• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 23 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Nga Tirana në Forbes: Jonida Bojaxhiu, vizionarja që po udhëheq transformimin e hapësirave në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Janar, 2026
në Turizëm
A A
0
Nga Tirana në Forbes: Jonida Bojaxhiu, vizionarja që po udhëheq transformimin e hapësirave në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në një moment kur Tirana po transformohet më shpejt se çdo qytet tjetër në rajon, një emër spikat qartë në hartën e dizajnit të brendshëm:Jonida Bojaxhiu, arkitekte dhe themeluese e Arredim.al dhe Luxora.al, tashmë e vlerësuar edhe në skenën ndërkombëtare.

Së fundmi, ajo është përzgjedhur nga Forbes Global Properties si një nga gratë vizionare që po ndikojnë në zhvillimin e interior dizajnit në Shqipëri.

Po aq domethënës është edhe suksesi i një prej projekteve të saj më të spikatura, PINKO Store në stadiumin Air Albania, i cili ka marrë çmimin BIG SEE Interior Design Award, duke e vendosur studion Arredim dhe Jonidën në një nivel të ri reference.

Këto vlerësime nuk erdhën rastësisht. Ato pasqyrojnë një mënyrë të të menduarit që është ende e rrallë në tregun shqiptar: qasjen e Jonidës për të parë dizajnin si sistem, si strategji dhe si mjet për të formësuar përvojën njerëzore. Ajo nuk krijon hapësira thjesht për t’i bërë tërheqëse, por për t’i bërë funksionale, të qëndrueshme dhe emocionalisht të balancuara.

Çdo projekt përfshin një vëmendje të veçantë ndaj dritës, volumit, materialitetit, akustikës dhe elementeve që ndikojnë në mënyrën si e përjetojmë hapësirën në përditshmëri.

Kjo filozofi ka formësuar drejtpërdrejt identitetin e Arredim.al, studio që Jonida ka themeluar dhe drejton, e cila ka krijuar një stil të dallueshëm në treg: neoklasik i rafinuar dhe luksoz, i interpretuar me qetësi vizuale dhe saktësi teknike që e pozicionon punën e saj në një nivel të veçantë. Edhe pse e bazuar në Tiranë, studio ka realizuar projekte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emiratet e Bashkuara Arabe, Azinë Perëndimore dhe në disa vende të Europës, duke dëshmuar se estetika dhe metodologjia e saj flasin gjuhën e standardeve globale.

Në një realitet ku ndërtimet e reja po ndryshojnë mënyrën si konceptohet hapësira e brendshme me tavane më të larta, dritare më të mëdha dhe izolime më të mira. Jonida e nis çdo projekt nga analiza e kushteve reale të ndërtesës, dritës natyrale, materialeve të disponueshme dhe klimës akustike, përpara se të formësojë paletën estetike.

Për të, një ambient komercial, qoftë butik, qendër estetike apo hapësirë biznesi, është vazhdimësi e identitetit të brandit.

Ndërsa në apartamente dhe vila, hapësira bëhet pasqyrim i mënyrës së jetesës dhe i nevojave të banorit. Në të dyja rastet, hapësira nuk është dekor shtesë, por një aset që ndikon drejtpërdrejt në përvojën dhe mirëqenien e atyre që e përdorin. Kjo është arsyeja pse projektet e Arredim.alnjihen për maturi, ekuilibër, përdorim inteligjent të materialeve dhe elegancë afatgjatë, një filozofi që e çoi Jonida Bojaxhiuntë themelonte edhe Luxora-n, si një kompani e dedikuar për furnizimin e arkitektëve dhe interior designerëve me materiale premium të certifikuara, shërbim të strukturuar dhe garanci të plotë për çdo projekt.

Sot, Arredim.al po shndërrohet në një nga studiot më me ndikim për bizneset dhe klientët që kërkojnë seriozitet, stabilitet dhe vizion në projektet e tyre. Njohja nga Forbes dhe nga BIG SEE vetëm sa konfirmon atë që tregu tashmë e ka vënë re:

Jonida Bojaxhiu po udhëheq transformimin e mënyrës si përjetohet hapësira në Shqipëri, duke vendosur një standard të ri për interior design-in bashkëkohor. /businessmag.al

Artikulli para

“Studentët e Tiranës do strehohen në Durrës”, Rama: Lehtësohen nga qiratë larta të kryeqytetit, i ndihmon edhe treni

Artikulli pas

Zbuloni përfitimet e qëndrimit me një këmbë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit
Kryesore

Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit

23 Janar, 2026
“Mirror”: Britanikët zgjedhin Rivierën Shqiptare
Turizëm

“Mirror”: Britanikët zgjedhin Rivierën Shqiptare

22 Janar, 2026
Destinacioni i dimrit, Dardha e mbuluar nga bardhësia
Turizëm

Destinacioni i dimrit, Dardha e mbuluar nga bardhësia

20 Janar, 2026
Shqipëria rikthehet në panairin ndërkombëtar të turizmit në Madrid
Kryesore

Shqipëria rikthehet në panairin ndërkombëtar të turizmit në Madrid

20 Janar, 2026
Historia e udhëtimeve drejt Polit të Veriut, guxim, dështim dhe ëndrra të ngrira
Turizëm

Historia e udhëtimeve drejt Polit të Veriut, guxim, dështim dhe ëndrra të ngrira

20 Janar, 2026
“Express”: Shqipëria e preferuara e britanikëve për plazhet e kristalta dhe çmimet e ulëta
Turizëm

“Express”: Shqipëria e preferuara e britanikëve për plazhet e kristalta dhe çmimet e ulëta

19 Janar, 2026
Artikulli pas
Zbuloni përfitimet e qëndrimit me një këmbë

Zbuloni përfitimet e qëndrimit me një këmbë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tenderat te IdentiTek, APP propozon masa për 23 punonjës
Aktualitet

Tenderat te IdentiTek, APP propozon masa për 23 punonjës

Nga SkyWeb
30 Gusht, 2025
0

Kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve të identifikimit duket se është shndërruar në një çerdhe e mbushur me hajdutë. Agjencia...

Lexo të plotë
Ish-kreu i Policisë, Gledis Nano vjen me një libër: Procesi i rehabilitimit dhe riintegrimit të të burgosurve

Ish-kreu i Policisë, Gledis Nano vjen me një libër: Procesi i rehabilitimit dhe riintegrimit të të burgosurve

22 Maj, 2025
THRILLERI/ Renis Tërshana s’e gëzon tenderin 9.1 mln euro të dekoderave, marrë me urdhër të KPP, RTSH e anulon: S’na vërtetoi që nuk ka qenë i dënuar

THRILLERI/ Renis Tërshana s’e gëzon tenderin 9.1 mln euro të dekoderave, marrë me urdhër të KPP, RTSH e anulon: S’na vërtetoi që nuk ka qenë i dënuar

18 Gusht, 2025
Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni europian për vitin 2025

Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni europian për vitin 2025

20 Tetor, 2025
KUJDES/ Aeroporti i Tiranës NUK po shet “valixhet e patërhequra”!

KUJDES/ Aeroporti i Tiranës NUK po shet “valixhet e patërhequra”!

23 Qershor, 2025

Të Fundit

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

23 Janar, 2026
Jo vetëm paga e lartë dhe pasioni, kjo është një tjetër arsye e fortë që i mban pilotët në industrinë e aviacionit civil

Jo vetëm paga e lartë dhe pasioni, kjo është një tjetër arsye e fortë që i mban pilotët në industrinë e aviacionit civil

23 Janar, 2026
Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”

Juristi i njohur: SPAK dështoi në argumentimin Kushtetues për Ballukun

23 Janar, 2026
Njoftimi i rëndësishëm për maturantët: Kur nis aplikimi i formularit A1 dhe A1Z

Njoftimi i rëndësishëm për maturantët: Kur nis aplikimi i formularit A1 dhe A1Z

23 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr