• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Korrupsioni dhe liderët e rinj, SHBA përgatit ligj të ri për Ballkanin Perëndimor: Shqipëria pjesë e paketës

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Korrupsioni dhe liderët e rinj, SHBA përgatit ligj të ri për Ballkanin Perëndimor: Shqipëria pjesë e paketës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka prezantuar një projektligj të ri me titull “Western Balkans Democracy and Prosperity Act”, i cili synon forcimin e angazhimit amerikan në Ballkanin Perëndimor përmes rritjes së tregtisë, investimeve dhe mbështetjes politike. Projektligji është depozituar më 10 shtator 2025 në Dhomën e Përfaqësuesve dhe përfshin Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kroacinë.

Në dokument, rajoni cilësohet si strategjik për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Evropës, ndërsa theksohet se angazhimi amerikan është thelbësor për të frenuar rreziqet që vijnë nga korrupsioni, dobësia institucionale dhe ndikimet e jashtme destabilizuese.

Projektligji parashikon një sërë masash konkrete, që përfshijnë forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit, përmes mbështetjes së gjyqësorit, përmirësimit të prokurimeve publike dhe mbrojtjes së mediave të pavarura. Një tjetër shtyllë është rritja e tregtisë dhe investimeve amerikane në rajon, veçanërisht në sektorë si energjia e pastër, infrastruktura, bujqësia, teknologjia dhe bizneset e vogla.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet uljes së varësisë nga energjia ruse, duke nxitur diversifikimin energjetik dhe zhvillimin e burimeve të rinovueshme. Projektligji parashikon gjithashtu kodifikimin e sanksioneve amerikane ndaj individëve dhe subjekteve që minojnë stabilitetin, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor.

Në dokument përfshihen edhe raporte të detyrueshme mbi ndikimin destabilizues rus dhe kinez, përfshirë fushatat e dezinformimit, ndërhyrjet politike dhe kërcënimet kibernetike. Paralelisht, parashikohet mbështetje për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturës digjitale në vendet e rajonit.

Një tjetër element i rëndësishëm është zgjerimi i programeve arsimore dhe i shkëmbimeve, përfshirë universitetet, Peace Corps dhe nisma të posaçme për të rinjtë. Projektligji parashikon edhe krijimin e “Young Balkan Leaders Initiative”, një program i zgjeruar për zhvillimin e liderëve të rinj të moshës 18–35 vjeç në fusha si biznesi, teknologjia, qeverisja dhe gazetaria.

Po ashtu, riafirmohet mbështetja e SHBA për integrimin euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar përkrahjen për anëtarësimin në BE dhe NATO për shtetet që plotësojnë kriteret përkatëse.

Edhe pse projektligji nuk përmend raste apo vende konkrete me emra, Shqipëria përfshihet qartësisht në analizën dhe politikat e parashikuara për rajonin. Kongresi amerikan identifikon korrupsionin, veçanërisht në nivelet e larta politike, si pengesën kryesore për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kuadër, problematikat që lidhen me prokurimet publike, tenderat, funksionimin e institucioneve të pavarura dhe proceset zgjedhore shihen si shqetësime që ndikojnë drejtpërdrejt edhe Shqipërinë.

Sipas projektligjit, korrupsioni ushqen pasigurinë, dekurajon investimet amerikane dhe europiane dhe dobëson besimin e qytetarëve tek demokracia, duke e bërë rajonin më të cenueshëm ndaj ndikimeve të jashtme destabilizuese. /skyweb.al

Artikulli para

Shqipëria “kampione” e rritjes së çmimeve! Tryeza e festave do kushtojë më shtrenjtë

Artikulli pas

Si ndryshon dogana e makinave, shtrenjtim deri në 25%: Hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Favorizoi biznesin e familjarit te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë
Aktualitet

Favorizoi biznesin e familjarit te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë

27 Mars, 2026
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, ku rënditet Shqipëria
Aktualitet

DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, ku rënditet Shqipëria

27 Mars, 2026
AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm
Aktualitet

Të rinjtë më problematikët në rrugë, shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve

27 Mars, 2026
Artikulli pas
Mbi 170 milionë USD taksa makinash të papaguara, DPSHTRR fillon marrjen e masave

Si ndryshon dogana e makinave, shtrenjtim deri në 25%: Hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore
Ekonomi

Dhjetëra mijëra apartamente bosh, por shqiptarët jetojnë ngushtë sipas Eurostat

Nga SkyWeb
2 Dhjetor, 2025
0

Shqipëria renditet e para në Europë për mbipopullimin e banesave, sipas të dhënave të fundit të Eurostat për vitin 2024....

Lexo të plotë
Midis luftës dhe paqes, si u kthye Europa një zonë gri

Midis luftës dhe paqes, si u kthye Europa një zonë gri

11 Nëntor, 2025
Paketa fiskale, të vetëpunësuarit e vërtetë nuk do të tatohen më si punonjës

Paketa fiskale, të vetëpunësuarit e vërtetë nuk do të tatohen më si punonjës

5 Nëntor, 2025
SKEMA/ “Ia këndoj këngën, s’ma ndjen për asnjë. Kur e do?” Si u manipulua nga Balluku dhe Evis Berberi tenderi i Tunelit të Llogarasë, “goli” 50 milionë euro

Hetimet hedhin dyshime mbi cilësinë e punimeve në Tunelin e Llogarasë/ Mesazhet alarmuese nga supervizori grek: “Po hidhet beton pa çelik! Ervis, nuk është thjesht një vrimë, është tunel…”

10 Nëntor, 2025
Historia e fluturimit më të gjatë në botë, avioni qëndroi 64 ditë në ajër

Historia e fluturimit më të gjatë në botë, avioni qëndroi 64 ditë në ajër

14 Janar, 2026

Të Fundit

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr