• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 13 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

OPERACIONI/ Dy shtetas turqi nga Kamza veshën shqiptarët me “Tommy” dhe “Lacoste” false

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Janar, 2026
në Ekonomi
A A
0
OPERACIONI/ Dy shtetas turqi nga Kamza veshën shqiptarët me “Tommy” dhe “Lacoste” false
Share on FacebookShare on WhatsApp

 

Një aktivitet i mirëorganizuar i falsifikimit dhe tregtimit të veshjeve me logo të markave të njohura ndërkombëtare është goditur nga autoritetet shqiptare, pas zbulimit të një magazine ilegale në Kamëz, ku stampoheshin veshje dhe këpucë kontrabandë me marka false si Tommy Hilfiger dhe Lacoste.

Operacioni policor, i koduar “Brands 2”, u finalizua nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Si rezultat, u arrestua shtetasi turk Ozkan Sulun, 46 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur Mehmet Karçiga, 50 vjeç, po ashtu shtetas turk. Paralelisht, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për tre punonjëse të magazinës.

Sipas hetimeve, magazina shërbente si pikë grumbullimi dhe falsifikimi, ku veshjeve dhe këpucëve të futura kontrabandë u vendoseshin logo false të markave të njohura, për t’u hedhur më pas në treg si produkte origjinale.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi sasi të mëdha mallrash, përfshirë veshje dhe këpucë të falsifikuara, makineri lazeri dhe pajisje printimi për stampimin e logove, stampa të markave ndërkombëtare, një aparat celular si dhe dokumente të ndryshme që pritet të shërbejnë për thellimin e hetimeve.

Autoritetet konfirmojnë se mallrat e gjetura dyshohet se kishin shmangur detyrimet doganore dhe se aktiviteti i paligjshëm përfshinte disa vepra të rënda penale, mes tyre shkelja e të drejtave të pronësisë industriale, kontrabanda, tregtimi i mallrave kontrabandë, punësimi i paligjshëm, fshehja e të ardhurave dhe falsifikimi i stampave.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit turk të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

 

Artikulli para

Astrit Hysenaj humbi jetën gjatë përmbytjeve, familjarët përgënjështrojnë bashkinë: Ishte në krye të detyrës

Artikulli pas

Gati Tiranë-Durrës pas zgjerimit, korsitë e reja hapen këtë muaj

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pas Tropojës, amerikanët e CWP do të ngrenë tjetër park eolik në Pukë, Balluku: Bashkëpunim i shkëlqyer
Ekonomi

Pas Tropojës, amerikanët e CWP do të ngrenë tjetër park eolik në Pukë, Balluku: Bashkëpunim i shkëlqyer

12 Janar, 2026
EKSKLUZIVE / Skandali AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te DURANA Tech Park
Ekonomi

EKSKLUZIVE / Skandali AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te DURANA Tech Park

12 Janar, 2026
DURANA/  Parajsa offshore në Xhafzotaj, si e ngriti fiktivisht Elira Kokona parkun pa bërë asnjë godinë!
Ekonomi

DURANA/ Parajsa offshore në Xhafzotaj, si e ngriti fiktivisht Elira Kokona parkun pa bërë asnjë godinë!

12 Janar, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit
Ekonomi

DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

12 Janar, 2026
Nuk ndalet shtrenjtimi i cigareve, parashikohet rritje tjetër e çmimit
Ekonomi

Nuk ndalet shtrenjtimi i cigareve, parashikohet rritje tjetër e çmimit

12 Janar, 2026
Amerikanët, park eolik 600 MW në Tropojë, Balluku zbulon detajet
Ekonomi

Amerikanët, park eolik 600 MW në Tropojë, Balluku zbulon detajet

12 Janar, 2026
Artikulli pas
Gati Tiranë-Durrës pas zgjerimit, korsitë e reja hapen këtë muaj

Gati Tiranë-Durrës pas zgjerimit, korsitë e reja hapen këtë muaj

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ryan Air shtrëngon kushtet për bagazhet: Rriten shpërblimet për stafin që kap pasagjerë me çanta të mëdha
Aviacion

Ryan Air shtrëngon kushtet për bagazhet: Rriten shpërblimet për stafin që kap pasagjerë me çanta të mëdha

Nga SkyWeb
29 Gusht, 2025
0

Ryanair ka njoftuar se do të rrisë shpërblimet për stafin që kap pasagjerë duke tentuar të marrin me vete bagazhe...

Lexo të plotë
6 kompani në një adresë në Shqipëri dhe transferta në parajsat fiskale, si u kap çifti i huaj dhe manovrat për pastrim parash

6 kompani në një adresë në Shqipëri dhe transferta në parajsat fiskale, si u kap çifti i huaj dhe manovrat për pastrim parash

21 Prill, 2025
Nga shtatori kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë, sa do të kushtojë

Nga shtatori kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë, sa do të kushtojë

27 Gusht, 2025
AKSHI “shkundet” në SPAK, KPP zhbllokon tenderin e radhës 7.7 milionë euro

AKSHI “shkundet” në SPAK, KPP zhbllokon tenderin e radhës 7.7 milionë euro

8 Dhjetor, 2025
Mbi 10 milionë turistë vizituan Shqipërinë nga janari në shtator

Mbi 10 milionë turistë vizituan Shqipërinë nga janari në shtator

12 Tetor, 2025

Të Fundit

Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar

Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar

13 Janar, 2026
Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

13 Janar, 2026
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”

Presidenti Begaj dekreton “Paqen Fiskale”, kur nis zbatimi

13 Janar, 2026
Vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç u rritën në 2025, për herë të parë këtë shekull

Vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç u rritën në 2025, për herë të parë këtë shekull

13 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr