• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ekonomia e vetmisë, epidemia që po prodhon miliarda

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Ekonomia e vetmisë, epidemia që po prodhon miliarda
Share on FacebookShare on WhatsApp
Në kohën kur njerëzit flasin çdo ditë me qindra persona në rrjete sociale, paradoksi është se po ndihen më të vetmuar se kurrë. Vetmia nuk po konsiderohet më vetëm problem emocional apo social, por një fenomen global me pasoja ekonomike, shëndetësore dhe madje edhe tregtare. Nga aplikacionet e njohjeve, te chatbot-et me inteligjencë artificiale që simulojnë marrëdhënie romantike, industria e “shoqërisë virtuale” po kthehet në një nga tregjet më fitimprurëse të dekadës.

Në vitin 2023, kirurgu i përgjithshëm amerikan, Vivek Murthy, paralajmëroi zyrtarisht për “epideminë e vetmisë”, duke deklaruar se një në dy amerikanë ndihen të vetmuar.

Sipas një studimi të vitit 2024 nga Cigna Group, mbi 57% e amerikanëve raportojnë ndjesi vetmie, ndërsa më të prekur rezultojnë pikërisht brezat që jetojnë më shumë online, Gen Z dhe Millennials.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se vetmia ka efekte të ngjashme me obezitetin apo duhanpirjen.

Ajo rrit rrezikun për depresion, probleme të zemrës, demencë dhe vdekje të parakohshme. Sipas të dhënave të përfshira në analizë, pothuajse gjysma e personave që përjetojnë vetmi kronike kanë raportuar edhe mendime vetëvrasëse.

Por ndërsa vetmia po përhapet, dikush po fiton miliarda prej saj. Industria e chatbot-eve emocionalë dhe partnerëve virtualë po rritet me ritme të shpejta. Platforma si Character.AI dhe Replika po tërheqin miliona përdorues që kërkojnë thjesht dikë me të cilin të flasin.

Character.AI merr rreth 194 milionë vizita në muaj, ndërsa Replika ka mbi 35 milionë përdorues. Në shumë raste, njerëzit krijojnë lidhje emocionale apo romantike me inteligjencën artificiale.

Rreth 60% e përdoruesve me pagesë të Replika deklarojnë se janë në një marrëdhënie romantike me partnerin e tyre virtual.

Në SHBA janë shfaqur edhe kompani që japin “miq me qira”. Rent-A-Friend funksionon me abonim mujor dhe ofron njerëz që paguhen vetëm për të shoqëruar apo biseduar me klientët.

Ndërkohë aplikacione si Timeleft organizojnë darka mes të panjohurve për të krijuar lidhje reale sociale.

Ekspertët paralajmërojnë se teknologjia mund të zbusë izolimin, por nuk mund të zëvendësojë kontaktin njerëzor.

Dhe ndërsa bota po bëhet gjithnjë e më digjitale, vetmia po kthehet gradualisht në një nga krizat më të mëdha sociale të kohës moderne. /skyweb.al

Etiketat: epidemiavetmia
Artikulli para

Forbes publikon renditjen, këto janë linjat ajrore më të mira në botë për vitin 2026

Artikulli pas

Hamburger, salsiçe dhe eskalop, BE ndalon përdorimin e këtyre termave te produktet me bazë bimore

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive
Aktualitet

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin
Aktualitet

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat
Ekonomi

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet
Ekonomi

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut
Ekonomi

Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut

9 Nëntor, 2026
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare
Ekonomi

Përshpejtohet rritja e çmimeve në Shqipëri, përmbyset tendenca sezonale: Tetori më i shtrenjtë se shtatori, frikë për nëntorin dhe dhjetorin

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Hamburger, salsiçe dhe eskalop, BE ndalon përdorimin e këtyre termave te produktet me bazë bimore

Hamburger, salsiçe dhe eskalop, BE ndalon përdorimin e këtyre termave te produktet me bazë bimore

Të Përzgjedhura

Nuk gjenin punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500 euro, sa në Greqi
Ekonomi

Nuk gjenin punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500 euro, sa në Greqi

Nga Editor
23 Mars, 2026
0

Për shkak të mosfunksionimit të skemës për punonjës të huaj, pasi shumë prej tyre e përdorin Shqipërinë si vend tranzit...

Lexo të plotë
Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

19 Shtator, 2026
Studimi: Dieta mesdhetare mund të përmirësojë fertilitetin

Studimi: Dieta mesdhetare mund të përmirësojë fertilitetin

4 Maj, 2026
Pse prindërit modernë ndihen më të privuar nga gjumi sesa të dikurshmit?

Pse prindërit modernë ndihen më të privuar nga gjumi sesa të dikurshmit?

11 Maj, 2026
Pse nuk duhet t’i lani pulën, mishin dhe vezët para gatimit?

Pse nuk duhet t’i lani pulën, mishin dhe vezët para gatimit?

30 Tetor, 2026

Të Fundit

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr