djajsh në mega-skandalin e AKSHI-t
Share on FacebookShare on WhatsApp

Raportimi mediatik në Shqipëri vijon të mbetet kryesisht i parcelizuar, një fenomen që lidhet me probleme strukturore të tregut mediatik, presionet ekonomike dhe mënyrën se si konsumohet informacioni. Në shumicën e rasteve, audienca ndalet vetëm te titulli dhe hyrja e lajmit, pa e ndjekur historinë deri në fund, duke bërë që ngjarje komplekse të mos kuptohen në thelbin e tyre.

Si u zhdukën nën hundën e doganave verërat 100-vjeçare të Ergys Agasit, Dorian Doka i doganave hesht

Ky problem po reflektohet qartazi edhe në reagimin e opinionit publik ndaj një prej skandaleve më të mëdha të hetuara ndonjëherë në Shqipëri, dosjes së AKSHI-t, e zbërthyer nga Prokuroria e Posaçme nën drejtimin e prokurorit Bledar Maksuti. Përmasat reale të kësaj dosjeje dhe mënyra se si funksiononte skema kriminale shpesh humbasin mes raportimeve fragmentare dhe leximit sipërfaqësor.

Sipas hetimeve, bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal që kishte ndërtuar një mekanizëm të brendshëm për ndarjen e tenderave të AKSHI-t, pra të parave publike. Kjo skemë shtrihej nga ndarja e “llokmave” në zyra, deri te përdorimi i presionit dhe dhunës për të eliminuar rivalët në biznes, përfshirë edhe marrjen peng të kundërshtarëve.

FOTO/ SPAK zbulon jahtin luksoz të Ermal Beqirit, mjeti në emër të punonjëses së “Soft & Solutions”

Një nga episodet më të forta të dosjes është ai i Gerond Meçes, i cili për shkak të rrëmbimit mund të perceptohet në mënyrë të gabuar si viktimë. Në realitet, dosja nuk flet për viktima, por për zhvatës. Gerond Meçe rezulton deri tani si përfituesi më i madh i tenderave të AKSHI-t, me rreth 55 milionë euro, duke lënë pas Ermal Beqirin, i cili përmes kompanive “Soft & Solution” dhe “Horizon” ka përfituar mbi 40 milionë euro.

Pagesat e thesarit gjate 5 viteve te fundit ndaj Soft & Solutions te Ermal Beqirit, tendere kryesisht nga AKSHI
Pagesat e thesarit gjate 5 viteve te fundit ndaj Soft & Solutions te Ermal Beqirit, tendere kryesisht nga AKSHI

Hetimet tregojnë se deri rreth dy vite më parë, Gerond Meçe kishte një pozicion dominues në skemë, rol që sot i atribuohet Ermal Beqirit në bashkëpunim me Ergys Agasin.

Për arsye që ende nuk janë bërë publike, marrëdhënia mes tyre u prish dhe në “pole position” kaloi grupi Beqiri–Agasi. Si reagim ndaj kësaj humbjeje influence, Gerond Meçe nisi të ankimonte sistematikisht tenderat në Komisionin e Prokurimit Publik, duke tentuar bllokimin e gjithë procesit.

Pagesat e thesarit gjate 5 viteve te fundit ndaj HORIZON te Ermal Beqirit, tendere kryesisht nga AKSHI
Pagesat e thesarit gjate 5 viteve te fundit ndaj HORIZON te Ermal Beqirit, tendere kryesisht nga AKSHI

Ky veprim çoi në një përshkallëzim të konfliktit brenda vetë skemës, duke kulmuar me rrëmbimin e Meçes dhe detyrimin e tij për t’u tërhequr nga ankimimet.

Një episod që nxjerr në pah se përplasja nuk ishte mes ligjit dhe paligjshmërisë, por mes aktorëve të së njëjtës skemë, që po luftonin për kontrollin e parave publike.

Pagesat e thesarit gjate 5 viteve te fundit ndaj Advanced Bussines Solutions te Gerond Meces, tendere kryesisht nga AKSHI
Pagesat e thesarit gjate 5 viteve te fundit ndaj Advanced Bussines Solutions te Gerond Meces, tendere kryesisht nga AKSHI

Dosja AKSHI tregon një realitet brutal, ku edhe gjatë vjedhjes, palët nuk presin momentin e ndarjes, por kacafyten gjatë procesit.

Një histori e ndërlikuar, e cila për të kuptuar përmasat reale kërkon lexim të plotë dhe jo thjesht konsumim të titujve, në një kohë kur raportimi i fragmentarizuar po e zbeh kuptimin e një prej aferave më të rënda të viteve të fundit. /skyweb.al

Etiketat: ermal beqirigerond mece
Artikulli para

Hiqen barrierat për shërbimet turistike shqiptare në tregun rajonal

Artikulli pas

Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorante? Çmimet nga Tirana, në zonat turistike dhe paketa e shërbimeve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Artikulli pas
Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorante? Çmimet nga Tirana, në zonat turistike dhe paketa e shërbimeve

Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorante? Çmimet nga Tirana, në zonat turistike dhe paketa e shërbimeve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama iu vendos kusht kryebashkiakëve për rikandidim në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Rama iu vendos kusht kryebashkiakëve për rikandidim në zgjedhjet e ardhshme

Nga Editor
21 Mars, 2026
0

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS, paralajmëroi sot se asnjë kryetar bashkie nuk do të marrë miratimin për të...

Lexo të plotë
Tenderi 1.3 mln euro i internetit i Posta Shqiptare, dy kompani ankohen në KPP: Kushtet paracaktojnë fituesin

Sulmi kibernetik ndaj Postës Shqiptare, çfarë dihet zyrtarisht deri më tani

26 Mars, 2026
Rama në Njësinë 3: Pensionistët dhe rritja e pagës minimale, boshti i buxhetit të ri

Rama në Njësinë 3: Pensionistët dhe rritja e pagës minimale, boshti i buxhetit të ri

15 Nëntor, 2025
Në pritje të burrit; gratë “e vetme” si pasojë e emigracionit

Në pritje të burrit; gratë “e vetme” si pasojë e emigracionit

12 Shtator, 2025
Miratohen kreditë me interes 0%, kategoritë që përfitojnë

Miratohen kreditë me interes 0%, kategoritë që përfitojnë

1 Gusht, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr