• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

E keni pyetur ndonjëherë veten: Pse avionët ulen dhe ngrihen nga drejtime të ndryshme në Rinas?

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Dhjetor, 2025
në Aviacion, Kryesore
A A
E keni pyetur ndonjëherë veten: Pse avionët ulen dhe ngrihen nga drejtime të ndryshme në Rinas?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nëse keni udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, me siguri keni vënë re se avionët nuk nisen dhe nuk zbresin gjithmonë në të njëjtin drejtim.

Herë avionët ngrihen nga veriu i pistës, herë nga jugu, dhe e njëjta gjë ndodh edhe gjatë uljes. Kjo nuk është një dukuri e TIA-s, por e pjesës dërrmuese të aeroporteve në bote.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tirana International Airport (@tirana.international.airport)

Ky ndryshim, që shpesh ndodh edhe brenda pak orësh, nuk është i rastësishëm, por lidhet drejtpërdrejt me kushtet atmosferike dhe sigurinë e fluturimit.

Pista e aeroportit të Rinasit është e orientuar në boshtin veri-jug. Kjo do të thotë se avionët kanë dy opsione: ngritje ose ulje nga veriu, ose nga jugu.

Drejtimi përcaktohet nga kontrolli i trafikut ajror, në bazë të kushteve të erës duke patur parasysh sigurinë maksimale të udhëtarëve.

Avionët gjithmonë ngrihen dhe ulen përballë erës, sepse kjo i ndihmon të fitojnë më shumë ngritje gjatë nisjes dhe të frenojnë më shpejt gjatë uljes.

Nëse do të vepronin me erën nga pas, do të kishin më pak stabilitet dhe më shumë vështirësi në përdorimin e pistës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tirana International Airport (@tirana.international.airport)

Në zonën e Tiranës dhe Fushë Krujës, drejtimi i erës ndryshon shpesh gjatë ditës, për shkak të lëvizjeve të ajrit midis fushës, maleve dhe afërsisë me bregdetin. Kështu, në mëngjes një avion mund të ngrihet nga veriu, ndërsa pasdite nga jugu, gjithmonë në përputhje me drejtimin e erës së momentit.

Ndaj, herën tjetër që fluturoni nga Rinas dhe shihni se avioni merr drejtim të ndryshëm nga ai që prisnit, mos u habisni: është thjesht një rregull bazë i aviacionit për të garantuar sigurinë e çdo fluturimi.

Shijojeni!

/skyweb.al

Etiketat: rinastiatirana internationa airport
Artikulli para

Dëmet që shkakton nikotina për zemrën dhe enët e gjakut

Artikulli pas

Manikota turke bëri punë, Vlora pritet të furnizohet me ujë gjatë pasdites së sotme pas 5 ditësh mungesë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë
Aviacion

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Manikota turke bëri punë, Vlora pritet të furnizohet me ujë gjatë pasdites së sotme pas 5 ditësh mungesë

Manikota turke bëri punë, Vlora pritet të furnizohet me ujë gjatë pasdites së sotme pas 5 ditësh mungesë

Të Përzgjedhura

Operacioni i SPAK, arrestohet “bosi” i Call Center Gentian Pjetërgjokaj në Tiranë
Aktualitet

Mafia e Call Centera-ve që zhvasin europianët, media greke “brenda” skemës dhjetëra miliona euro në Shqipëri

Nga SkyWeb
5 Maj, 2026
0

Qendrat e mashtrimit telefonik në Shqipëri, të njohura si call center-a, po marrin vëmendje të gjerë ndërkombëtare, pasi një tjetër...

Lexo të plotë
Humbet papritur lartësinë, avioni kryen ulje të detyruar, 15 të plagosur

Humbet papritur lartësinë, avioni kryen ulje të detyruar, 15 të plagosur

31 Tetor, 2025
Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

28 Mars, 2026
Kuvendi do hap TV “Media Hub” që do kushtojë 500 mijë euro

Kuvendi do hap TV “Media Hub” që do kushtojë 500 mijë euro

20 Janar, 2026
Malaj: Nuk është parashikuar bonus fundviti për pensionistët në 2026

Malaj: Nuk është parashikuar bonus fundviti për pensionistët në 2026

11 Nëntor, 2025

Të Fundit

Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr