• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Emigrantët shqiptarë dërgojnë rreth 1.4 miliard euro në vit te famijet e tyre, shtetet që mbajnë rekordin

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në vitin 2024, emigrantët shqiptarë dërguan në Shqipëri rreth 1.4 miliardë euro, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Këto transferta përfshijnë kryesisht paratë që emigrantët u dërgojnë familjeve të tyre, zakonisht pa kundërshpërblim.

Shifra e publikuar nga Eurostat rezulton më e lartë se ajo e Bankës së Shqipërisë, e cila vlerëson se remitancat gjatë vitit 2024 ishin rreth 1 miliard euro, raporton Monitor.

Të dhënat tregojnë gjithashtu shpërndarjen e transfertave sipas shteteve, duke reflektuar ndryshime të dukshme në gjeografinë e emigracionit shqiptar.

Tradicionalisht, Italia dhe Greqia kanë qenë burimet kryesore të remitancave, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që u larguan në fillim të viteve ’90 dhe që vijuan emigrimin për shkak të afërsisë gjeografike. Por statistikat e vitit 2024 tregojnë se kjo hartë ka nisur të ndryshojë, me rënie relative të Greqisë dhe forcim të destinacioneve të reja si Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.

Italia mbetet ende në krye, me 370 milionë euro të dërguara gjatë vitit 2024, ose 25.7 për qind të totalit të transfertave personale.

Në vend të dytë renditet Mbretëria e Bashkuar, nga e cila emigrantët shqiptarë kanë dërguar 243 milionë euro. Ky shtet ka pritur një numër të lartë shqiptarësh vitet e fundit, duke u kthyer edhe në një shqetësim për autoritetet britanike për shkak të fluksit të emigracionit të paligjshëm. Një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve raportohet se punojnë në aktivitete informale, çka ka sjellë të ardhura të shpejta dhe relativisht të larta, të reflektuara edhe në rritjen e transfertave drejt Shqipërisë.

Në vend të tretë renditet Gjermania, me 231 milionë euro të dërguara gjatë vitit 2024. Ky vend është kthyer vitet e fundit në një destinacion të preferuar për profesionistë si mjekë, infermierë dhe specialistë të teknologjisë së informacionit, të cilët përfitojnë paga më të larta dhe kanë mundësi të mbështesin financiarisht familjet e tyre në Shqipëri.

Greqia renditet vetëm e katërta, me 202 milionë euro, pavarësisht numrit të lartë të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë atje. Një nga arsyet lidhet me transferimin e parave cash, për shkak të lidhjes tokësore mes dy vendeve, që shpesh nuk reflektohet plotësisht në statistika.

Në vend të pestë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 159 milionë euro të dërguara gjatë vitit 2024. SHBA mbetet një nga destinacionet më të dëshiruara për emigracion, kryesisht përmes lotarisë amerikane dhe formave të tjera të migrimit.

Franca, ndonëse kryeson për kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë, nuk rezulton të ketë të ardhura të larta për emigrantët, pasi transfertat në vitin 2024 ishin vetëm 38 milionë euro.

Pas saj renditet Irlanda, ku shqiptarët kanë dërguar rreth 24 milionë euro. Më tej vijnë Kanadaja me afro 20 milionë euro, Zvicra me 19.3 milionë euro, Belgjika me 15.1 milionë euro dhe Austria me 11 milionë euro.

Nga shtetet e tjera, transfertat personale janë më të ulëta se 10 milionë euro. Sipas Eurostat, shqiptarët kanë arritur të dërgojnë para edhe nga qendra financiare offshore, por shumat mbeten minimale, rreth 1.4 milionë euro në vit.

Në total, Eurostat raporton se gjatë vitit 2024 në Shqipëri kanë hyrë rreth 2.1 miliardë euro nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve. Rreth 68 për qind e kësaj shume përbëhet nga dërgesat e emigrantëve, ndërsa pjesa tjetër, rreth 32 për qind ose 663 milionë euro, lidhet me kompensimin e punonjësve që punojnë përkohësisht jashtë vendit.

Etiketat: euroshqiptaret
Artikulli para

Polonia as qe ka ndërmend të përdorë Euron

Artikulli pas

Zhvlerësimi i Euros nuk bën punë, KE thotë se Shqipëria renditet e dyta në listë për Borxhin Publik në rajon

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta
OP-ED

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve
Ekonomi

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!
Ekonomi

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

15 Tetor, 2026
Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!
OP-ED

Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!

15 Tetor, 2026
Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!
Aktualitet

Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Zhvlerësimi i Euros nuk bën punë, KE thotë se Shqipëria renditet e dyta në listë për Borxhin Publik në rajon

Të Përzgjedhura

MSN Travel: Riviera shqiptare një alternativë preferenciale turistike
Turizëm

Stato Quotidiano: Riviera Shqiptare, një udhëtim ndryshe mes natyrës, historisë dhe qetësisë

Nga Editor
1 Gusht, 2026
0

Riviera Shqiptare nuk është vetëm një destinacion i verës së zhurmshme dhe plazheve të mbushura. Jashtë sezonit turistik, bregdeti i...

Lexo të plotë
Edhe Franca po shqyrton ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Edhe Franca po shqyrton ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç

31 Dhjetor, 2025
Testohet te njerëzit vaksina e parë e krijuar nga inteligjenca artificiale

Testohet te njerëzit vaksina e parë e krijuar nga inteligjenca artificiale

6 Qershor, 2026
Kush janë gjigandët e Katarit që do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit?

Kush janë gjigandët e Katarit që do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit?

1 Tetor, 2025
Viruset fluturojnë bashkë me ju: Metoda e re që po përdorin shkencëtarët për të zbuluar pandemitë

Viruset fluturojnë bashkë me ju: Metoda e re që po përdorin shkencëtarët për të zbuluar pandemitë

5 Gusht, 2026

Të Fundit

Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

Kriza nuk zgjidhet me ultimatume, por as me kokëfortësi

15 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Protestat, Presidentit Begaj bën thirrje për qetësi dhe dialog: Të mos cenohet rendi kushtetues dhe stabiliteti i vendit

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr