• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 13 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Proteinat në gjak, çelësi për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve kronike

Editor Nga Editor
4 Janar, 2026
në Shëndet
A A
0
Proteinat në gjak, çelësi për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve kronike
Share on FacebookShare on WhatsApp

Proteinat që qarkullojnë në gjak po shihen gjithnjë e më shumë si një mjet i rëndësishëm për të kuptuar mekanizmat e sëmundjeve kronike. Ndryshe nga gjenet, të cilat tregojnë predispozita të trashëguara, proteinat pasqyrojnë në kohë reale proceset që zhvillohen në organizëm, përfshirë rregullimin e energjisë dhe shfaqjen e sëmundjeve si diabeti dhe patologjitë kardiovaskulare, shkruan “The Independent”.

Një studim i fundit, i publikuar në revistën shkencore “Circulation: Genomic and Precision Medicine”, ka hetuar lidhjen mes proteinave në gjak dhe shëndetit të zemrës. Studiuesit analizuan më shumë se 45 mijë mostra gjaku nga databaza britanike UK Biobank, duke matur nivelet e proteinave që ndikojnë drejtpërdrejt në presionin arterial dhe funksionimin e zemrës.

Gjetjet treguan se nivelet e këtyre proteinave ndryshojnë ndjeshëm nga personi në person, në varësi të faktorëve si mosha, gjinia, mënyra e jetesës, përdorimi i medikamenteve dhe origjina gjenetike.

Këto rezultate përforcojnë nevojën për një qasje më të personalizuar në mjekësi, pasi trajtimet standarde nuk japin të njëjtin efekt te të gjithë pacientët.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua proteinës ACE2, e njohur gjerësisht gjatë pandemisë COVID-19. Përtej rolit të saj në infeksionet virale, ACE2 ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut duke neutralizuar substancat që shkaktojnë ngushtimin e tyre, duke ndikuar kështu në uljen e presionit të gjakut.

Studimi zbuloi se tek individët me hipertension ose diabet të tipit 2, nivelet e ACE2 janë më të larta, veçanërisht te gratë. Sipas studiuesve, kjo rritje mund të përfaqësojë një mekanizëm mbrojtës të organizmit, si përpjekje për të balancuar efektet e këtyre sëmundjeve.

Ky zbulim mund të ndryshojë mënyrën e trajtimit të hipertensionit. Aktualisht, shumë terapi synojnë bllokimin e proteinës ACE1, ndërsa ACE2 vepron në kahun e kundërt. Ruajtja e ekuilibrit mes këtyre dy proteinave mund të jetë vendimtare për përshtatjen e trajtimit më efektiv për çdo pacient.

Sipas ekspertëve, në të ardhmen, rritja e kontrolluar e niveleve të ACE2, përmes përdorimit të barnave ekzistuese si metformina ose përmes terapive të reja, mund të çojë drejt trajtimeve më të sigurta dhe më efikase për presionin e lartë të gjakut dhe diabetin. /skyweb.al

Etiketat: gjakuproteinat
Artikulli para

Rrugë të lara me gjak dhe të paralizuara nga trafiku, bilanci i ditëve të para të 2026-s

Artikulli pas

“Ritz Paris”, hoteli ku Coco Chanel jetoi dhe krijoi legjendën e saj

Editor

Editor

Nga Kategoria

Anglia ndalon ushqimet e skuqura dhe me shumë sheqer në shkolla
Shëndet

Anglia ndalon ushqimet e skuqura dhe me shumë sheqer në shkolla

13 Prill, 2026
“Shpëtova jetën, por jo nga dhimbja”, beteja e grave pas operacionit të kancerit në gji
Shëndet

“Shpëtova jetën, por jo nga dhimbja”, beteja e grave pas operacionit të kancerit në gji

12 Prill, 2026
Ajri në të gjitha shtëpitë tona është i mbushur me mikroplastikë. Si të thithni më pak prej tij
Shëndet

Ajri në të gjitha shtëpitë tona është i mbushur me mikroplastikë. Si të thithni më pak prej tij

11 Prill, 2026
Zbulohet mekanizmi natyral në tru që lufton depresionin
Shëndet

Zbulohet mekanizmi natyral në tru që lufton depresionin

11 Prill, 2026
Fëmijët me probleme të mëlçisë, shkak kequshqyerja
Shëndet

Fëmijët me probleme të mëlçisë, shkak kequshqyerja

9 Prill, 2026
Studimi zbulon kush përfiton më shumë nga injeksionet për dobësim
Shëndet

Studimi zbulon kush përfiton më shumë nga injeksionet për dobësim

9 Prill, 2026
Artikulli pas
“Ritz Paris”, hoteli ku Coco Chanel jetoi dhe krijoi legjendën e saj

"Ritz Paris", hoteli ku Coco Chanel jetoi dhe krijoi legjendën e saj

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
Aktualitet

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh

Nga SkyWeb
1 Korrik, 2025
0

Dy vite pas inaugurimeve dhe me 13 milionë euro shtesë, rruga që qeveria e reklamon të mbaruar vazhdon të ketë...

Lexo të plotë
Europa bëhet gati për luftë, kompanitë e prodhimit të armëve “fërkojnë duart”

Europa bëhet gati për luftë, kompanitë e prodhimit të armëve “fërkojnë duart”

8 Tetor, 2025
Airbus teston në Francë kontrollorët e parë ajror AI

Airbus teston në Francë kontrollorët e parë ajror AI

1 Dhjetor, 2025
Tenderët e AKSHI-t, SPAK lëshon urdhër arreste për treshen Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj

Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi nuk është arratisur

23 Dhjetor, 2025
“Rol kyç në integrimin e vendit”, ambasadori i Holandës te Agjencia e Inteligjencës Financiare: Shqipëria, progres në luftën kundër pastrimit të parave 

“Rol kyç në integrimin e vendit”, ambasadori i Holandës te Agjencia e Inteligjencës Financiare: Shqipëria, progres në luftën kundër pastrimit të parave 

23 Shkurt, 2026

Të Fundit

CNN Travel: Shqipëria, mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

CNN Travel: Shqipëria, mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

13 Prill, 2026
Ironi me hurmat e Veliajt dhe xhihadin në Siri, Ahmed Kalaja sulm faqes Lol Albania, reagon AGSH: Censurë ndaj fjalës së lirë!

Ironi me hurmat e Veliajt dhe xhihadin në Siri, Ahmed Kalaja sulm faqes Lol Albania, reagon AGSH: Censurë ndaj fjalës së lirë!

13 Prill, 2026
Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

13 Prill, 2026
Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore

Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore

13 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr